Zyrtare: Sokol Balla merr drejtimin News24, emision katër herë në javë

30 Gusht 2019, 12:13Sociale TEMA

Sokol Balla i është bashkuar zyrtarisht News 24.

Gazetari u prezantua nga Irfan Hysenebelliu, i cili pasi e njohu me stafin dhe infrastrukturën e televizionit, u shpreh i bindur se bordi drejtues ka marrë vendimin e duhur për të bërë pjesë te ekipit gazetarin Sokol Balla, i cili do të drejtojë emisionin kryesor politik.

“Me Neës24 kemi marrë nje nga drejtuesit më me emër dhe një drejtues me rëndësi të dy televizioneve kombëtare. Kam besim që stafi drejtues dhe unë kemi bërë zgjedhjen më të mirë me Sokol Ballën, i cili do të ketë drejtimin e emisionit politik”, tha Irfan Hysenbelliu.

Në kuadër të një riformatimi profesional, që News24 do të bëjë këtë sezon të ri, teleshikuesit do të mund ta ndjekin emisionin e Sokol Ballës “Real Story”, 4 herë në javë në “prime time” nga ora 21:00 deri në orën 23:00.

Vetë Balla e cilëson një rikthim në shtëpinë ku vite më parë, dha kontributin e tij për këtë TV.

“Për mua është një farë rikthimi në News24 pas shumë vitesh por tashmë televizon me dimension dhe parametra të reja të dimensioneve kombëtare dhe mbarëkombëtare, burim informacioni për shumicën e shqiptarëve dhe televizion që konkuron denjësisht me tv gjeneraliste në treg, besoj që “Real Story” do të jetë në vazhdën e emisioneve të mëparshme të suksesshme në këtë tv, besoj që do ta cojmë një hap më tutje”, tha Sokol Balla.

19 komente në “Zyrtare: Sokol Balla merr drejtimin News24, emision katër herë në javë”

  1. Xhaxhi veterani says:

    Po c rikthim ne News 24 mo Kol Balla. Ti nje cope magazinier te Kafazi i Arte ke qene per vetem 3-4 muaj… ke mbushur gjithe qytetin me heroizmat e tua

  2. Sula says:

    Shpresojme shume qe mos ecesh ne gjurmet e atij Krastes se perçudnuar. Po edhe po ece, do ta kuptojme hallin.
    Gjithsesi, kjo nuk do te thote qe nuk do të të neverisim.

  3. LABI says:

    U KAPE DHE News24 100% NGA QEVERIA,,,HAJDE PUNE TE MBARE KOLI VAZHDO PRAPAGANDEN PRO QEVERISE TE DESHTUAR KUDO,,,,,

  4. FLUTURA says:

    Sokol Balla eshte gazetar profesionist i ekuilibruar dhe jo si Fevziu Kryetar i PD. Ben strategjite e PD dhe opzites ne emision. Me thuaj ti cfare hapash duhet duhet te beje opozita ne te ardhmen e afert?!!!!????

  5. Emigrant says:

    Sokolin e ka cuar Rama aty ne mareveshje me Irfanin per pazaret qe nuk i thuhen publikut.

    Stili rilindiot edhe aty si me ata qe u jep nje detyre X para se ti coj atje ku eshte bere pazari.

    Si me kryebashkiaket qesharake te 30 qershorit, qe i ben prefekta e drejtora pastaj u dolen emrat per kryebashkiak.

    Edhe Sokolin e fut ne emision, me pas do ta bejne dtejtor te ketij TV sepse ashtu do Rama.

    Ndaj iku drejtori qe ishte, ai tipi me syze, ushtar i Irfanit qe i vogel

    Sepse e di ket muhabet dhe nuk do te c”nderohet duke u hequr per tu ven Balla.

    Kane vene ate lolon Rakiparin si e ka emrin se ai nuk pyet per peshore dinjiteti.

    Por ne fund, Sokoli behet drejtori real, cka shenon kalimin e News ne duart e Rames ne kembim te mbylljes se borxheve te Irfanit.

    Kjo eshte loja

    Edhe Mero e di ndaj ka ven kete titull te cuditshem qe edhe e thot edhe nuk e thot qe Sokoli merr drejtimin e kanalit

  6. Edi says:

    Po keta nuk jan gazetare. Ky eshte supermaket per qellime fitimi. Qe nga irfan trafikanti deri te i fundit ne mediat shqiptare. Per zotin mjer ky vend.. sa turp te jesh shqiptare

  7. ben says:

    Cfare qejfi.Na kenaqet me keto lajme.Po prishemi nga qejfi.Po orarin e emisionit,se nuk e dime, na e thoni se jemi ne merak.

  8. ana says:

    Sic jane pronaret e mediave kazane te ndryshkur, ashtu kerkojne te gjejne edhe drejtuesit teknik. Laj thaj po keto fytyra qe ndryshken perdite. Po pse nuk ka gazetare e moderatore te tjere shqiperia? Po kush ju sheh juve mer amon. Ju gomeret e albanistanit.

  9. Xhaxhi says:

    Iku dhe sokol balla për lesh tani.

  10. Bejto says:

    Mos hamendersoni, Irfani vazhdon ti sherbeje PD. Githe ate pasuri me ndihmen e bluve e ka vene. Nuk eshte ne merkate dhe s’ka si ta marre Rama tek lejlatë.

  11. Dashi says:

    Sokol Palla esht ky?? Haha gazetaruç te ndyr jan te gjith. Kush po i shef!!!

  12. LORA says:

    ,,ja edhe merkatoja e fund-beharit mbaroi
    ne kazan televizionet ?.
    Po pastaj ?

  13. Arminda says:

    Sa mire! Urime Sokol Balla. Je me i miri!

  14. Klajdi says:

    Deshtimin po na e shfaq si sukses ky Dorjana
    Vemja e gazetaris shqiptare Sokol Balla

  15. Farà e hisllit says:

    Edhe bakllavaja nuk hahet kater here ne jave e Jo me te shikosh kol ballen kater bere ne jave.

  16. mateu says:

    Më lehtē eshtë të mbash një hekur të skuqur në duar,sesa të jeshë “i pa-anëshēm”,tek nê.
    “Chi mì dá a mangiá,lo chiammo papá”(Kush m’jep për t’ngrenë,e quaj babá”.Edhe Sokolin e merr ana,por perpiqet të mbahet,si Ali Xhixha n’tel(me shkopin ekuilibrues)

  17. Enea says:

    Po ca ti shikosh Kol Balles, ai qe i binte me dore ne skype.

  18. Zani Burimi says:

    Hiqi leshte e surratit dhe beje ndryshimin qe ne bazuret, o Koli!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje