Sandër Lleshaj ftesë për studentët: Ja si mund të bëheni pjesë e Policisë së Shtetit

26 Gusht 2019, 15:10Kronika TEMA

Ministri i Brendshme, Sandër Lleshaj i ka bërë ftesë studentëve që kanë përfunduar studimet me rezultate të larta të regjistrohen për tu bërë pjesë e pjesë e strukturave të hetimit në Policinë e Shtetit.

Në një postim në Twitter, Lleshaj tha se kriteret që studentët duhet të plotësojnë është të kenë notë mesatare mbi 8, nivel të lartë të gjuhës angleze dhe gjendje të mirë fizike.

Postimi i plotë:

15 shtatori po afron. Të gjithë ata studentë që kanë përfunduar me rezultate të larta universitetin dhe që duan të bëhen pjesë e strukturave të hetimit në Policinë e Shtetit duhet të nxitojnë për regjistrim.

Juristë, informaticienë, financierë, ekonomiste dhe inxhinierë të elektronikës kanë mundësinë e rrallë që pas përfundimit të Kursit të Oficerit të Policisë Kriminale prej 6 muajsh të përfshihen në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, duke kontribuar kështu në një ndër frontet më të rëndësishëm për një Shqipëri të drejtë dhe europiane.

Ajo që kërkohet është motivim i plotë për shërbim publik me nder dhe vendosmëri të lartë, një diplomë me notë mesatare mbi 8, nivel i lartë i gjuhës angleze dhe kondicion fizik i mirë. Policia Shqiptare ka nevojë për vajzat dhe djemtë më të mirë të vendit

1 komente në “Sandër Lleshaj ftesë për studentët: Ja si mund të bëheni pjesë e Policisë së Shtetit”

  1. Tani says:

    I lepini bythen partise ose paguani dhe jeni pjese e Policise se Shtetit. Te tjerat jane pordhe me rigon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje