FOTOT/ Ndërtoi urën Ponte della Costituzione në Venecia, gjobitet rëndë arkitekti: Ja ku u tregua neglizhent dhe rreziku i madh për turistët

26 Gusht 2019, 11:58Lifestyle TEMA
FOTOT/ Ndërtoi urën Ponte della Costituzione në Venecia, gjobitet

Zyrtarët e Venecias gjobitën arkitektin spanjoll Santiago Calatrava me 78,000 euro për projektin e urës mbi Kanalin e Madh, i cili nuk mund të mbajë një numër të madh turistësh.

Vendimi u mor nga një gjykatë në Itali në 9 gusht, duke deklaruar se Calatrava ishte treguiar neglizhent në procesin e ndërtimit, pasi është marrë me ura të tjera, siç janë ato në Dallas dhe Calgary.

Ura Ponte della Costituzione, e gjatë rreth 90 metra, u ndërtua në vitin 2008 dhe u emërua sipas Kushtetutës italiane në 60-vjetorin e kësaj të fundit.

Një proces gjyqësor nga zyrtarët e qytetit thoshte se ura me kornizë çeliku dhe panele xhami nuk mund t’i rezistojë dyndjes së turistëve dhe valixheve të tyre.

Ky nuk është projekti i parë problematik i Calatravas, pasi projekti i tij i Solitaire i Chicago Spire u anulua në 2015, ku arsyeja e vërtetë u fsheh te gjoja “kriza globale ekonomike”.

Polemikat rreth urës janë më të fundit në një seri problemesh që kanë pllakosur Venecian, e cila përballet me efektet e mbipopullimit me turistë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje