Ylli Rakipi dhe Adi Krasta janë hequr nga Edi Rama nga News24. Këtë tezë e ka bërë të vetën edhe Këshilli i Europës që publikon një njoftim të shkurtër anglisht mbi këtë “zhvillim” që ka “tronditur” lirinë e shtypit në Shqipëri.
Nëse i hedh një sy faqes në fjalë aty sheh raportime nga mediat opozitare me qeverinë e z. Rama dhe është e llogjikshme të mendohet se dora që qëdron aty është e dikujt që është afër opozitës.
Në njoftim përdoren fjalë të tilla si “u raportua se Irfan Hysenbelliu u kërcënua nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj”.
Më tej Këshilli i Europës që të gjithë e mendojnë se është ndonjë gjë serioze referon gazetarin Artur Çani që ka zbuluar se kryeministri Edi Rama ka takuar pronarin e News 24 dhe i ka kërkuar largimin e Rakipit.
I gjithë njoftimi që bëhet – e që ndoshta bën pjesë në lajmet që KE përcjell nga Shqipëria- nuk pasqyron asgjë më shumë sesa raportimet e bëra mbi këtë zhvillim që po amplifikohet nga opozita si pjesë e cenimit të lirisë së medias.
Nuk ka aty asnjë përpjekje të KE-së ndaj qeverisë shqiptare për të sqaruar këtë situatë, por thjesht një lajm për qametin e zi të medias në vendin tonë.
Kjo sjellje krijon një skemë perceptimi të deformuar ku nga njëra anë kemi tribunët e lirisë së mendikit, nga ana tjetër diktatorin Rama. Kjo thjesht nuk është e vërtetë.
Në punën e gazetarëve shqiptarë, mes të cilëve ka milionerë të paguar përtej çdo logjike tregu, nuk ka ndonjë gjë parimore.
Ka luftë politike, ka pozicionim për axhenda dhe arsye aë kuptohen vetëm nëse punon në këtë sektor. Ka trafik influence, ka kontrata, ka edhe gjoba dhe shantazhe, por mbi të gjitha ka mbivlerësim. Një inflacion i madh ku e vërteta fshihet.
Nëse z. Rakipi në emisionin e vet tronditi me zbulimin e skandalit të DH Albania, z. Krasta çfarë bëri? Pyetja tjetër që shtrohet këtu është: me çfarë e ka kërcënuar kryeministri biznesmenin Hysenbelliu, të cilin e cilësoi kazan në intervistën e bërë me Rakipin në maj të vitit 2017? Me ndonjë tender, me ndonjë kontratë, apo e ka kërcënuar fizikisht?
Është detyra e gazetarë e të këtij niveli, të cilët me këtë zhurmë po rrisin pazarin e vet të zbardhnin prapaskenën dhe nëse ajo do të binte ndesh ma parimet të cilat predikojnë ta denonconin.
Sot është kollaj të thuash: Edi Rama më hoqi nga puna. Ka ndodhur dhe do të ndodhë. Por si e mbylli emisionin Edi Rama? Kur një gazetar lëshon një akuzë të tillë, ai në fakt sapo ka denoncuar pronarin e medias ku punonte, ndaj zhurma në krye të së cilës qëndron një opozitë malinje si kjo e Lulzim Bashës që e qep dhe hap gojën në varësi të informacioneve që i shërbehen, është asgjë më shumë sesa një gjinkallë gushti.
Të vjen keq të shohësh katandisjen e KE-së në një seksion qorr të opozitës, kur për draftin e projektligjit për mediat online, ky institucion nuk lëvizi nga vendi veçse kur u bë presion nga Shqipëria.
Media në këtë vend ka probleme shumë të mëdha. Por problemet e saj kryesore nuk lidhen me emrat e Rakipit, e ca më keq të këtij Adi Krastës, por me ato të reporterëve dhe stafeve që menaxhojnë punën.
Për to pakkush flet. Mezi e hapin gojën edhe unionet e drejtuara në përjetësi nga të njëjtët yesmenë që i sheh shumicën e kohës kokteileve të ambasadave.
Në fund fare askush nuk diskuton për këto lëvizje mbi terma kontratash, sepse asksuh nuk ka qejf t’i zbardhë këto kontrata, një arsye më shumë kjo se përse pastaj të gjithë luajnë rolin e “gojëhapurit” kur rezultojnë “gazetarë” me llogari bankare 1 milionë dollarë.
Llogari që mundet të jenë edhe ilustrim i “Ëndrrës Shqiptare”, mundësuar ekskluzivisht nga Hysenbellinjtë e shumë të “medias” shqip. (Respublica)
Pse pa emer ?!
Apo nga turi?
Emri? Nuk të duket si Muç Nano?
Dy koqe te varura ,pa asnje vlere.
Nuk ka rendesi eshte artikulli me emer apo pa emer. Une nuk do besoja qe Rama do e ulte nivelin e tij njesoj si keta dy kllounet apo si karagjizi Arjan Cani. Goje e liga qe per inate te shkuara gjithmone do jene hapur prandaj edhe keta te dy bashke me shoket e tyre le te grijne sallate sa te duan. Me vjen keq per Adi Krasten qe ka patur tjeter imazh tek.publiku vite me pare ndersa tani eshte shperfytyruar fare duke e shfryre inatin e tij me lloj lloj intervistash apo pereonazhe demode.
dihet ajo pune, Sali maloku kur e sulmonin thonte qe me sulmojne komunsitet, kurse Ed trapi kur e sulmojne thote qe me sulmon kazani, hajde gjeje ndryshimin nga dy lloshat e shqiperise.
Prajte zot rrezikun, tash edhe KE po ban rolin e budallit duke ju besue Ylli hajdutit dhe Adi te paafti. Ne ktu ne Gomsiqe po dum me i dhane nje sinjal KE, po don me i besue hajnave te sal biris3hes dhe ilir florinit , atehere edhe ne na plasi bidha per ju.
Jeni te dy per te qar hallin jeni legena pa vler.
A Cani tere jeten bythqire ka qene dhe do jete.
Kjo pune eshte si ajo proverba,qe “ngordhi nje dhi ne fsahatin Velabisht dhe ngeli Berati pa dhalle.Ngeli keq medja se iken Rakipi me Krasten.Na plasi.
Nuk meritojne kete publicitet keto qelbesira, te cilet vetem gazetare nuk jane. Shikoni pak te kaluaren e rakipit apo edhe te krastes. e pastaj shkruni per mender keto gazetar.
Ylli me vidioklipin e tij, bushatin, lubonjen do behen ahengxhi te perhereshem tek tv shijaku. Adi krasta, nji personazh koti, as dhe nje here nuk ka pasur audience, nje emision ku skenarin e bente ai qe pergjigjej pa e pyetur se per ç’fare. Te dy bashke ja hoqen nws24, ate audience, ku njerezit ne emisionin e ketyre nderronin stacion. Gjithesesi, ketyre u dha nje mesim jo nga ata ose ai, qe pretendojne keta, por eshte shikuesi qe i vlereson. Ne ka emision me paçavure se Arjan Çani, ku vertet nese do nderhynte kryeministri, te keni bindjen se do kishte mare urime nga shume familjare, po ja qe, nuk mundet Rama, sepse hapesira per te shpifur paguhet ne mediat tona. Rakip e Kraste, tregu ka sa te duash.
Do vije dita qe Shqiperia e Edi Rames do te jete fanar ndricues dhe keshtjella e pamposhtur e “Rilindjes” ne bote.
Do vije dita qe Shqiperia e Edi Rames do te jete fanar ndricues dhe keshtjella e pamposhtur e “Rilindjes” ne bote..