Sali Berisha ka denoncuar se djalit të deputetit socialist Spartak Braho, i kanë bërë atentat poshtë pallatit të tij në Durrës. Sipas ish-kryeministrit, ngjarja ka ndodhur më datë 18 gusht.
Në denoncimin e “qytetarit dixhital”, Berisha thotë se tentativa e vrasjes dështoi.
Pas kësaj ngjarje, sipas denoncimit të Berishës, deputeti Braho dhe djali i tij kanë shkuar për t’u takuar me dy atentatorët, por mes tyre nisi konflikti fizik.
“Atentat ndaj djalit të Spartak Brahos. Policia fsheh ngjarjen!Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Përshëndetje zoti Berisha. Në darkën e datës 18 Gusht në Durrës ka dështuar tentativa për vrasjen e djalit të Spartak Brahos, Arbrit, dy persona me kallash që e prisnin tek hyrja e pallatit. Policia blindoi zonën por atentatorët u arratisën. Asnjë njoftim në lajme e as nga policia nuk u dha.
Për më tepër, thuhet se Spartaku me të birin kanë shkuar dhe kanë takuar për sqarim apo pajtim prindërit e djemve dhe aty djali i Spartakut i ka qëlluar me broke uje. Pas kësaj gjithë këto ditë Arbër Brahon e shoqërojnë një grup policësh para dhe mbrapa kudo që shkon. Të lutem publikoje se policia i mban të fshehta të gjitha këto”, shkruan Berisha.
Por, ngjarja është pak më ndryshe dhe nuk është fshehur nga policia.
Rezulton se një 30-vjeçar kanosi me armë djalin e deputetit Spartak Braho, Kreshnik Brahon, pas një debati që pati me këtë të fundit.
Mësohet zyrtarisht se ishte Lytjano Kadilli, banues në lagjen Nr.2 në Durrës, që kërcënoi me armë 35-vjeçarin Kreshnik Braho dhe i theu xhamat e dy makinave në pronësi të tij.
“Durrës/ Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit L.K., 26 vjeç, banues në Durrës pasi për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dhe i ka thyer xhamat e 2 mjeteve shtetasit K.B., 35 vjeç, banues në Durrës”, thuhet në komunikatën e policisë së datës 19 gusht, ndërkohë që Berisha thotë se ngjarja u fsheh.
Sipas informacioneve, konflikti mes tyre pretendohet të ketë nisur për një vend parkimi dhe bllokim rruge. Fillimisht të dy debatuan verbalisht.
Por, më pas Kadilli u largua dhe u rikthye i armatosur. Ai nuk qëlloi me armë, por kërcënoi Kreshnik Brahon dhe i dëmtoi automjetet. Pas kësaj ngjarje, 30-vjeçari Kadilli u shpall në kërkim nga autoritetet.
Megjithatë, historia nuk mbaron me kaq. Edhe pse Lytjano Kadilli ishte shpallur në kërkim nga policia për kanosjen me armë, ka qenë djali tjetër i deputetit Braho, Arbër Braho 38 vjeç, i cili ka mundur ta gjejë 30-vjeçarin përpara uniformave blu.
Më 18 gusht, 58-vjeçari Arian Kadilli ka kallëzuar në polici se së bashku me djalin e tij Lytjano Kadilli është sulmuar nga Arbër Braho.
Nga goditjet me sende të forta, at e bir pësuan dëmtime në trup. Për këtë ngjarje, Arbër Braho është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale të plagosjes së lehtë me dashje, thotë policia.
“Durrës/Më datë 19.08.2019 filloi procedimi penal për shtetasin A.B., 38 vjeç, banues në Durrës, sepse më datë 18.08.2019, në lagjen Nr. 4 Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasit A. K., 58 vjeç, dhe L.K., 30 vjeç duke i shkaktuar dëmtime trupore. Neni 89 i K.P”, thuhet në komunikatën e Policisë së Shtetit.
Kurse, Lytjano Kadilli vijon të jetë person në kërkim, thonë burimet policore. 30-vjeçari është person me precedent të mëparshëm penal dhe i dënuar disa herë për armëmbajtje pa leje, kanosje, shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe kundërshtim të punonjësit të policisë.
Mire jua ka bere Arber Braho qe i ka rrahur babe e bir. Familje kriminelesh, djali vrases me pagese, merren me njerezit e thjeshte se me femijet e deputetit rrine si mut kriminelet e Durrsit. Ti kishte vrare nuk do bente keqe.
Braho eshte deputet ne Parlamentin e Shqiperise dhe perfaqson PS e Rames, vertete?
–
A nuk jane te gjithe deputetet, dhe vecanerisht ata te PS /LSI te gjithe florinjte e Rames?
Braho kriminel e turkomunist i vjeter. Djemte me keq. Djali i madh akoma kuntohet si nxorri armen ne mes te qytetit. Meshire per turkoshqiptaret.
MERO GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH SPARTAK BRAHOS DHE JA LEPI QIMET E BYTHES SALI BERISHES
o mashkull , jep emrin kush je ???
mos ofendo njeri keshtu se do te gjeje belaja
Tropojani me I urte eshte budalla.Mire thuajne shkodranet “karaduzat e Bajram Currit”.
Ky Braho i shkrete edhe kur nuk merret me Tufen do te merret me Berishen. Te dy keta te fundit jane si Shaban qosja qe nuk rrine pa u krruar. Ndoshta u duhen keto provokime per te qene ne qender te vemendjes me idiotsirat qe nxjerrin nga goja.
Ngjarja banale si këto ndodhin përditë, po pse na i servirin? Që të na kujtojnë përditë këto dy fytyra të shpifura? Braho dhe Berisha dhe vice-versa janë dy relike të komunizmit që demokracia nuk duhej t’ua shihte bojën. Të dy komunistë, njëri prokuror dhe tjetri mjek në Bllokun famëkeq. Fatkeqësi që këto rrangalla përfaqësojnë ende popullin si deputetë apo ish të tillë.
Fotoja e rubrikes para kesaj eshte Melani Trump dhe te jep nje ndjesi bukurie,dashurie, inspirimi pra nje realitet i papershkrueshem…….. pastaj realiteti tjeter eshte 2-pk dy pleq kurva Taku dhe Berisha nje foto e ndyre dhe e peshtire me nje kontrast qe ose e dashuron jeten ose te con ne nje grope te ndyre mendimesh pa pik deshire per te jetuar…. Ç´fat te ndyre paskemi pas te jemi te “denuar” te jetojme měs nje stallr e měs disa derrave qe as stalla nuk u ka hije!!!
Po perse merreni me nje plak matuf e mendje rrjedhur?Le te merren me te tropojanet se ka shume faje per te paguar.
femijet e Tak Brahos jane shembullore, jane te edukuar, ndaj mos flisni kur jeni anonimer.
Kreshniku dhe Arberi jane djem brilande
Rregulli I pergjithshem eshte ky:
-Dy te zgjuar (me mend),nuk zihen kurre sepse e gjejne gjuhen,pra e zgjidhin problemin.
-Kur zihen budallai me te zgjuarin,I zgjuari I hap rrugen budallait,pra u zgjidh problemi.
-Ndersa kur zihen dy budallenj…!?!?! Veshtire te gjendet zgjidhja.
Per rastin nuk di te gjykoj sepse nuk I njoh palet.