Aksioni kundër falsifikimit të biletave, Veliaj: Kush provohet fajtor do qërohet nga Tirana

28 Gusht 2019, 12:45Sociale TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përshëndetur aksionin e Policisë së Shtetit që bëri të mundur goditjen e një rrjeti falsifikatorësh të biletave të transportit publik urban në Tiranë. 

Nëpërmjet një komenti në rrjetet sociale, Veliaj falenderon uniformat blu për këtë ndërhyrje dhe vënien para drejtësisë tashmë të përgjegjësve të këtij falsifikimi.

“Mirenjohje Policisë së Shtetit për ndërhyrjen energjike kundër abuzimit! Kush provohet fajtor, qërohet nga Tirana”, – shkruan Veliaj në reagimin e vet.

Aksioni i policisë u krye në kuadër të planit të masave “Mbi informalitetin në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, trajtimi i mallrave me akcizë dhe evazionin fiskal”, ndërsa Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe
Drejtorinë e Hetimit Tatimor, mundi të zbulojë një falsifikimin e biletave të urbanëve publik në Tiranë si dhe të vendosin në pranga 8 persona.

10 komente në “Aksioni kundër falsifikimit të biletave, Veliaj: Kush provohet fajtor do qërohet nga Tirana”

  1. mik says:

    Prap filluan interrnimet ?!

  2. Enea says:

    Te pangopurit. Bene edhe abonete me fotografi si ne asnje vend te botes.

  3. ertv says:

    Ti Intenojme kete qena !
    Ti internojme ne … Surrel !

  4. alphade says:

    Enveri e pushkatoi Gasper Curcian per fallsifikim biletash treni….!Dhe beri more,
    hajnat ne litar…..!

  5. Katundari digital says:

    Do ti internosh mo Lali

  6. Bulevardisti says:

    Krahas indinjates se shprehur nga Kryetari i Bashkise per abuzuesit ose falsifikatoret per biletat e urbait me bene pershtypje dhe uroj te jete lapsus thenia e ERIONIT qe:Ksh kapet largohet nga Tirana!!!!!!!!!!Dikur kete mase e kane bere Grekerit ne lashtesi ku kush kapej per falsifikime largohej nga Athina!A thua qe te kete lexuar ndonje dokument e nuk i ka pare vitin ,apo ka ç’fletuar ndonje literature te me vvoneshme te monizmit ku ne Tirane nuk kishin vend kjo kategori njerezish duke i internuar!Mos ka dashur te thote kete fjale dhe nuk e ka gjetur tamam!!!!!!!
    Nje denim te tille kam edhe une sot ,sepse me kane larguar nga qyteti im pra nga Tirana,por as kam falcifikuar e as kam vjedhur apo ozurpuar!Ata qe me kane perzene nga qyteti im kane qene falsifikatore,ozurpatore e hajduter qe sot ndoshta ose kane vene kollare e jane nenpunes te shtetit ose politikane qe hane parate e te drejten e qytetareve!

  7. LalEnveri Lol says:

    Shume mire qe do ti internosh si xhaxhi.

    Po pse mo pusht i regjimit nuk ka ligje dhe burg per shkelsit e ligjit …. ty te quajne Lali dhe jo Maliqi…

  8. lalai says:

    Internoi lali Eri te gopi satëme…..

  9. ZAGAR(njori) says:

    BJERU BANDITÉVE , KRYEKUSARÉVE dhe KRYEHAJDUTÉVE té Pangopur dhe tê BABÉZITUR i Dashur LALI ERI !! Vetém Urbani Tirané-Kaméz Fiton 13 MILJON LEKÉ né DITÉ i DASHUR LALI ERI , dhe éshté né Dorén e disa KRIMINELÉVE qè kané çuar disa Njeréz prapa Malit té Dajtit dhe akoma NUK ju jané gjetur VARRET !!! Dil Vet dhe shikoji i Dashur LALI ERI , sesi kéta KRRIMINELÉ i Trajtojné edhe FATURINOT duke ju NXIRÉ JETÉN me Kontrolle Biletash Pasagjeréve duke véné né Shérbim Njerézit e tyre KRIMINELÉ me PREÇEDENTÉ té RRÉZIKSHÉM KRIMINALÉ !!!!! Kéta KRIMINELÉ BIZNESMENÉ té Lidhur Kokê e Kèmbé me ISH POLITIKANÉ KRRIMINELÉ dhe BANDITÉ , JO Vetém béjné EVAZION FISKAL dhe NUK DEKLAROJNÉ ASGJÉ té VÉRTETÉ MBI FITIMET , por kêta KRYEHORRA , kané VRARÉ ,po VRASIN dhe do VRASIN SHQIPTARÉ né çdo kohé i DASHUR LALI ERI , prandaj ZGJIDHJA mé e MIRÉ I DASHUR LALI ERI éshtê qé t’ju Hiqet nga DUART KRRIMINELÉVE ky Lloj BIZNESI SUPER FITIM PRURÉS pér ta , sepse kéta BANDITÉ dhe KRRIMINELÉ po i ZHDUKIN SHIPTARÉT pa léné GJURMÉ !!!!

  10. Drejtori says:

    I respektuar Erion! Problemi ne fjale eshte qe Ju duhet te informoheni nga keshilltare qe kane experience ne kete fushe….Me qe nuk keni komoditetin apo mundesine e informimit,merrni mundimin e lexoni keto pak rrjeshta…..Fillimisht duhet kapur problemi nga koka, tek menyra e prodhimit dhe e zbatimit te rregulloreve per “produktin Letra me Vlere”(bileta e abone).Ekzistojne ligje e V.K.M. Keto shqetesime nuk kane qene praktikisht edhe ne periudha me te “rremujshme” (pas viteve 1991 e deri ne vitet 2007),sepse pergjegjesite binin mbi drejtuesit kompetente.Mundesite jane te plota per te frenuar kete dukuri. Per informacoine te metejshme mund t’i drejtohesh nje punonjesi te bashkise ne sektorin e komunikacionit i cili ka shume vite qe punon me zell e perkushtim…….ne bashkine e Tiranes! Dr. I Shtyp.”Letrave me Vlere” ne vitet 1988 e deri ne 2008.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje