Salvini paralajmëron protesta, pasi e nxorrën në opozitë: Nuk ka Qeveri pa mua, italianë dilni në shesh

29 Gusht 2019, 20:50Bota TEMA

Lideri i Legës në Itali, Matteo Salvini pasi mbeti në opozitë ka paralajmëruar një protestë në 19 tetor.

“Më 19 tetor në Romë, një ditë e madhe e krenarisë italiane”, tha ai gjatë një komunikimi live në Facebook.

“Do të jetë dita e krenarisë së shumicës së zellshme, e cila nuk do të bëjë rrëmujë, por kush dëshiron një qeveri që nuk lind natën në Paris ose Bruksel dhe që shpërblehet për këtë,” tha ai.

Presidenti italian Sergio Mattarella ngarkoi Giuseppe Conten me detyrën e kryeministrit për krijimin e qeverisë së re të koalicionit 5 Yje-PD, duke nxjerrë Salvinin në opozitë.

Ky i fundit u përpoq të shkaktonte zgjedhje të parakohshme, me shpresë se do bëhej kryeministër, por 5 Yjet dhe PD u bënë bashkë, duke rrëzuar kështu planin e Salvinit.

4 komente në “Salvini paralajmëron protesta, pasi e nxorrën në opozitë: Nuk ka Qeveri pa mua, italianë dilni në shesh”

  1. B.G. says:

    Ha ha ha ky me duket eshte me keq se Luli, vete e prishi qeverine dhe tani qe i dolen llogarite keq (7×7=42) kerkon t behen zgjedhje

  2. Luli e Mona says:

    Le të punësojë Lulin dhe Monën, pse ia kanë marrë dorën protestave të dëshpëruara.

  3. Lani says:

    Idiot e lapanjoz italian si ne filmat komik.

  4. Komentuesi says:

    Do jet keshilluar me Bashen per protesta se Basha ka eksperienc.Eshte i mençemi i dynjas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje