VIDEO: Gafa, John Travolta i jep trofeun fitueses së gabuar

27 Gusht 2019, 20:54Lifestyle TEMA

Pesë vite pasi prezantoi gabimisht Idina Menzel si Adele Dazeem në Oskar, John Travolta ka gabuar sërish në ndarjen e çmimeve  në MTV VMAs.

Aktori i famshëm  po prezantonte çmimin ‘Video e Vitit’  të hënën së bashku me Queen Latifah kur ngatërroi Jade Jolie me yllin e popit Taylor Swift.

Pasi Latifah njoftoi se Swift ishte fituesja e çmimit për këngën e saj You Need To Calm Down, 65-vjeçari i drejtoi trofeun Jolie.

Në momentin që e kuptoi se bëri gabim, Travolta vetëm preku shpatullat e Jade Jolie dhe priti Taylor të vinte në skenë.

Gjatë kësaj kohe, këngëtarja ishte ende në karrigen e saj duke përqafuar njerëzit rreth e rrotull që e uronin për fitoren.

1 komente në “VIDEO: Gafa, John Travolta i jep trofeun fitueses së gabuar”

  1. Raimond vlonjati says:

    Travolta eshte komplet rot kari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje