Faturat e ministres dhe fatura që merr shtypi nga spekulimi

24 Gusht 2019, 20:30Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, është gjendur përballë një sulmi në dukje të faktuar, lidhur me udhëtimet e saj të shtrenjta dhe faturat e hoteleve, që në fakt ngjall mjaft interes për publikun. Respekti ndaj parave publike dhe transparenca, janë një standart etik që nuk duhet anashkaluar.

Një reporter i ri, i angazhuar në një projekt investigative, ka kërkuar faturat nga Ministria e Drejtësisë dhe ata ja kanë ofruar. Kjo është shenjë e fortë transparence.

Pas kësaj, reporteri i ka lexuar faturat si shpenzime personale të ministres Gjonaj dhe i ka publikuar.

Burime zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë i pohuan gazetatës TemA, se i kanë ofruar portalit në fjalë faturat dhe konfirmojnë orgjinalitetin e tyre, por kanë theksuar se askush nuk ka bërë pyetje rreth kompleksitetit të faturës, numrit të personave që kanë udhëtuar, ditët që kanë fjetur, natyrën e udhëtimit, ndonjëherë të minutës së fundit dhe çmimet e asaj periudhe. Pra nuk ka pasur pyetje shpjeguese për faturat dhe në dukje ato ngjajnë si një zbulim.

Ministria është duke verifikuar çdo zë shpenzimi dhe me siguri që do të ketë ndonjë komunikim më profesional, të cilin e ka detyrim për publikun.

Reporteri i ri natyrisht nuk e ka çuar deri në fund punën e tij, por pjesa tjetër e shtypit që e ka keqpëdorur atë, e ka banalizuar fare, jo vetëm duke mos u thelluar, por duke fantazuar.

Vëmendja ndaj udhëtimeve të zyrtarëve të shtetit dhe politikanëve të lartë, qofshin në pushtet apo opozitë, është detyrim publik dhe duhet të jetë transparent.

Shtypi shqiptar në fakt këtë nuk e ka bërë kurrë. Ka mjaftuar ndojë foto avioni apo gallatë nga ato të Sali Berishës tek “qytetari digital”, por kurrë nuk ka pasur ndonjë seriozitet në këtë pikë.

Biles Kosova është shumë më përpara në këtë pikë. Një hetim i Enver Robellit për hotelin në St Moritz në vendin më të shtrenjt të botës, ku Ramush Haradinaj kishte harxhuar mijëra euro privatisht, tronditi gjatë politikën në Kosovë. Po ashtu një shëtitje me jahtin e Devollëve të Shpend Ahmetit në Mal të Zi.

Rasti në fjalë nuk vlen shumë për të hetuar Etildën, por për të parë, se si edhe një rast kur një reporter i ri kishte bërë gjysmën e punës, pjesa tjetër dembele e shtypit e bëri barcaletë, duke mos u thelluar dhe duke e banalizuar problemin tek ana vanitoze e udhëtimeve të punës.

Dhe kjo nuk vlen vetëm për ministrant, por gjithë politikanët. Merrni udhëtimet e Lulzim Bashës në TIMS, që është minimalisht një herë në javë jashtë Shqipërisë, kryesisht në Holandë, dhe në shumicë të herës në biznes klas, dhe gjeni burimin financiar të gjithë këtij buxheti udhëtimesh, i cili i kalon 5 mijë dollarë në muaj.

Është njësoj e pamoralshme dhe nëse ja paguan PD, dhe nëse i paguan vetë, pasi në rastin e parë, shpërdoron për qëllime personale paratë e PD, e në të dytin fsheh burimet publike financiare të vetat.

Ndaj është mirë që shtypi të merret me shpenzimet publike të politikanëve, udhëtimet e tyre, udhëtimet e ministrave për punë apo privatisht, që kjo të kthehet në një kulturë komunikimi për ta.

Por në këtë rast, në vend të thellohej një gjysmë hetim i një reporteri, u thellua spekulimi. Dhe tani në vend të faturave të Etildës, na bie të diskutojmë më shumë për faturën që merr shtypi në raste të tilla nga mos zbardhja e plot e ngjarjes.

Dhe është si ajo përralla që kur thua“ujku, ujku”  gjithmonë, dhe kur bie ujku, nuk beson njeri.

38 komente në “Faturat e ministres dhe fatura që merr shtypi nga spekulimi”

  1. Xumja says:

    Mire, ore nire, Kazani mediatik dihet, po ti Mero perse flet per kompleksitetin e fatures.Ben te njejten gje te kazanit por ne kah te kundert. I bie te jesh kazan i permysur

    1. Raimond vlonjati says:

      Edhe Ministres qelbesire , qe ne nje vizite pune fle ne hotel me 5 yje , sikur esht Donald Tramp ,
      i doli ne mbrojtje ky armiku i Opozites shqiptare

      Hajde gazetar i “pavarur” hajde

      1. ben says:

        Mero
        je brilant.
        shqiptaret duhet te shqetesohen se si i prish Lul basha leket e veta dhe te PD ,dhe mos ta ruajne kur rilindja ben rush e kumbulla leket e tyre.
        gjigant.
        neser bej 1 shkrim tjeter qe e ka fajin pd dhe sali berisha per raketat qe hedh koreja e veriut. e sigurt qe rilindasit do te besojne. jane ky lloj kafshe qe cfaredo qe ju hedh e hane.

      2. shqiptari i ilirise says:

        O Raimonda o pallë kari,
        Mero nuk i ka dalë në mbrojtje ministres,por kërkon profesionalizëm në shtyp.Që do të thotë se kur një lajm bëhet publik nga pozitat investiguese,duhet që investigimi të bëhet i plotë që mos këtë spekullime as për mirë e as për keq.
        Kupton o pallë?

    2. Feniks says:

      Mero,dikur te merrja shembull,por sot je bere sherbetor i denje i Rames ,qe nuk le rast pa i dale ne mbrojtje!
      Ja sot.ku i ke faktet kundershtuese,qe te hedhesh poshte koleget e DITA-s?
      Cfare vlere ka ky shkrim,qe bie ere me shume se sa ai qe ti akuzon?
      Historikish mendjet e medha te botes gjithmone kane qene ne opozite te perhereshme me qeverite,mbreterote,diktatoret,ndersa ne Shqiperi ndodh e kunderta!
      Dhe ti Mero je me tipiku per cfare po them!
      Media duht te jete ne krah te shumices se popullit,por te gjithe gazetat kane heshtur te gjykojne se pse iu desh Rames te krijonte fantazmen e “bashkeqeverisjes me qytetaret”,qe eshte kanceri i zhdukjes se shtetit ligjor,rrenimit te administrates dhe nxitjes e mbrojtjes se korrupsionit!
      Pse sot nuk ka sindikata ne veprim?
      Pse shteti sot nuk ka nje strategji te miratuar te investimeve,por ato behen sic i intereson kryeministrit dhe kryebashkiakut Veliaj?
      Pse duheshin hedhur miliarda ne qender te Tiranes dhe lagjet e saj apo me keq ish komunat,tani pjese e Bashkise jane njelloj si sektoret e fermave komuniste?
      Pse hidhen miliarda ne vendet ku bien me shume ne sy,por asgje ne thellesi?
      Pse heshti i gjithe shtypi kur BB raportoi qe ketu 50% e bizneseve jane informale dhe 37% e te punesuarve punojne ne te zeze,gje qe verteton shkaterrimin e shtetit ligjor,rrenimin e administrates dhe nje korrupsion qe drejtohet nga kryeministri Rama?
      Keto jane fakte Mero dhe vetem nje medie e shitur mund te heshte!
      Sot eshte TURP te pretendosh se jeni PUSHTET I KATERT,se vetem pushtet nuk jeni!
      Beni nje vizite ne Yzberisht (KMY),qe te shikoni vete “mrekulline” kriminale te sundimit te Rames dhe Veliajt,qe nuk ka bere asgje per mijrea femije,as cerdhe,as kopshte,as,kende lojrash,as biblioteka,as kende sportive,as lulishte etj,kur u ka marre ketyre banoreve miliona leke ne muaj per kete pune me taksat vendore!

  2. Enkel Joti says:

    O M M, nuk besoj se Etilda ka fjet me ndonje punonjes tjeter ne dhome. Mendoj se ti si nga fshati qe ne mund ta besh lehte kete gje por Etilda jo.

  3. Sheila says:

    Mos u merrni me faturat e Ministres qe paguhen nga leket tona, por me ato te lul bashes qe ja paguan PD…
    dmth Mero dole hapur qe dhe mutin do ta lesh me shurre vetem per arsye qe ti i di ??‍♂️

    1. Shkullaku Uturaku says:

      Per ato te Lulkes duhet te shqetesohemi se te kesaj pjeshkes Etilda ja pagujme ne populli. O Mero cfare muti te ka lare Etilda qe po e mbron?

    2. xx says:

      te thone qe nuk jep spjegime se sa net fjeti plus shpenzimeve te tjera .Ta zeme,700 euro disa dite ne nje hotel dhe ushqimi brenda.

  4. E kam thene edhe diku tjeter se ne kete hale rrumpall dhjerokraci alla berishiane 30 vjecare eshte e veshtire te dallosh te verteten nga e verteta…
    Edhe per theniet e x personi nje gazete apo tv mer dhe boton ate qe i intereson sipas politikes se vete…
    Edhe ti permend shtypin,por nuk thua se kush leter higjenike(shprehje kriminelit sali) e tha dhe e komentoi sipas interesit te sponsorit qe paguan politiken e gazetes.
    Ne mengjez letra higjenike dita kete e kishte ne balline si zbulimin me te madh(dhe arta e co ferkonin duart se zbuluan ameriken) dhe me vone e zhduken!!!!!!!
    Ne kete vend cdo budalla i nje partie hedh nje gur ne lume dhe te gjithe budallenjte e tjere bejne ham ham sa nga njeri krah tek tjetri me shpresen se do iki ky dhe do vij ai qe te haj apo te lepijne ndonje kicke militantet.
    Ja arritem kesaj dite qe te bejme ham ham se na mungonte per 50 vjet,por akoma nuk jemi te lumtur.
    Keq ne soc,keq kap.

  5. qytetar i ndershem says:

    je bere bajat fare! porta voce e qeverise. po ca pret ministria ti sqaroje apo sa te beje llogarite se mos indalin me
    keq! nese kane qene grup perse fatira eshte ne emer te ministres! perse nuk
    permbannnr e neteve dhe personave? edhe keshtu qofte eshte nje fature e plotesuar ne injorance nga ana fiskale, KLSH shkeoje do tabkapi gjithsesi! Apo thuaj me mire injorant se hajdut!!! uu cu kenaqem?

    1. prape une says:

      ja e nxori sot fiks sic the ti dje kane qene shpenzime per gjithe grupin! Cudi sikur keni folur bashke ? uuu vdkeshit te gjithe! thote edhe we ka qene vet indyte po
      pra megjithe burrin e saj ka qene kurva

  6. Ina says:

    Une i kam pare faturat diku ne nje portal, dhe ne lidhje me ato qe jane per sherbim hotelerie dhe njekohesisht ne emer personal te ministres, kam shume po shume dyshime ti pranoj si te verteta, pasi asnje institucion buxhetor nuk pranon fatura ne emer personal, por vetem ne emer te institucionit. Njekohesisht edhe thesari nuk i paguan. Ndersa faturat e udhetimit nga ana formale jane te sakta, kane emer te institucionit dhe NIPT. Edhe per keto, a jane te verteta apo jo dhe a justifikohet shpenzimi, le ta sqaroje ministria. Publiku duhet te kerkoje transparence por gazetaria e vertete behet me fakte te sakta, qe te mos degjojme justifikimet e KM : kazani, kazani…

  7. jani says:

    Po pra keto jane cmime te minutes se fundit pasi kjo loloja per te miren e vendit udhetonte dhe jashte parashikimeve . O mero te lexon shqiperia, jo fshati i lindjes, nuk justifikohet lluksi i kesaj kurves as me ato palo fatura qe ajo nxjerr. Sa per transparencen shihni se ka dhe fatura te tjera ku nuk merret vesh kush ka udhetuar dhe ku. Apo cmime hotelesh te cuditshme. Nga debile ne ministre vetem ne Shqiperi ndodh, po nuk ke cben derisa ky popull dele te zgjohet e tu q.jè mèmèn nje dite.

  8. Orli says:

    Gazeta Dita eshte bere si gazeta 55 qe kure ja hoqen nga detyra kunatin thanes!

  9. Bledi says:

    Lexova diku që një natë hoteli e Etildes ishte sa 1.5 vjet asistencë për familjet në nevojë. Komplekse duket vërtet…

  10. Saliu says:

    Mero, mos i mbro me keta te Rrrrrrilindjes se i ka marre anija uje! Shaji keta delenxhinjte e PD se hak e kane por keta te tjeret mos i mbro. Jo muti po kaka, i thone kesaj. Hajt tung!

  11. BRSS says:

    JAN KETA MOTERQIRAT E PD ME PETKUN E GAZETARIT QE PERBALTIN ÇDO NJERI NE KETE VEND ,MOTRAT NE PIDH KETYRE DHE LUL BASHES GRUQIRT

  12. pak arësye says:

    Mero, problemin e ke kapur si gjithnje, por gazetes Dita nuk i duhet asnje spjegim vetem te vjelle vrere kunder qeverise dhe Edi Rames se i pushuan Thanos te vellain. KJo eshte media jone profesionale dhe pushteti i katert ne demokraci dhe pastaj thone se pse i rrahen filan gazetar , pse e shtyten, pse e ofenduan ect ect; perse na duhen, per te disinformuar publikun per interesat e veta personale dhe per te sepkulluar si pushtet i katert ne demokraci?. Ti rrahen dhe tu thyejne brinjet kur genjejne. Tani, Mero se mos ke ndonje gje ti qe fola drejte per Thanon dhe nuk te pelqeu, fundja mos e nxirr komentin tim se ai ka filluar dhe po e bllokon lirine e mendimit. Ishte gazeta me e lexuar dhe me e ekuilibruar, eshte kthyer ne genjeshtare dhe intrigante. Tjeter sens ka Tema per ate detyre qe ka, e kryen.

  13. eltoni says:

    Pupupu…sa poshte ke rene o Pena e arte e Shqiperise…Ke filluar dhe i del ne krahe edhe nivelit te ulet te hajduteve kire atyre te nivelit te larte…Hajde gazetari hajde…suksese ne jete i thone ketij muabeti…haha..klm

  14. Sokrati says:

    Etilda i ka hipur mire gomarit,se mos po prish parate e saja.

  15. Fred says:

    Ne raste misionesh apo vizitash pune, faturat per t’u paguar nxirren per grup e jo per çdo anetar te grupit. Kaq e thjeshte eshte.

  16. £700 NJE NATE ,SHUME SHUME FARE SHUME says:

    Deri para ca kohe ,kjo ministrja nuk kishte lek as per breke,tani Kur EDI Rama e beri minister £700 euro nata ne hotel hajde shtet PORDH ,RRUMPALL HAJDE,disa thone se me kete pakete udhetimesh ETILDA JA BEN EDHE NJE GOJERE EDI RAMES? Nuk e di ???

  17. Vlora1912 says:

    Bravo Mero….Bravo.

    Ky reporteri i Ri ka ber gjysmen e punes….
    Dhe pastaj na vjen ti, si gazetar i Vjeter, dhe na ben gjysmen e mbetur te Lajmit!
    ……..

    Pooor kjo nuk quhet Gazetari o Mero….kjo quhet Poshtersi.
    …..
    Ministresha dhe ministria kan zyra te informacionit publik, gjith ate staf fiktiv.
    Jan ata, stafi, apo vet Ministresha, qe ben gjysmen tjeter te lajmit.
    Keshtu funksionon bota mediatike…..Gazetari zbulon nje fakt, i kapuri mat jep shpnegime.
    …….
    Ne rastin ton..
    Gazetari i ri gjen nje fakt…..gazetari i Vjeter Mero jep gjysem shpjegimet…
    Ndaj kjo e jona nuk quhet gazetari apo media…..por quhet Gjiriz i Ndyre Dizinformues.
    …..
    Nuk besoj se Mero ka filluar pune tek Ministria e Drejtesise qe merr ne mbrojte ministren dhe, turpshem, sulmon gazetarin.

  18. Doni me per Belulin.. says:

    Ai gazetari i ri paska publikuar gjysmen e te vertetes.
    Meroja, si profesionist i vjeter nuk na thote asgje per faturat..

  19. Landi says:

    Fatura e hotelit te Ministres ishte po aq komplekse sa ajo e shkolles se tyt biri. Kompleksiteti qendron te fakti qe i paguajme ne te dyja e ju nuk mjaftoheni dot me aq, duhet edhe te na beni per budallenj. Vetem keshtu ngopeni.
    Jepini por kujdes, kupa po derdhet…

  20. tani says:

    honcoponcove te letres higjenike dita dhe te mender me thene medias shqiptare u vret syrin qimja e etildes ndersa traret 30 vjecare te kancerit te politikes shqiptare nuk i bezdisen aspak dhe vazhdojne te mos i bezdisin.Qyqaret kane shpresa akoma duke u kapur pas fijes se kashtes ne mes te lumit.Hani mut dhe pak se jua qarteson shikimin spak o ithtare babalesh e toyota harrisish.Ju ka dale ustai qe iu befte dita njemije duke marre nga ditet tua.

  21. eltoni says:

    Mero gjithemone nga ekonomia je ZERO…Gazetari qe i ka gjetur abuzimet eshte shume prifesionist…Hapi syte mire…fatura eshte shume e detajuar…mer ca leksione sesi lexohen faturat se ste ben demmmmmm….haha

  22. HAPE DRITAREN E MAKINES PER NE PUNE ,SHIKOJ NENAT DHE MOTRAT DUKE I DJEGUR DIELLI GJITHE DITEN NE RRUGE PER NJE KAFSHAT BUKE ,z ETILDA £700 euro NATA says:

    Deri sa kjo shpenzon£700 euro per nje nate ne hotele me 5*star ,si nuk i vjen turp kur shkon ne pune ,kur shef shume shume gra duke shitur ca fara ca kunguj ca domate ca miser per ta sigurur buken e kalamojve apo per te blere nje liber per femijet e tyre ,apo per te blere ilaqet,KJO DUHET TE JAP DOREHEQJE DHE TI KTHEJ LEKET PRAP PER FAMILJET NE NEVOJE?

  23. Anna says:

    Ti do lepish deri ne fund eh?

  24. shoku i klases says:

    Rama po kopjon Erdoganin,po behet sulltan vilajeti,sepse tani Rama na shpalli koloni te Turqise,na ngriti memorial per te vraret e turqise gjate” Grushti shteti”….ndonese amerika ju thote qe kjo eshte nje loje e Erdoganit,per te futur neper burgje,njerzit me perparimtare te Turqise(akademike,profesore,juriste,gazetare,opozitare,Rama qe shet atdheun e vet,per 2 pare,ngre permendore ne Shqiperi.TURP!!!!!!!!!!

  25. Cimi says:

    Merooooooooooooo! Bera nje verifikim te vogel, Faturat shkruajne akomodim ne hotel,nr e personave dhe netet e fjetjes. CMIMET E FATURAVE JANE 2.5-3 HERE ME TE LARTA SE CMIMET REALE. KY ESHTE TURP KOMBETAR

    1. XheJ eN Bi says:

      Cimi ….
      O Çimo …po nuk di fare arithmeti o derbardhë !!!!
      Nuk po të marr 3 herë që thua ti ,po të marr 2.5 herë më të larta,që i bie 350 €.Po a mundet që një delegacion do flejë me 175 € në natë.Po ku do flenë te Hotel Kashta që qe në Tiranë prapa Bashkidë dë vjetër .
      Çimo ,tani ka kurse private ,filloje dhe njëherë filloren që mos të bësh llogaritë me gishta …..

  26. Leri says:

    Ej po ca vreri neper komente ee..qenkeni fut grupi i gatshem, sju lane te beni as pushime direkt ju dhane detyrat, per te vjelle shume. Bravo. Merremi ne shqiptaret me pune apo smerremi. Ik verifikoni iher ato faturat pastaj beni gam gam kot.

  27. Olti says:

    Aa ca budallenjsh a, po po t kish ndonje gje per t fshehur ajo nuk jua jepte fare o te mjere. Po skeni faj ju, faj kan ata te pd qe ju terheqin nga hunda

  28. Sadik says:

    Bravo gazetari, shkon e pyet dhe verifikon lajmin sic eshte, nuk shpif lart e posht kot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje