Po Rama pse nuk ja lë vendin një gruaje?!

30 Gusht 2019, 14:03Blog TEMA

Nga Denis Dyrnjaja

Kryeministri gjatë gjithë fushatës elektorale, por edhe në vijimësi, promovoi dhe vazhdon të theksojë, me një gjuhë gati diskriminuese ndaj burrave, idenë e angazhimit të grave në administrim dhe në politikë.

Madje idea basardoi deri në humorin se edhe çertifikatat e pronësisë për legalizimet, kur i shpërndante, dëshironte t’ua jepte grave, pasi burrat, sipas tij, janë një lloj qenieje me probleme brenda familjes dhe shoqërisë.

A ka burra të tillë? Sa të duash! A janë të gjithë të tillë? Absolitisht jo! Po pse atëherë Kryeministri sa vjen e shton dozën se gratë janë për punë e burrat jo. Gratë janë më të afta e burrat jo. Pse kjo frymë ndasie që në çdo rast në njërin krah krijon diskriminim.

Besoj se nuk ka ndonjë grua që mendon se duhet promovuar një grua e paaftë vetëm për shkak se është grua. Ndaj kjo teza seksiste e Ramës është po aq diskriminuese sa mohimi i çdo gruaje që duhet të ketë vendin e saj për kontributin e saj, sipas meritave të saj në çdo detyrë, familje apo shoqëri.

Se ky varianti që punët shkojnë keq vetëm pse janë burrat ngjan i çalë, ose nëse është kaq real dhe beson kaq fort te ajo që promovon, Kryeministri t’ja lëre detyrën një gruaje. Ky vërtetë do ishte një hap i madh emancipimi, që nuk mbetet vetëm në angazhim propagandistik dhe konjuktural.

Me atë rast do të zgjidhej dhe kjo “kriza e tjerrë” politike e pambarimtë që buron prej burrash- sipas tezës së Ramës.

21 komente në “Po Rama pse nuk ja lë vendin një gruaje?!”

  1. Vito mashtruesi, shoku i Nikos says:

    Diten qe Ilir Kryemadhi dhe Monika Meta do perfundojne ne burg, une do ther nje vic dhe do t’ja u shperndaj fakirfukarenjve te Corovodes.

  2. Vito & Niko Kermilli says:

    Diten qe Ilir Kryemadhi dhe Monika Meta do perfundojne ne burg, une do ther nje vic dhe do t’ja u shperndaj fakirfukarenjve te Corovodes.

  3. ida says:

    Me duket se ke harxhu bojen kot!

    1. drita says:

      je debile qe shan denisin o lal

  4. Tom says:

    Shkrim mjaft i goditur.
    Kjo paranoja e Rames per grate nuk eshte normale.
    Ndoshta edhe Rama nuk eshte normal.

  5. LORA says:

    ,,,sa trap qe eshte ky d.dyrnjaja.
    Cdo gje qe kam lexu prej tij eshte trapllik.

    1. Luku says:

      Ti mos u bej gati, ti sje as burre as grua. Dukesh si bicim ropshkerdhyere.

  6. BLLOKMENI says:

    Nuk eshte problemi se kush duhet te udheheqe grua apo burr.Ceshtje besimi, Problemi qendron qe burrat ne politike jane me te korruptuar se grate dhe ai nuk po i ze bese shokeve te tij.

  7. timo says:

    Zoti Dyrnjaja, sfida që ju kujtoni se i bëni Zotit Rama nuk ka kuptim se ju e dini mirë se të gjithë punonjësit nga ministër e poshtë, emërohen ndërsa kryetart sgjidhen dhe kryetari i partisë bëhet kryeministër kur i fiton sgjedhjet.

  8. po lene gamorin se me grate e ka me kollaj ! keto budallaqet e partise nuk kundershtojne po eksitohen kur ju flet shefi sado i poshter qofte !

  9. Mashkullori says:

    Te drejte keni zoti Dyrnjaja.
    Populli yne ka nje shprehje:
    Gjella me kripe dhe kripa me mase.
    Per shume gjera kryeministri dhe ne pergjithesi pushtetare e cdo niveli,duhet te mendohen thelle per cdo fjale e qendrim qe shprehin e zbatojne….

  10. Endri says:

    Nje grua nje pallim eshte moto e Rames. Nje cop idiot, por ske ci thua per rregullimin e qendrave te qyteteve. I heq kapelen.
    Denis e ke qare.

  11. ana says:

    Qe ky eshte psikopat as qe diskutohet. Por thuj shyqyr deri me tani ka qene per mire. Ceshtja nuk shtrohet eshte burre apo grua por a eshte i afte te beje punen. Dhe per kete gje, ky palloshi nuk ka haber fare. Ky duhet te ri derisa te pranohemi vend kandidad ne BE dhe te kete perfunduar reforma ne drejtesi. Pastaj do jen vete perendimoret qe do ta zbythin, pasi e realizoje qellimin per te shkermoqur PD-ne e saliut.

  12. Sitëdush says:

    O Denis!
    Paske njel mas DYNJOJE or lal.
    Pse s’ja len ujku mishin skiles?

  13. ida says:

    Te lexosh lajmet nuk do te thote se di te shkruash!

  14. ANTON says:

    kjo nuk eshte politika e rames
    kjo eshte politika e george sorros dhe new world order,grate ne pushtet
    e njejta politike perdoret edhe ne perendim,sa me shume gra ne power aq me lehte e kontrollojne cifutete amerikes perendimin.

  15. Nik says:

    Ne Shqiperi gjithmone burrat kane dominuar, prandaj dhe e kane ndritur! Eshte mire te zgjidhen apo emerohen me shume gra dhe vajza te zonja ne masen jo me pak se 50% te te zgjedhurve dhe nenpunesve te shtetit.

  16. rakia says:

    Edi Rama eshte votuar ne publik,dhe kushdo dhe grate,mund te konkurojne.Ndersa vendet e punes emerohesh! Ktu eshte dallimi.

  17. juristi says:

    Me pelqen komenti i Antonit,shkurt sakt e gjithe kopetence.Armiku i Pd-s dhe leshitdhise eshte Sorros,ndaj ai se zben eshte dhe armik i shqiptareve.BRAVO e madhe per nder.

  18. Qylafi says:

    Edvini eshte me i privilegjuar se gjithe burret e tjere, i don shume femnat prandaj ka provu dhe eshte martu me 5 gra, po keshtu edhe ne qiveri dhe ne ministri nuk ri dot pa femna te bukura, shalgjata, cicmedha, gjoks te ngritme, bythe sferike, duke i vleresu sipas renditjes. Po stervit dy femna per kryeministre te shiqojme se ke ka me zgjedh ?

  19. specialisti says:

    Denis ke bere autogol…me siper thua qe cdo grua duhet te kete vendin e saj per kontributin…edhe ne shoqeri..ndersa ne fund thua tja leri vendin Rama….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje