Filtrat e dekriminalizimit, si ato të dekomunistizimit

26 Gusht 2019, 20:10Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Agim Kajmaku, kryetari i sapozgjedhuri i Bashkisë së Vorës, është nën akuzë nga opozita, se identiteti i rremë i tij përkon me një dënim në Gjykatën e Janinës. Kajmaku vazhdon ta hedhë poshtë akuzën dhe ka dorëzuar shenjat e gishtave, si garanci se personi në fjalë nuk është ai, por një i afërm i tij. 

Sipas tij, edhe akuzat ndaj të afërmit të tij kanë rezultuar të padrejta, pasi ka fituar gjyqin. Gjithsesi, për këtë ai ka shfaqur gatishmërinë për të bashkëpunuar me autoritetet, dhe kjo çështje verifikohet lehtë nga shenjat e gishtave, për të provuar kush është gjykuar nga autoritetet greke.

Por dhe nëse rezulton i pafajshëm, afërsia me ngjarjen qoftë dhe përmes personave të afërt, tregon se sa vështirë është që një mekanizëm përzgjedhjeje partiak, të ketë fuqinë e duhur për të bërë filtrat e një procesi paraprak dekriminalizimi.

Përveç vullnetit politik, që është i pari, ky mekanizëm duhet të fuqizojë shumë instrumentet ligjore që veprojnë paraprakisht, mbi çdo individ që duhet të hyjë në garë politike.

Pra nuk i duhet lënë kjo çështje departamenteve politike të dekriminalizimit në parti politike, por një institucioni shtetëror, që mund të jetë Prokuroria, Policia apo SHISH, i cili paraprakishtë të lëshojë një certifikatë pastërtie, para se kandidati të hyjë në garë.

Pak a shumë një mekanizëm siç është vepruar me verfikimin e politikanëve, lidhur me bashkëpunimin me Sigurimin e Shtetit. Në shumë vite, ka qenë një Komision Special, dhe sot është Autoriteti i Verifikimit të Dosjeve, i cili të lëshon paraprakisht një dokument zyrtar, që provon lidhjet e tua me ish- Sigurimin e Shtetit.

Vetëm kjo praktikë prodhon përgjegjësi ligjore paraprake për tipa të papërgjegjshëm, që tentojnë të hyjnë në politikë me shpresë se nuk u zbulohet e shkuara.

Plus kësaj, zbulimi paraprak nuk duhet të shoqërohet vetëm me skualifikim, por dhe ndëshkim ligjor, duke u konsideruar që ai ka pranuar të shkelë ligjin me vetëdije.

Filtrat paraprakë partiakë që aplikohen tani, duket se bazohen vetëm mbi “përgjërimet” personale të kandidatëve.

Por duhet të kemi parasysh se njerëz që vijnë nga ajo e kaluar, nuk e kanë problem të gënjejnë, pasi kanë bërë gjëra dhe më të rënda se aq.

Ndaj filtrat paraprakë duhet t’i kalojnë shtetit dhe jo partive. Partive u duhet lënë vetëm vullneti politik, për të mos futur dorën në ato pellgje, ku duket që larg se lëvizin krokodilë të tillë.

18 komente në “Filtrat e dekriminalizimit, si ato të dekomunistizimit”

  1. Iliri nga Gjermania says:

    Keni te drejte z.Baze.
    Kete sitem qe propozoni ju e kane dhe Shtetet Perendimore.

  2. Xumja says:

    Perse merresh me gomarlleqe antinjerzore mor Mero. Je dakort qe qe ligji 138/2015 per dekriminalizimin eshe ne kundershtim me te drejten nderkombetare, po ap jo ? Dhe ndodhemi ne situata tragjikomike si njeri qe ka vrare 4 vete ne bulevard nuk eshte kriminel, ndersa tjetri qe e kane gjobitur policet katundare per parkim te gabuar eshte kriminel.Merru mor burre me vesin tone per te shpikur si komunizmin shqiptar ashtu edhe demokracine shqiptare. Merru mor burre me faktin qe nje dekret i Presidentit botohet ne fletoren zyrtare dhe tjetri jo.KETO JANE THEMELET E SHTETIT DHE JO KARLLEQET TUAJA. (ne fakt nuk ke faj se duhet te jemi popull i semure psiqik qysh se ka linde Krishti)

  3. Malo Kanina says:

    Pra, sipas jush, zoti Baze, nuk mund të bëhet fajtore PS ose PD (dhe çdo parti ) nëse kandidojnë individ të lidhur me krimin, pasi ato na e paskan të vështirë të gjurmojnë të shkuarën e kandidatëve!! Kjo është vërtet shaka e lezetshme. Që kryetarët e partive nuk pyesin askënd por i përcaktojnë vetë kandidaturat, për ju zoti Baze, kjo nuk përbën shkak pse kandidojnë të tillë elementë? Lëre faktin se ju pëlqejnë këto kandidatura sepse këta paguajnë më shumë për kandidimin. Këtë e them nisur nga shumë shkrime tuaja që PD dhe Lulëzim Basha bëjnë tender për kandidaturat. Kurse, sipas jush, zotit Rama, një “naiv” i lindur, ja hedhin të shkretit!!!

  4. Nga biografite e fuksave te ppsh dikur,tek biografite e fuksave dixhital.
    Nga lufta klasave vijme te lufta klasve shkojme.
    Mos guxo te besh nje gabim ne adoleshence se do te ndjek biografia deri ne vdekje.
    Dhe kete e bejne antikomunistet dhe sigurimsat e saliut qe dergonin letra anonime…..

  5. Eshte denuar penalisht, vuan denimin dhe rehabilitohet. Eshte ndjekur penalisht, denohet dhe i shmanget denimit. Duhet te vuaje denimin, kur te kapet. Ky eshte ligji. Mjafton nje biografi e detajuar e organeve kompetente qe te mund te merret vendimi qe x apo.y i ploteson kriteret per deputet, minister, prokuror, gjyqtar, kryetar bashkie, keshilltar, kryeminister e presudent republike.

  6. Arber iliri says:

    O xumja nuk u thote njeri per parkim te gabuar por rekorde kriminale.leri denglat.

  7. Sot says:

    Me sa duket Agimi nuk eshte kajmaku i qumeshtit por shurra e lopes.Po nuk ka gje produkt Rilindje eshte.

  8. D. Didani says:

    Pothuaj 100% e shqiptareve te rritur ,pas vitit 1990 dicka kane bere ne shtetet e BE…C’jane keto budallalleqe te dekriminalizimit!Jane Jane idiotizma per te vertetuar pasterrtine e figures te njerzeve qe do futen ne politike!…Bile pa I denuar asnje gjykate ,ne se thote dikush ishte ne Greqi pa dokumenta ,e kapi “Fshesa” e debimit dhe do ta quajme kriminel?…Nuk kane afate keto “Gjynahe” te te rinjeve shqiptar,qe kane ikur per buken e gojes refugjate ne ato vite te ikjeve te medha!

  9. Niku says:

    Pastaj të kemi shefin e SHIK si Ilir Meta, ti teket e të mos japi çertifikatën !

  10. Altin says:

    Pse te mos shtrojme.pywtjen qe si ka mundesi qe njerez qe nuk lidhin dot 2 fjale me njera-tjetren pa kontribut ne PS pa mbeshtetjen popullore as te partise katapultohen kryetare bashkish? “Biznesmene” me burime te erreta pasurimi
    Shume thjesht ketu ghendet pergjigja! Ajo qe parashtroni ju ka te beje me aspektin formal te procesit por jo me ate thelbesor.

  11. Titi says:

    Jo kajmak por shure prej lope.

  12. Iliri nga Gjermania says:

    Per Komentuesit qe komentojne.
    Po pse edhe me ket punen e Verifikimit te Deshmis se Penalitetit do merren Partite me punen e Institucionit te Sigurise?
    Jemi mesuar ne ne keto 30 Vjet, qe Partote te bejne punen e Policise, te Prokurorise, te Gjykates, te Shikut.
    Partite kane punen e tyre me Programet dhe Ligjet ne Parlament. Gjera te tjera jan per ti marre Pushtet Institucioneve.

  13. Enver latifi says:

    Minjte FSHIHEN PER PAK KOHE POR I TRADHTON GJITHMONE BISHTI

  14. naimi says:

    PO SHIKU I CILIT SHTET ESHTE. TE GJITHE KETE APARAT SHTETEROR E DREJTON NALTMADHNIJA E TIJ VINI I KICOS. I KISHTE MUNDESITE TI VERIFIKONTE ME NJEZET FILTRA. OPOZITA MUND TE KETE NEVOJE PER RREGULLIMIE LIGJORE QE TE BEJE VERIFIKIME, POR POZITA NE KETE SISTEM KA TE GJITHA MUNDESITE, KA VEC TE KEQEN SE KUR JE SOVRAN ABSOLUT NUK BEGENIS AS TE KONTROLLOSH DHE SHPERFILL KEDO.

  15. xhemal says:

    i bene shqipetaret te gjithe kriminele …ngeli vetem saliu,luli,dashi,beni,nardi ..idrizi,Monika ,iliri ,dulja ajka e m….t ne shqiperi..ligj nazist i denon njerezit perjete.e flasin per demokraci donkishotet llafazane,shpifes ..thjesht duhen braktisur e lene ne marrine e tyre

  16. uskania says:

    Përgjegjësia është vetiake. Kush shkel një ligj, pavarësisht se si është ky ligj në përputhje me të drejtat e njeriut, sepse nuk merr parasyshë reabilitimin dhe vendimin e gjykatës, duhet të dënohet. Kështu iu tek politikës shqiptare, të nxjerrë një ligj që dënohesh edhe për një kundërvajtje makine pas 20 vjetësh. Njeriu bën një gabim, dënohet tre muaj, i falet dhe dënimi dhe ngelet me biografi të keqe gjithë jetën. Nga biografia e keqe kemi ardhur, te biografia e keqe shkojmë. Në një vend normal nuk penalizohesh pas 16 vjetësh për një dënim allagrek të fshesës, po qe se është. Në botën e civilizuar për dënime të cilësuara vendos gjykata se sa vjet nuk mund të marrësh detyra publike ose të zgjidhesh. Ecim në rrugë të pashkelura, si në kohën e diktaturës komuniste. Kështu ndodh në një vend ku komandon opozitën një komunist antikomunist si Berisha me këlyshët e tij të kuq.

  17. Pyka says:

    O Mero,i lexoj gjithmone shkrimet e tua.te kuptoj dhe te vleresoj per kontributin!

  18. Zambi says:

    E mo Mero, pasi deshtuat ta nxirrni te pafajshem po lani duart me te. Partia dhe lideri suprem jane te pafajshem. Kjo eshte e rendesishme per propaganden.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje