STUDIMI: Një gotë verë e kuqe para gjumit baras me 1 orë palestër

26 Gusht 2019, 12:39Shëndeti TEMA

Një gotë verë e kuqe para gjumit ju ndihmon të dobësoheni, pasi konsumimi i saj është i barabartë me rezultatet që mund të arrihet me një orë në palestër.

Sado e pabesueshme të duket, ky është zbulimi i fundit që vjen nga Universiteti i Albertës në Kanada për këdo që nuk arrin që me pajisjet e fitnesit të ulë peshën e tij apo të saj.

Hulumtimi i kryer nga Jason Dyck zbuloi se përfitimet shëndetësore nga antioksiduesi resveratrol  që gjendet në lëvoren dhe farat e rrushit të zi, si rrjedhojë edhe në verën e kuqe, janë si ato që marrim nga stërvitja. Resveratroli funksionon sepse vepron për të parandaluar që qelizat yndyrore të fitojnë më shumë yndyrë.

Ky lajm i mirë mbështetet nga shkencëtarët  e Universitetit Shtetëror i Uashingtonit dhe Harvardit, të cilët kanë zbuluar se një gotë verë e kuqe në mbrëmje (ose dy) mund të ndihmojë  vërtetë në humbjen e peshës.

Sipas studimeve, ju mund të ndihmoni në parandalimin e shtimit të peshës me 70 përqind të nga pirja e të paktën e dy gotave verë në ditë, dhe vera e kuqe është alternativa më e mirë për shkak të resveratrolit.

Por për rezultate më të mira, vera duhet të pihet në mbrëmje.

Me sa duket kaloritë nga vera do të ndihmojnë në frenimin e dëshirave për ushqime të gatshme apo patetina natën vonë, një nga shkaqet e mëdha për shtimin e peshës.

5 komente në “STUDIMI: Një gotë verë e kuqe para gjumit baras me 1 orë palestër”

  1. Ardi says:

    Ku i gjeni keto artikuj. Boll kopjuat gazeta britaninke dhe artikuj te 2015 qe kane te bejne me studime te vitit 2012-2013. Artikuj qe jane pergenjeshtruar nga vete studiuesi. Beni pak kerkim mbi subjektin per te cilin flisni para se ta presantoni ne publik.

    E gjitha kjo histori eshte nje e pavertete. Dr. Dyck streson ne pergjigjen kunder ketij artikulli – te merrni te njetin resultat qe duke ne minjte qe jane perdory pre kete kerkim duhet te pini perafresishe 100000 shishe vere ne dite. (parafrazuar)

    Prandaj ju lutem mos mbushni mendjet e njerezve me kotesira.

  2. Ja says:

    Dhe nje shpullë e mire mbas buke te shton jeten.

  3. degelisi says:

    Ja ka te drejte, mbasi ka shme studime “serioze” per kete
    Gazera “Tema” ka rreth 5% te zgjuar the 95% medioker qe nuk verifikojne asgje para se te zhgarravising ne Tema

  4. Ledio says:

    Ky studim vlen vetem per ata qe pijne rraki rrushi, te gjithe te tjeret te mbathin atletet o burra nje xhiro nga liqeni ose ku ti ju doje qejfi . Cdo lloje alkoli ka sheqer edhe sheqeri nuk eshte i mire per shendetin ne sasi te tepruara , vecanerisht kur e pi para se te shtrihesh. Pijeni nqs ju pelqen ne sasira sa me te vogla edhe te pakten 4+ para gjumit. Alkol +ushqim me shumice=Vdekje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje