Jo vetëm papunësia, çfarë po i shtyn shqiptarët të braktisin vendin

28 Gusht 2019, 09:43Sociale TEMA

Banka Qendrore e Austrisë (BQA) publikoi këto ditë rezultatet e një ankete të zhvilluar në fund të vitit 2017 në vendet e cilësuara si rajoni CESEE dhe zbuloi se, 8.3% e personave në moshë pune (25 deri 64 vjeç) synojnë të emigrojnë brenda një viti, por tendencat janë më të theksuara në Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi.

Në shumicën e vendeve të rinjtë janë ata që duan të emigrojnë mësë shumti dhe planet për emigracion nuk ndryshojnë nga nivelet e të ardhurave. Pjesa e të anketuarve që synojnë të migrojnë brenda vitit është më e lartë në Maqedoni (17.8%), Shqipëri (11.8%) dhe Serbi (10.4%) dhe më e ulëta në Republikën Çeke (1.9%) dhe Poloni (4.3%).

Emigracioni është më shumë i përhapur tek meshkujt e rinj. Papunësia është arsyeja kryesore që i shtuan drejt emigracionit. Përveç faktorëve individualë ekonomikë, po zgjerohen disa faktorë të tjerë që nuk lidhen me ekonominë personale.

Të jetosh në një rajon i depresionuar ekonomikisht ose në zhvillim , i karakterizuar nga një nivel i ulët i aktiviteti ekonomik, papunësi e lartë dhe të ardhurat e ulëta është gjithmonë një shtysë për emigracion.

Gjithashtu, mungesa e besimit tek institucionet e brendshme i ka shtyrë më shumë banorët e Ballkanit të emigrojnë jashtë vendit.

Emigracioni për arsye të shkollimit të fëmijë për një jetë më cilësore ne kuptimin e shërbimeve dhe cilësisë së mjedisit po i nxit gjithashtu tendencat e reja të emigracionit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje