Humbën në Karaburun pasi dhanë sinjalin SOS, policia 14 orë në kërkim të turistëve hungarezë

26 Gusht 2019, 08:35Kronika TEMA

Prej më shumë se 14 orësh vazhdon kërkimi për gjetjen e dy turistëve hungarezë në zonën e Karaburunit në Vlorë.

Çifti i turistëve nga Hungaria kanë humbur pasditen e së dielës dhe kanë lëshuar sinjalin SOS, por më pas u është fikur celulari me të cilën lëshuan këtë sinjal gjë që po vështirëson gjetjen e tyre nga uniformat blu.

Prej mbrëmjes së djeshme policia njoftoi se automjeti që ata kishin marrë me qira ndodhet i parkuar pranë zyrave të zonave të mbrojtura në Vlorë, ndërsa personat aty pranë mohojnë ti kenë parë së fundmi dy turistët.

Çifti hungarez janë të moshave 35 dhe 40 vjeç. Për gjetjen e tyre Policia e Vlorës ka ngritur grupe kërkimi nga Drejtoria Vendore e Policisë, Policia Kufitare nëpërmjet mjeteve lundruese dhe Repartit Delta për të bërë të mundur gjetjen e tyre.

1 komente në “Humbën në Karaburun pasi dhanë sinjalin SOS, policia 14 orë në kërkim të turistëve hungarezë”

  1. Kim été says:

    Njerëzit udhëtojn në galaxy, ndërsa pedofilët hungarez çoroditen në zona turistike. Të shtohet numri i kamerave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje