VIDEO: Sherr për guroret e Tomorrit, debate të ashpra në takimin për fatin e guroreve

23 Gusht 2019, 19:37Sociale TEMA

Ka degjeneruar në sherr dhe debate të ashpra dëgjesa publike mes pronarëve të firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ në malin e Tomorrit dhe përfaqësuesve të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe Ministrisë së Mjedisit.

Vendi i zgjedhur për takimin, fshati Kapinovë si dhe pjesëmarrja e punonjësve të Bashkisë së Poliçanit u bë shkak që dëgjesa të kthehej  për pak në një përplasje fizike, ndërsa nuk munguan akuzat e ndërsjellta mes të pranishmëve.

Pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila rrëzoi qeverinë për shpalljen e malit të Tomorrit, Park Kombëtar, si palë fituese pronarët e vlerësuan si të pakuptimtë dëgjesën duke kërkuar rifillimin e mënjehershëm të punës në  zonën e Novajt. Por, për drejtorin e Agjencisë për Zonat e Mbrojtura  Zamir Dedei vendimi i gjykatës po shqyrtohet nga specialistët  dhe për sa kohë institucioni që ai drejton ka kërkuar rishikim të vendimit puna nuk do të fillojë.

Kreu i Agjencisë për Zonat e Mbrojtura  hodhi poshtë pretendimet e palëve se qeveria po mbron një palë të tretë në këtë proces.

1 komente në “VIDEO: Sherr për guroret e Tomorrit, debate të ashpra në takimin për fatin e guroreve”

  1. ushtari nga Skrapari says:

    Po lerini njerzit te punojne se nuk mbaron mali i Tomorit nga guret. Eshte e vetmja pasuri ose fatkeqesi qe e kemi me bollek. Hidhini syte nga nafta e kromi ku shteti i ka dhene gjithe liçensat dhe Shqiptaret perfitojne leshte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje