Taksë shtesë në Rrugën e Kombit? Reagon kompania: Ja e vërteta

28 Gusht 2019, 15:40Sociale TEMA

Teksa disa media kanë njoftuar taksa shtesë për automjetet që qarkullojnë në Rrugën e Kombit, ka ardhur edhe reagimi i kompanisë koncesionare.

Përmes një reagimi për shtyp, kompania Albanian Highway Concession Sh.P.K. thekson se ky nuk është lajm i vërtetë.

Përmes një reagimi për shtyp, kompania 

“Shoqëria konçesionare dëshiron të informojë të gjithë përdoruesit e Rrugës së Kombit (Autostrada Milot – Morinë) se nuk është e vërtetë dhe nuk ka asnjë pagesë apo taksë shtesë në sheshin e pagesave (Sheshi i Pagesës së Tarifës së Autostradës Milot – Morinë).

Të gjithë përdoruesit e këtij aksi rrugor do të vazhdojnë të kryejnë pagesat sikurse deri më sot, pa asnjë ndryshim, sipas kategorisë së mjeteve të parashikuara në Kontratën Koncesionare.

Aktualisht, shoqëria koncesionare, në zbatim të Kontratës së Koncesionit dhe normave ligjore në fuqi po realizon montimin dhe konfigurimin e peshoreve elektronike. Peshoret do të shërbejnë për monitorimin e automjeteve të rënda (nëse janë brenda normave të parashikuara në ligj ose jo). Qëllimi i këtyre pajisjeve është mbrojtja e elementëve rrugorë (shtresat e rrugës, veprat e artit, urat etj.) nga dëmtimet e mundshme që vijnë si pasojë e ngarkimit të mjeteve të rënda jashtë normave të lejuara”, shkruan kompania. (TemA)

2 komente në “Taksë shtesë në Rrugën e Kombit? Reagon kompania: Ja e vërteta”

  1. tironci says:

    Pyetja eshte,sa leke do te kushtoje peshimi i kamioneve ne kete peshore ???
    Sbesoj se do jete pa leke ky sherbim ? apo kjo do te quhet pagese sherbimi dhe jo takse !!!
    Neser kompania mund te vendosi dhe ndonje lavazh per makinat dhe te thote qe duhen lare per arsye qe mos te ndotin autostraden
    dhe kjo nuk eshte takse por sherbim i detyrueshem.
    Hajde gallate hajde

  2. ardi_mamurrzaku says:

    Ky eshte vetem fillimi….!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje