I çahet goma te “Rruga e Kombit", drejtuesit nga Kosova e injoruan, polici e ndihmon dhe i paguan edhe shpenzimet

24 Gusht 2019, 17:44Sociale TEMA

Incidente të përvitshme shoqërojnë sezonin e verës në Shqipëri.

I tillë është edhe rasti i shqiptarit të Kosovës, Adnan Arifi, i cili ishte duke kaluar në “Rrugën e Kombit”, bashkë me familjen, kur i ndodhi e papritura.

Makinës iu ça goma, duke e lenë në korsinë e emergjencës.

Ata kanë qëndruar aty për orë të tëra, pasi asnjë nga ata që kalonte nuk i ka ndihmuar.

Por befas një makinë policie është shfaqur, ku Gjin Bushgjokaj, nënkomisar dhe specialist shërbimi pranë njësisë së sigurisë së autostradës, nga Drejtoria e Policisë Rrugore, i ka ofruar menjëherë ndihmë.

Gjithashtu, Bushgjokaj i ka paguar të gjitha shpenzimet e gomisterit.

Arifi ka treguar se shumë vetura me tabela të Kosovës as që morën mundin se paku ta pyesin se si mund ta ndihmonin.

“Shumë vetura kaluan, askush nuk më ndihmoi, madje ishin me tabela të Kosovës.

Por ndërkohë një veturë e Policisë shqiptare, ndersa po kalonin në krahun tjetër të rrugës, e panë gjendjen ku ishim, erdhën me ndihmuan duke e dërguar veturën te gomisteri më i afërt që ishte aty.

Madje, nënkomisari Gjin Bushgjokaj, përveç ndihmës teknike, nuk me la të paguaj as për rregullimin e gomës”, ka sqaruar Arifi.

29 komente në “I çahet goma te “Rruga e Kombit”, drejtuesit nga Kosova e injoruan, polici e ndihmon dhe i paguan edhe shpenzimet”

  1. Francesko says:

    Shume mirnjohesPolicia e shtetit Shqiptar

    1. Vlonjati says:

      E ka bere Rama kastile, qe te duket I mire ?

    2. Raimond vlonjati says:

      Bravo Policia !

  2. TURI EMIGR says:

    BRA AVO JO PER NDIHMEN POR PER GJESTIN E .PAGIMIT TE SHPENZIMEVE ,SADO TE JETE SHUMA.

  3. Muli says:

    Ja pra që paska akoma njerëz të ndershëm dhe humanë. Jo çdo vlerë njerëzore na ka humbur. Për këto kemi nevojë nëpër portale e gazeta, dhe jo ku i kalon pushimet lulushi,metushi,ramushi,fevziu apo sa i ka hap shalët kjo apo ajo këngëtare fallco apo e zonja qoftë.

  4. Bekim Peja says:

    Adnan Arifi nuk është shqiptar po ashkali, megjithatë policia shqiptare e paska treguar veten ???.

    1. drinni says:

      Bekimit nga Peja

      Po cfare rendesie ka a eshte shqiptar, ashkali apo diqka tjeter ore nje injorant, tru peshku dhe racist, (ky zoteriu qe sipas teje qenka ashkali a nuk eshte njeri??) policin ka bere nje gjest shume te mire dhe respekt per ket polic, akoma kemi njerez humane, por edhe shume e me shume injorant sikur ju…

      1. Bekim Peja says:

        Ore koktul a je injorant vetëm ti apo i gjithë fisi i juaj, unë thash një të vërtet dhe nuk ofendova aske dhe po ashtu lavderova policinë shqiptare, ndërsa ti trillon fjalë të pa thëna nga unë dhe ofendon sepse je mistrec.

    2. demokrati says:

      Tani kemi nje ashkali qe mendon dhe ndihet shqiptar dhe nje kosovar shiprtvogel.

      1. Bekim Peja says:

        Edhe një koktul si puna e jote, shuj tash.

  5. Popull idiot says:

    Shtet hajdutash. Po paret e rruges ku shkojne? Ku eshte policia dhe autoritetet qe merren me menaxhimin e autostrades qe te shikojne ne kamera dhe te shkojne e dhe ta heqin nga rruga ?? Si mund te ndalojne njerzit ne mes te autostrades per ta ndihmuar more jeni ne medje ju apo keni luajtur mendsh te gjithe me media qe shkruani nje artikull te tille dhe me popull qe nuk thirr ne telefon policine por pret ta ndihmoje dikush duke rrezikuar jeten e te gjitheve???!!!

    1. Yyyppp xhixhi says:

      O idiot, po ja pra patrulla e policise e pa dhe e ndihmoi, e beri detyre dhe per kete i takon mirenjohje per ca kamerash e ke fjalen. O kafshe idiote mos ngaterro kundershtite politike qe ke me qeverine dhe te perpiqesh te nxish edhe kur behen pune te mira nga perfaqesues institucionesh si rasti i ketij polici qe te pakten nuk u duka me bark te stermadh e te lyrosur si ata qe i shihje rendom ne ate autostrade deri ne 2013 e jo ndihme qe ste jepnin po ku te te merrnin ndonje gje.

  6. sapa says:

    I nderuar mik i kosoves!ketu kemi te bejme me nje uniforme po e quajme shteterore megjithese ne shqiperi nuk ka shtet.Dhe nje person me unifrome mund te ndihmoje ama vetem ne rruge shteterore dhe jo private.Sepse ky polic ka dale aty te kryeje nje detyre shteterore dhe jo private aq me keq qe ti thua qe ai i pagoj privatisht keto para dhe kjo merr nje forme tjeter.Neqoftese ky polic nuk do kishte uniforme dhe do ishte civil dhe do te ndihmonte atehere do ishte ndryshe.Prandaj shqiptaret duhet te dine te bejne dallimin ndermjet ketyre ndihmave.

    1. prizem says:

      @spata
      Ne cilin vend te botes policia e ka per detyre qe te te heqe makinen e difektuar nga autostrada me karrotrec dhe ta coje per riparim? Vetem nje idiot mund ta thote kete.

    2. supa says:

      Po Sapa, e kreu detyren shteterore sepse liroi krosine e emergjences dhe rivendosi sigurine rrugore, por me mendjen tende aq te vogel sa nje koker arre , te uroj mos e pesofsh dicka te tille ne autostrade. Bravo punonjesit te policise , i cili pervec detyres , tregoi qe eshte njeri model dhe kemi shume nevoje per njerez te tille.

      1. Bureto says:

        Në Kod Rrugor shkruhet që korsia e emergjencës nuk mund të rrijë e bllokuar apo e zënë më shumë se 3 orë. Polici rrugor e di mirë këtë dhe, në këtë rast nuk ishte thjesht ndihmë, por edhe detyrë.

  7. Al says:

    Ore ku eshte lajmi ketu.
    Ne amerik kam pare disa here qe polici te nderron dhe gomen e makines.shtrihen ne toke pa pike kompleksi betem qe te mbarojne pune sa me shpejte.nje makine e ndaluar ne
    ane te rruges behet gjjithnone objekt hutimi per makinat e tjera dhe ndodhin aksidente

  8. Alumi says:

    Nje brravo te maldhe oficerit te policise. Shum perfesjonal.

  9. Tani says:

    Ka akoma plot njerez te mire.Thjesh duhet shkulur bari I keq qe te dale me pah ai I miri.Ne kohen e qoftelargit kete shoferin do e kishin rrjepur bazhibozuket e pritave me uniformen e shtetit qe sot e gjashte vjet hedhin molotov mbi kokat e policeve.Mos u kthefte kurre me ajo periudhe e zeze.

  10. Sulejman Pumi says:

    @ sapa
    Ti je jo I plaster kur pergjigjesh:
    Po ata mijra me jo uniformed shteterore, private qe kaluan, pse nuk e ndihmuan.
    Pasta ai ishte ne korsine e emergencies, any ku duhet te rrije.
    Me uniforme, pa uniforme, polici Beri nje gjest te mire, apo nuk e sheh nuk e ndjen.

  11. Kelmendi says:

    Te lumte Gjin, vertete gjest i bukur. Para dy vjetesh isha ne Prishtine per te vizituar dhe vertete me ka ngelur ne mendje sa na respektonib kur mernin vesh qe vinim nga Shqipeija.

  12. pak arësye says:

    O sapa, polici ne radhe te pare eshte njeri pastaj eshte polic. Qenia police e obligon me shume te jete njeri, por je larg realitetit dhe s’i kupton mire gjerat ne marrdhenie me njerzit se…..

  13. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

    Ti je rrac idioti!!!

  14. Biu says:

    Shqiptari ka nimu Shqiptarin, kaq! Mos boni mo ndarje Kosovar, Lab, Myzeqar e Malesor se vetem Serbit e Grekut ja boni qefin.

  15. Timi says:

    Bravo! Policë te tille na duhen. Bravo!

  16. leko says:

    Qe e ka ndihmuar ka bere mire po ky drejtus mjeti si merr rruge pa nje gome rezerve, ky eshte nis me makine apo me mushke…… ku e con mushka….

  17. sapa says:

    Polici te beje detyren ama jo te paguaje nga xhepi o shqiptare te korruptuar deri ne palce.Se cdo person qe do mbesi ne rruge do paguhet privatisht nga policet o mendje fyej?

  18. bravo says:

    ja pra që paska dhe njerëz të mirë bravo
    njerzillëku nxjer vlerat pozitive dhe ne bëhemi
    njerëz më të mirë pse jo

  19. N. K. says:

    SHQIPËRIA e VITIT 1999 është DRITA e SHPIRTIT KOMBËTAR që po SHKËLQEN PRORE

    Shikuar në përmasa, absolutikisht shqiptarët janë HUMANISTË KLASI.
    Një ndodhi e sivjetme.
    Një i farefisit tim ishte për pushime në bregdetin e Sarandës. Iu prish makina dhe ra në dorë të një mjeshtri krokodil. Me t´u kthyer nga pushimet, rrugës për Gjirokastër (do vizitonin Gjirokastrën) makina pëson po të njëjtin defekt dhe mbetet në udhë…
    Aty pari rastis të kalojë një shpirtndritur, shofer me përvojë të gjatë, hap makinën dhe shef “marifetin” e mekanikut…
    Nis e reparon makinën në pikë të vapës dhe humb mbi 2 ORË!! dhe për këtë punë kërkon një shumë simbolike.
    Më e madhërishmja, nga ana e tij, është keqardhja për mashtrimin që bëri mjekaniku në Sarandë. E merr atë në tel dhe i “lexon” një leksion për keqsjelljen e tij…
    Shqipëria ka burra fisnikë e gra zonja.
    Matrapazët nuk përbëjnë tipiken.
    N. KITA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje