Japonia nën “pushtetin” e ujit : Rrebeshe rekord, vendi në gjendje emergjence!

28 Gusht 2019, 22:25Bota TEMA

Një pjesë e madhe e Japonisë është përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm, që kanë shkaktuar edhe përmbytje.

Autoritetet kanë lëshuar një paralajmërim emergjence të rrallë, ndërkohë që kanë urdhëruar evakuimin e rreth 850 mijë banorëve.

Deri më tani raportohet për 2 viktima, por autoritetet i druhen një numri edhe më të madh. Në disa zona raportohet për 100 mm shi të rënë në më pak se një orë.

Instituti meteorologjik në vend e ka vendosur  nivelin e rrezikut në maksimum,  në 5.

Këto shira të rrëmbyeshëm janë një fenomen i rrallë për Japoninë, dhe ndodhin një herë në disa dekada.

Ndërkohë, edhe përmasat e rrebesheve më të fundit nuk janë aspak të zakonta për një vend si Japonia.

“Niveli  i rrebeshit të rënë kësaj here është diçka të cilën nuk e kemi përjetuar më parë”-shprehen autoritetet lokale në disa nga rajonet e prekura.

Ujrat e rrëmbyeshëm, të bashkuar edhe me lumenjtë e dalë nga shtratet e tyre kanë vërshuar nëpër rrugë, duke marrë përpara çdo gjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje