Ndryshime në aeroportin “Nënë Tereza”: Një Duty-Free si në aeroportet më të mëdha të botës!

23 Gusht 2019, 14:00Sociale TEMA

Pasagjerët e aeroportit “Nënë Tereza” shumë shpejt do të kenë një arsye të  fortë  për të  mos e ndjerë pritjen e fluturimit në  zonën tranzit, falë shërbimeve të  reja në  standartin e aeroporteve më  të  mira ndërkombëtare.

Duke nisur nga muaji Nëntor 2019 e gjithë hapësira e “Duty Free” do të kalojë në menaxhimin e kompanisë amerikane, International Cruise Duty Free ( ICDF), e cila ka lidhur kontratë me TIA aeroport për 5 vitet e ardhshme.

Eksperienca prej disa dekadash në industrinë “Duty Free” dhe lidhja e drejpërdrejtë e ICDF-së me shumë prej markave më të njohura në botë, do të garantojë jo vetëm një shumëllojshmëri më të madhe produktesh, por edhe një cilësi më të lartë në shërbime, të njëjtë me standartet e zbatuara në aeroportet më të mëdha në botë.

E themeluar në  Miami, Florida dhe me shërbime në SHBA, Amerikën Latine dhe Karaibe, ICDF ka siguruar kontratë ekskluziviteti me aeroportin e TIA-s për shitjen   e brand-eve më të njohura ndërkombëtare të parfumeve, duhanit dhe pijeve alkolike në zonën tranzit të këtij aeroporti.

Si një kompani që ka dëshmuar një sukses global, prania e saj në të vetmin aeroport shqiptar dhe vizioni i ri i ICDF-së në menaxhim, do të ketë një ndikim pozitiv në përshtypjen e fundit për vendin tonë të qindra-mijëra turistëve që vizitojnë çdo vit Shqipërinë.

6 komente në “Ndryshime në aeroportin “Nënë Tereza”: Një Duty-Free si në aeroportet më të mëdha të botës!”

  1. Alban says:

    Pse e shiti gruja e Gjin Gjonit Duty Free Shopin qe kishte ne aeroport? Si duket po behen gati te iken e mos te kthehen.

  2. Udhetari says:

    Beni dy ura nga ato te levizshmet ne pisten e aeroportit qe lidhen me sallen e daljes , njera majtas, tjetra djathtas.
    Ne shume raste nuk eshte aspak e nevojshme qe njerezit te hypin neper autobuze.
    N.q se ka dy ura te tilla , eliminohet kaosi kryesor, pra futesh dhe zbret direkt nga avioni ne salle.
    Nuk e di kush e kontrollon koncesionarin, por aeroporti eshte shume i piset, ndricimi siper eshte gjysmak, llampat e djegura nuk i nderrojne, letrat higjenike mungojne , policia duhet te jete me prezente ashtu si ne cdo aeroport te botes. Edhe ai lokali para aeroportit me tavolina jashte, eshte i tepert, nuk ka kuptim…

    1. Toni says:

      Urat vihen ne aeroporte qe kane me shume se nje kat. Per moment in vetem ta lidhesh me catine e aeroportit ?

  3. Ben says:

    Çfare miresie per ne?Po zgjerohet duty free shop.?Hajde sa mire,hajde .

  4. Jimmy says:

    Aty ska ven me nejt ne kom ,keta do “zgjerokan deuty free” q bilbil nenen.

  5. Doda says:

    Ne kemi nevoj per bileta te lira si kudo , jo per dytygopin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje