Vala e emigracionit të personelit shëndetësor, që ka prekur prej vitesh Shqipërinë, rrezikon të përforcohet edhe më tej, për shkak se spitalet gjermane kanë rritur stimujt për tërheqjen e mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria.
Para disa ditësh, një nga spitalet më të mëdhenj në Gjermani solli përfaqësuesit e saj në QSUT, të cilët i bënë një ofertë joshëse personelit të infermierisë, e paaplikuar më parë. Infermierët e përzgjedhur që ishin rreth 20, në një ditë të vetme, do të lënë punën gjatë mësimit të gjuhës gjermane në nivelin B1 në Shqipëri, kundrejt një pagese mujore 400 euro.
Pagesa do të jepet si kompensimin për pagën që punonjësit marrin në QSUT në mënyrë që ata të përfundojnë sa më shpejt mësimin e gjuhës. Më parë, ky stimul nuk mundësohej pasi mësimi i gjuhës vijonte teksa ata ishin në punë. Gjithashtu në kontratën përkatëse, punonjësit gjatë vitit të parë të mësimit në Gjermani do të paguhen me 1500 euro, teksa do t’iu kompensohet një pjesë e qirasë. Pasi të jenë standardizuar njohuritë, pagat do të kalojnë 2000 eurot.
Për shkak të kësaj situate, një nga pavijonet më të rëndësishme të pediatrisë ka mungesë personeli me 30%. Nga 23 infermierë që janë në organikë, gati 6 vende janë të lira, kryesisht për shkak të largimeve drejt Gjermanisë.
Burimet nga QSUT pohojnë se, stafet mjekësore shqiptare, sidomos infermierët shqiptarë, kanë rezultuar me aftësi të larta në Gjermani. Kjo për shkak se, infermierët shqiptarë në QSUT përpunojnë të sëmurë më shumë se normat europiane. Shqipëria radhitet ndër vendet me numrin më të ulët të stafit mjekësor në raport me popullsinë.
Kjo situatë e ka bërë personelin shëndetësor shqiptar me përvojë, duke ushtruar shumë funksione për disa lloje sëmundjesh. Bie fjala nuk ka asnjë infermier në QSUT që nuk bën injeksione dhe nuk vë vigona, ndërsa në spitalet europine përgjegjësitë janë shumë të reduktuara, për shkak se, një infermier shërben për shumë pak pacientë.
Nga viti 2013 deri në vitin 2018 janë larguar nga vendi 875 mjekë. Vetëm gjatë vitit 2018 janë larguar nga vendi kryesisht drejt Gjermanisë rreth 2 mijë infermierë. Sipas të dhënave nga numri i certifikatave të kërkuara pranë Urdhrit të Mjekut, në vitin 2018 janë larguar 164 mjekë dhe janë diplomuar mbi 250 nga Fakulteti i Mjekësisë. Nga të dhënat shihet se janë larguar tre gjenerata mjekësh. Largimet u bënë më të dukshme pas vitit 2014, ku ikjet e mjekëve specialistë ishin më shumë se 150 në vit mesatarisht.(Monitor)
Gjermania eshte e arthmja, po veshtersite jan te panumerta kur shikojn goca shqiptare qe nuk i kalojne 25 vjece dhe pesha trupore 50 kile qe duhet te ngrene ne azilet pleqet peshe mbi 100 kile se jan te paralizuare nuk levizin. Gjermania nuk te jep asgje ne dore po duhet ta fitoshe, dy vjetet e para jan nje tmerre po me pase del djelli, dhe munde te zgjedhesh punen munde te flasesh per rrogen dhe te paguhesh si gjermanet. Kushe duron dy vjete ja hethe.
Qeveria shqiptare duhet te merret vesh me ate gjermane per te sjelle edhe paciente ne shqiperi per te kompensuar. Gjermania mund te ofroje vende pune edhe ne shqiperi per te permbushur nevojat e sistemit te saj dhe te mos kete anemi krahu pune. Iniciativa te tilla rrisin edhe cilisine e qendrave shqiptare
Pune e madhe ikin infermieret ikim edhe ne. Ramuti po na i krijon te gjitha kushtet per ikje. Ne ikim ne Gjermani, ketu vijne sirianet dhe e shpallin mbret Ramutin. Perlrahesit e Ramutit qe do mbeten ketu do to martojne femijet e tyre me sirianet bukurosha dhe do jene gjysher te lumtur te niperve ngjyre çokollate