Vrasja e Çelës me plumb në kokë, Gjykata lë në burg 3 prej të arrestuarve

25 Gusht 2019, 11:44Kronika TEMA

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg tre nga katër të arrestuarit për vrasjen e të riut Indrit Çelaj.

Prapa hekurave mbeten shtetasit Bujar Kusi, babai i autorëve të ngjarjes, Ferdinand Bakalli dhe Ali Sula, ndërkohë që për të arrestuarin tjetër, Luan Caka është vendosur masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Kusi dhe Bakalli akuzohem për “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, ndërkohë, dy të arrestuarit e tjerë, Luan Caka dhe Ali Sula, për “Mos kallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”.

Krimi i rëndë ndodhi tri ditë më parë, kur vëllezërit Albano dhe Griseldo Kusi, qëlluan me plumb në kokë 26 vjeçarin Çelaj, i cili punonte si teknik kondicioneri në vilën e tyre që po ndërtohej. I riu gjeti vdekjen orë më vonë në spital pasi kishte rënë në koma.

Dy vëllezërit, me precedentë të mëparshëm penal aktualisht janë në arrati dhe policia po punon për arrestimin e tyre.

 

1 komente në “Vrasja e Çelës me plumb në kokë, Gjykata lë në burg 3 prej të arrestuarve”

  1. Ben Dibrani says:

    Këtyre t’i sekuestrohet vila si pronë vrasësish mafiozë dhe të kalben në burg të dy, bashkë me të atin si bashkpuntiore në krim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje