Në orën 18:00 në Monako do të hidhet shorti për fazën e grupeve të Champions League, aty ku do të ndahen edhe disa çmime personale për futbollistët që kanë luajtur më mirë në sezonin e kaluar.
Për të fituar çmimin “Lojtari i Vitit” në listë janë tre kandidatë: Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Virgil van Dijk.
Për të marrë një rezultat paraprak, “Sportbible” ka realizuar një sondazh ku kanë marrë pjesë mbi 17 mijë votues, për të zgjedhur fituesin e këtij çmimi.
Me 52% të votave Lionel Messi është shpallur fitues, i ndjekur me 33% nga van Dijk dhe vetëm 15% për Cristiano Ronaldon.
Gjithsesi fituesin e vërtetë të këtij trofeu do e mësojmë sot në mbrëmje.
Po medeomos Leoniel Messit i takonte nga te tre protogonistet e futbollit. Leoniel Mesi eshte shquar nga te gjitha kopetancionet e futbollit, perveς deshtimin ne kampionatin te amerikes latine, te cilen nuk ka siguruar as nje fitore e trofe nga ky kampionat. Vlen per permendur eshte goli me i bukur dhe spektakular qe realizoi nga mezi i fushe ku nuk me kujtohet se me ke skuader tekampionatit spanjoll…..!!!!