Bie zjarr në Krujë, rrezikohet linja e tensionit Shqipëri-Kroaci

25 Gusht 2019, 17:18Kronika TEMA

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Krastë të Krujës.

Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha është përfshirë nga flakët. Zjarri ka rënë pranë fabrikës së vjetër të çimentos.

Zjarri mësohet se rrezikon linjën e tensionit të lartë Shqipëri – Kroaci. Zjarri dyshohet se është i qëllimshëm.

Shqipëria është përfshirë nga disa vatra zjarri, ku më problematike ishin ata në Fier dhe në Lezhë.

Ata u shkaktuan nga temperaturat e larta, kurse në disa raste edhe nga dora e njeriut.

1 komente në “Bie zjarr në Krujë, rrezikohet linja e tensionit Shqipëri-Kroaci”

  1. artiles says:

    Helikopterët e Xhaçkës, ku i keni?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje