Regjimi komunist i Shqipërisë e shpalli fenë të paligjshme dhe zhvilloi një fushatë të gjatë shtypjeje kundër besimtarëve të krishterë dhe myslimanë, duke burgosur dhe ekzekutuar klerikë dhe duke përndjekur familjet e tyre, por disa vazhduan ta praktikonin besimin e tyre në fshehtësi.
Nga Valbona Bezati
“Pasi mbaroi lufta, komunistët erdhën së bashku me shkatërrimin e tyre … Profesorët tanë të fesë u pushkatuan … u burgosën … ata na trajtuan si kafshë.”
At Ernest Simoni Troshani, një prift katolik shqiptar, kujton periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore në vendin e tij, kur regjimi i udhëhequr nga diktatori komunist Enver Hoxha nisi një goditje ndaj klerikëve dhe besimtarëve fetarë.
Pasi Troshani mbajti një meshë në kujtim të presidentit amerikan John Kennedy kur ai u vra në nëntor 1963, ai u arrestua në prag të Krishtlindjes dhe kaloi 28 vjet në burg.
Ai nuk ishte e vetmja figurë fetare që i nënshtrohej një shtypjeje të rëndë nën sundimin komunist. Një fjalim antikomunist që mbajti kleriku mysliman Hafiz Sabri Koçi bëri që ai të burgosej për më shumë se 20 vjet. Prifti katolik Shtjefen Kurti u pushkatua për pagëzimin e fëmijëve pasi ai kishte kaluar tashmë 20 vjet në burg, ndërsa një tjetër klerik mysliman, Hafiz Ali Kraja, e takoi djalin e tij për herë të parë në moshën pesë vjeçare përmes hekurave të një qelie në burgun ku u mbajt për dy dekada.
Vuajtjet e këtyre burrave ishin një rezultat i luftës së zhvilluar ndaj klerikëve të të gjitha feve nga Partia e Punës e udhëhequr nga Hoxha nën sloganin “Feja është opiumi i popullit” – një citim i adaptuar nga shkrimet e filozofit komunist Karl Marx.
Në vitin 1976, Partia e Punës madje e shpalli Shqipërinë si vendin e parë ateist në botë, duke vendosur ndalimin e besimit fetar në kushtetutë dhe vendosjen e dënimeve për pjesëmarrje në ceremoni fetare dhe posedim të librave fetarë. Ndërkohë, inkurajohej besimi te Hoxha, komunizmi dhe partia.
Nëpërmjet një sistemi të mirëorganizuar propagande, përfshirë nëpër media dhe filma, shteti diktatorial i denigroi klerikët, duke i shënjestruar ata si të prapambetur, ndikues negative në shoqëri, agjentë të lidhur me Perëndimin, apo edhe anëtarë të rrezikshëm të grupeve të armatosura që kërkonin të merrin pushtetin me forcë.
Por, përkundër angazhimit të shtetit për shkatërrimin e institucioneve fetare, djegien e librave të shenjtë, burgosjen dhe ekzekutimin e priftërinjve dhe imamëve, disa familje shqiptare vazhduan të praktikonin besimin e tyre në fshehtësi edhe pse, si të ashtuquajtur “armiq të popullit”, kjo vuri në rrezik jetën e tyre.
Hoxha njofton ndalimin e fesë
Lufta kundër klerit filloi pasi komunistët erdhën në pushtet në Shqipëri në 1945. Ata i panë klerikë katolikë, të cilët kishin lidhje të forta ndërkombëtare dhe refuzonin propagandën komuniste, si një kërcënim.
Në dhjetor 1945 u arrestuan dhjetëra klerikë dhe besimtarë katolikë, 39 prej të cilëve u dënuan në gjyqe të udhëhequra nga ushtria, me dënime të ashpra të dhëna për ta. Në mars 1946, u ekzekutuan shtatë besimtarë.
Fushata kundër fesë u intensifikua pasi Hoxha mbajti një fjalim më 6 shkurt 1967 i cili filloi zyrtarisht betejën kundër “ideologjisë fetare”. Fjalimi i Hoxhës u pasua nga një letër e komitetit qendror të Partisë së Punës që synonte të udhëzonte sulmin ndaj fesë në të gjithë vendin.
“Feja është opiumi i popullit. Ne duhet të bëjmë çmos që të gjithë ta kuptojnë këtë, madje edhe ata që janë helmuar (të cilët nuk janë të pakët në numër). Ne duhet t’i shërojmë ata. Kjo nuk është një punë e lehtë, por as e pamundur,” thuhej në letër.
Retorika politike dhe propaganda e fortë mediatike i nxiti të rinjtë të shënjestronin vendet fetare. Sipas Muzeut të Kujtesës, një projekt në internet nga Instituti Shqiptar i Studimeve Politike, u mbyllën 2,169 institucione fetare, përfshirë 740 xhami, 608 kisha ortodokse, 157 kisha katolike dhe 530 turbe (mauzole osmane) dhe teke (vendet fetare Sufi). Trashëgimia kulturore dhe historike u shkatërrua së bashku me to.
Nikolin Kurti, nipi i klerikut të persekutuar dhe disidentit Shtjefen Kurti, kujton se si kjo krijoi “një atmosferë pasigurie”. Ai kujtoi për një incident veçanërisht shqetësues në dimrin e vitit 1968 që ai vetë dëshmoi ndërsa po shkonte në shkollë në Tiranë një mëngjes.
“Në Rrugën e Kavajës, kishte një radhë të gjatë kamionësh të mbushur me njerëz. Kamionët do të çonin njerëzit në kampe internimi. Ata qëndruan atje për dy orë për të trembur njerëzit që shkonin në punë ose shkollë. Ata po përpiqeshin t’u tregonin të gjithëve rrezikun që i priste nëse “devijonin nga linja e partisë”,” tha ai.
Besimet fetare u ndaluan plotësisht në kushtetutën e Republikës Popullore të Shqipërisë në 1976, nëntë vjet pas fjalimit të Hoxhës.
Neni 37 i kushtetutës deklaronte: “Shteti nuk njeh asnjë fe dhe mbështet dhe zhvillon propagandë ateiste për të përfshirë njerëzit në botëkuptimin shkencor materialist.”
Ndërkohë, neni 55 ndalonte krijimin e ndonjë organizate me karakter fetar.
I arrestuar “në emër të popullit”
Një nga rastet më absurde të persekutimit e pësoi At Ernest Simoni Troshani, tani 90 vjeç, dhe një nga figurat më të respektuara katolike në Shqipëri.
“Ishte mbrëmja e Krishtlindjes më 24 dhjetor 1963, kur kisha mbaruar meshën dhe katër persona erdhën tek unë. Dy prej tyre kishin uniforma ushtarake dhe dy të tjerët ishin veshur civilë,” kujton Troshani.
“Ata më lidhën duart pas shpinës në një mënyrë brutale, sikur të isha një kriminel i rrezikshëm dhe më thanë se “po arrestohesh në emër të popullit” dhe shtuan:” Do të varesh sepse u ke thënë njerëzve dhe të rinjve se nëse është e nevojshme duhet të japim jetën për Jezus Krishtit.’ Ata më trajtuan me egërsi, para prindërve të mi të moshuar, sytë e të cilëve ishin mbushur me lot,” shtoi ai.
Duke qenë se praktikimi i fesë ende nuk ishte i ndaluar me ligj në atë pikë, klerikët u akuzuan për shkelje të tjera në raste të ndryshme të fabrikuara.
“Akuzat ishin të gjitha idiotësi, por në fund ato u formuluan si agjitacion, propagandë dhe përpjekje për arratisje dhe ata shtuan diçka tjetër në lidhje me një meshë që mbajta kur u vra John Kennedy, gjë që ishte e vërtetë sepse kur u vra presidenti amerikan, Papa i Romës këshilloi të gjithë priftërinjtë në botë të mbanin një meshë për shpirtin e tij,” shpjegoi Troshani.
Kleriku tha se ai ishte torturuar në zyrën e prokurorit në përpjekje për ta detyruar atë të pranonte akuzat e rreme kundër tij.
“Ata provuan çdo metodë, i shtrënguan aq shumë prangat saqë më ndaloi qarkullimi i gjakut… Nuk e di se si jam gjallë sot, por kur Zoti të përball me një gjyq, ai gjithashtu të jep fuqinë për t’u përballur me të,” tha ai.
Troshani u dënua me 25 vjet burg, 18 prej të cilave ai kaloi i burgosur në burgun politik të Spaçit në veri të vendit, ku të burgosurit ishin të detyruar të bënin punë të rëndë në minierat ngjitur të bakrit dhe piritit.
Në maj të vitit 1973, një grup të burgosurish organizuan një kryengritje kundër rojeve të tyre dhe filluan të thërrisnin për liri dhe fundin e komunizmit.
“Kampi ishte i rrethuar nga ushtarë të armatosur dhe ata filluan të qëllonin në ajër. Atëherë u arrestova së bashku me 12 deri në 13 persona të tjerë të akuzuar si organizatorë të rebelimit,” kujton Troshani.
“Nuk e kisha idenë fare se çfarë po ndodhte, por situata u përkeqësua kur ata i vendosën të gjithë pas një muri dhe filluan të thërrisnin emra. Tre persona u qëlluan për vdekje para meje,” vazhdoi ai.
Troshanit iu kursye jeta, por ai mbeti në burg. Edhe pse rregullat ishin të rrepta, ai vazhdoi të praktikonte besimin e tij në fshehtësi, duke mbajtur në meshë dhe duke marrë rrëfime. Ndërkohë, ndërsa persekutimi i shtetit ishte shtrirë edhe te familjet e klerikëve, të afërmit e Troshanit u vunë nën mbikëqyrje nga policia e frikshme sekrete, Sigurimi.
Por pasi u lirua përfundimisht nga burgu, Troshani u arrestua përsëri dhe u dënua të bënte punë të rëndë në kanalizime.
Ramazani pas hekurave të burgut
Klerikët myslimanë shqiptarë gjithashtu iu nënshtruan shtypjes nga regjimi komunist.
Mehdi Kraja, djali i një prej figurave më të famshme myslimane në Shqipëri, Hafiz Ali Kraja, kujton se si babai i tij kaloi shumë vite në burg pasi mbajti një fjalim me titull “Çfarë është komunizmi dhe pasojat e tij për fenë dhe kombin shqiptar”.
Fjalimi bëri që Hafiz Ali Kraja u klasifikua menjëherë si një antikomunist dhe kjoo e detyroi atë të fshihej me një familje në qytetin e Shkodrës për rreth dy vjet nga viti 1944 deri në vitin 1945.
Ai u fsheh në një bodrum, nga i cili doli vetëm pasi u shpall një amnisti e cila premtonte: “Të gjithë atyre që kërkohen nga autoritetet do t’u falet dënimi me vdekje dhe vetëm do të burgosen”.
Hafiz Ali Kraja atëherë u dënua me 25 vjet burg. Por ndërsa fshihej, vëllezërit e tij ishin torturuar nga autoritetet në përpjekje për t’i bërë ata të zbulonin vendndodhjen e tij.
“Ne nuk i treguam babait tonë se çfarë po ndodhte, por ai u habit kur vëllezërit e tij shkuan në burg,” tha djali i tij, Mehdi Kraja.
Fëmijët e klerikut u rritën pa e parë atë. Kur ai doli nga burgu, motra ime kishte frikë se nuk mund ta kuptonte që ai ishte babai i saj. Unë vetë e pashë babanë në shtëpi për herë të parë në moshën 26 vjeçare,” kujton Mehdi Kraja.
Ai gjithashtu kujtoi se si ishte keqtrajtuar në shkollë sepse babai i tij ishte në burg për veprimtaritë e tij fetare. Në një incident, një mësues e detyroi atë të rrinte në këmbë në klasë dhe u përpoq ta poshtëronte, duke e quajtur atë “bir të një reaksionari” dhe “bir të një armiku të popullit”.
Si të afërm të imamit të dënuar, familja e Krajës u dërgua në internim të brendshëm nga viti 1955 deri në vitin 1958 në Bajram Curri në veriun e largët të Shqipërisë.
Pavarësisht shtypjes, Kraja tha se babai i tij e priti Ramazanin në burg dhe familja e tij vazhdon të ndjekë traditat kulturore myslimane.
Hafiz Ali Kraja përfundimisht foli nga burgu në vitin 1965, pasi qëndroi në të për 19 vjet.
“S’e kisha parë kurrë në shtëpi babanë”
Një nga historitë më tragjike dhe absurde të persekutimit komunist në Shqipëri është ajo e At Shtjefen Kurtit.
Kurti lindi në vitin 1898 në Kosovë, që në atë kohë ishte pjesë e Perandorisë Osmane. Ai studioi në Austri dhe Romë dhe pasi u shugurua si prift, erdhi në Shqipëri, ku iu dha shtetësia dhe mbështetje për misionin e tij katolik nga Mbreti Zog. Nipi i tij Nikolin Kurti tha se ai ishte prifti tek i cili ishte rrëfyer Nënë Tereza dhe Mbretëresha Geraldinë në oborrin mbretëror deri në vitin 1939.
Por pasi mbaroi Lufta e Dytë Botërore, me Partinë e Punës të Hoxhës tani në pushtet, Shtjefen Kurti u arrestua në vitin 1946 dhe u dënua me 20 vjet burg si agjent perëndimor, nga të cilat ai kreu vetëm 17 vjet.
Ai u lirua në moshën 68 vjeçare, kujton nipi i tij Nikolin Kurti.
“Kur doli nga burgu në vitin 1964, ai u kthye në shtëpi një natë dhe ajo ishte ata kur unë e njoha atë për herë të parë personalisht. Ai ishte i rrudhur, i kërrusur, i sëmurë,” tha Kurti.
Tre vjet pas lirimit të tij, Hoxha përshpejtoi luftën e tij kundër fesë dhe pas prishjes së kishave dhe xhamive, Kurti, tani i moshuar dhe i sëmurë, u caktua të bënte punë bujqësore në një fshat. Gjatë kësaj periudhe, ai u gjurmua nga 16 agjentë të sigurimit të shtetit, sipas dosjes së tij.
Megjithatë, ai gjithashtu pagëzonte fëmijët në fshehtësi. “Kjo u vu re nga sigurimi i shtetit dhe në vitin 1970 ai u arrestua në moshën 72 vjeçare,” tha Nikolin Kurti. Ai u akuzua për spiunazh, sabotim dhe kryeje në fshehurazi të ceremonive fetare.
Pas rënies së regjimit komunist, Nikolin Kurti hulumtoi detajet e përndjekjes së xhaxhait të tij dhe nga dosja e tij e sigurimit ai zbuloi se Shtjefen Kurti i ishte nënshtruar një gjyqi pesë ditor në një ndërtesë që në mënyrë ironike më parë kishte qenë kishë dhe më pas ishte dënuar me vdekje.
Raportet e gjykatës zbulojnë se si, pasi gjyqtari e pyeti priftin nëse kishte diçka për të thënë, Shtjefen Kurti u përgjigj: “Nuk po më dënoni me vdekje, sepse vdekjen dhe jeten e ka Zoti. Ju po më dënoni me shkurtim jete.”
Ai u ekzekutua në shtator 1971 në një vend i cili mbetet i panjohur edhe sot e kësaj dite, por familja e tij nuk u informua. “Familja e mori vesh këtë gjë në fillim të marsit 1973, kur një radio italiane raportoi në lajmet e saj se “në Shqipëri, Shtjefen Kurti ishte vrarë për pagëzim të fëmijëve”,” tha Nikolin Kurti.
Në raste të tjera, burgosja la fëmijë pa prindër për periudha të gjata të jetës së tyre të hershme. Qaramet Koçi, djali i klerikut mysliman të burgosur, Hafiz Sabri Koçi, tha se nuk e pa babanë e tij për 20 vjet, nga mosha shtatë vjeçare, deri në moshën 27 vjeçare.
Kur babai im erdhi në shtëpi, ishte një gëzim i madh, por unë nuk isha mësuar me këtë. Nuk e kisha parë kurrë babanë në shtëpi,” tha Qaramet Koçi.
Filmat përhapin propagandën antifetare
Gjatë epokës së Hoxhës, një ekip kinematografik në Kinostudion Shqipëria e Re iu përkushtua prodhimit të filmave që përhapnin propagandë antifetare.
Në filmat me tituj si ‘Liri a vdekje’ dhe ‘Te vdesësh në këmbë’, klerikët u akuzuan për organizimin e martesave të detyruara, të korruptuara, duke u përpjekur të rrëzonin autoritetet, për marrje ndihme nga fuqitë e huaja dhe si tradhtarë.
Filma të tillë propagandistik u transmetuan me qindra herë në të vetmin stacion televiziv shqiptar që ekzistonte përpara se të binte komunizmi dhe që ende vazhdojnë të shfaqen tani nga kanalet private në vend.
“Këta filma propagandistikë shkaktuan vetëm dëm. Vit pas viti, ata krijuan armiq imagjinarë, akuzuan padrejtësisht grupe njerëzish dhe krijuan realitete të rreme,” tha Jonila Godole, drejtuese e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë.
Qindra artikuj u botuan edhe nga gazetat shqiptare në përpjekje për të bindur lexuesit të ktheheshin kundër fesë, shpesh të shoqëruara nga fotografi nga gjyqet e klerikëve me tituj që i etiketonin ata si tradhtarë ose armiq të popullit, ose nga karikatura tallëse.
Tridhjetë e tre vjet ateizëm i detyrueshëm la gjurmë në shoqërinë shqiptare, tha sociologu Zyhdi Dervishi.
“Unë mendoj se shoqëria shqiptare hyri në ekonominë e tregut dhe proceset demokratike me dy katastrofa të mëdha, e para ishte një shtet i kalbur pa struktura shtetërore të konsoliduara dhe e dyta që ishte pa edukim fetar,” argumentoi Dervishi.
Ai sugjeroi se mungesa e vlerave fetare “dëmtoi shoqërizimin e shqiptarëve” dhe rezultoi në përfshirje më të gjerë në krim.
Pavarësisht ndalimit të adhurimit të Enver Hoxhës, i cili zgjati deri në rënien e komunizmit në vitin 1990, shumica e shqiptarëve sot thonë se janë besimtarë fetarë.
Sipas censusit të vitit 2011, 56.7 për qind e qytetarëve të vendit e konsiderojnë veten mysliman, 10.03 për qind janë katolikë, 6.75 për qind janë ortodoksë dhe 2.09 për qind janë bektashinj.
Një total prej 13.79 për qind nuk pranuan të thonin nëse ata kishin apo jo ndonjë besim të veçantë, por vetëm 2.5 për qind deklaruan se ishin ateistë.
Megjithatë, edhe pse shqiptarët tani janë të lirë të ndjekin cilëndo fe që ata zgjedhin, të afërmit e atyre që vuajtën për besimet e tyre nën sundimin e Hoxhës nuk do të mund të harrojnë kurrë historitë tragjike nga vitet e shtypjes.
Ky artikull u realizua si pjesë e skemës së grantit për Drejtësinë Tranzicionale në Ballkan të BIRN, mbështetur nga Komisioni Evropian.
女性 向け ラブドール あなたからの素晴らしい商品、男。私は以前にあなたのものを知っていました、そしてあなたは単に非常に優秀です。
Edhe gjyshi im prift ka qene, ne Korce. Nuk e goditi njeri.
Po te mos e kishe lojt bythen me gjermanin. Po te zbatoje rregullat dhe mos te beje propagande, nuk te ngacmonte njeri. Nga prift, gjyshi im perfundoi mesues ne fshat. Bukuri…
Per hir te se vertetes, nuk u ankua kurre, te pakten me ze.
Nuk jam per ndalime me force dhe burgosje te atyre qe duan te besojn te zoti i tyre imagjinare, po njerzimi do ishte dhe do te jete me mire sikur feja te mos kishte lindur, app te vijn nje dite qe njerzija ti hapin site te zhvillohen dhe ta kuptojne qe feja eshte prapambetje. Po te shikoshe vendet qe besojn me shume njerzit jan vendet e botes se trete, dhe ato vende qe e kan len pase fene jane vendet skandinave
Per kete mekat mendoj se Enveri s’ishte i pari. Pas marrjes se pushtetit me dhune nga cifutet me ne krye Leninin dhe Trockin dmth rrreth viteve 20, masakerat qe bene ndaj gjithe intelektualeve, por vecanerish klerikeve ishte kriminale. Enveri me eksperiencen 40 vjecare te krimineleve cifute e kishte me te lehte ti neneshtronte kleriket. Por kete se beri sepse urrente fene. Kur perpiqesh te zhdukesh nje botekuptin duhet ta zevendesosh me nje tjeter. Pra zoti i ri ishte Enveri. Ne te vertete Enveri ishte, jo vetem me i madhi nga te gjithe shqiptaret e te gjithe shekujve , por ishte me i madh edhe se zoti. Ne cdo vend te botes mund te thuash se maksimumi 70% e popullsise besojne ne Zot. Kurse ne Shqiperi ne ate kohe besimi ne parti dhe Enver ishte me lart . Shqiperia sipas botkuptimit komunist lindi me 44 kur Enveri erdhi ne pushtet. Cdo fakt apo ngjarje tjeter historike ishte mikroskopike ne krahasim me diten qe lindi Enveri. Ne ishim krenare per Skenderbeun por ama Enveri ishte shume me lart. Ne te vertete ne duhet te fillonim nje kalendar te ri te kohes. Te quhej paE apo psE( para Enveri dhe pas Enveri). Mund te quhet mrekulli e Zotit qe ai botekuptim pothuaj se u zhduk ne nje kohe te shkurter. Ose me pak fjale. Ne historin e njerezimit s’hyn dot me propagande apo genjeshtera, ne histori te vene njerezit me deshire vecanerish pas vdekjes.
ramazoni ne qeli!!!?? ”fatkeqsi’!
Me ligj u ndaluan, orgaizimatat fetare, dhe propaganda fetare.
Bindjet fetare apo besimi fetar, nuk u ndalua me ligj dhe as që mund të ndalohej, ndoshta edhe për faktin se nuk mund të evidentohej.
Propaganda fetare sigurisht që ishte e ndaluar.
Sipas meje, ky ishte ndoshta veprimi më i pa kritikueshëm i diktaturës komuniste në Shqipëri.
Shume e drejte sqarimi qe ben. Ne baze te ligjeve nderkombetare asgje s’ishte kriminale ne monizem. Ndryshimi eshte si zbatohet ligje. Pra ne hollesite dhe praktike. Ne mund te kopjojme kushtetuten Gjermane por sbehemi dot sistem Gjerman. Pra eshte fakt se cdo gje ishte kopjuar pike per pike nga Rusi. Ne e kemi par Everin te veshur si gjeneral ne L2B. Ku e gjeti rrobat qe veshi? Perfshi ketu edhe breket. Nga kombinati tekstil?. Sigurisht cdo gje vinte nga jashte. Pefshi edhe ideologjine, edhe ligjet. E njejta gje ndodh edhe sot. Ne nje selfi te politikaneve tane me politikanet perendimore buzeqeshja u vete vesh me vesh. Pra vazhdojme te mbetemi kopjace.
Zonja apo zonjushe Valbona nje pyetje per ty A po din ti me me tregue se cfare do te thote e drejta e nates se pare.Po ma spjegove kete ta dishe se cfare ke shkruar do te shkoje per dhjame derri.Nuk po te bej pyetje te tjera.
Ne tejkalime ka pas dhe madje jo pak..POR kur shej kleriket islamist qe ne vend qe te merren me punet e zotit merren me politik, madje bejne dhe politik antikombetare kur shkruajne libra dhe” sezione shkencore” duke arritur ne perfundime bajate por jo te pa rrezikshme sic perfundimi se Shqipetaret kane rrenje arabe..Dhe keta klerike askush nuk po ua heq mjekren dhe per tu thene qe gjytyryme si keta soj nukmund te fyejne kaq egersisht nje popull , historia e te cilit eshte e njohur tashme nga punimet e shkencatareve tane dhe atyre boterore ,se ka nje origjine qe na ben krenar dhe ajo eshte origjine iliri pellazgo arberore.Te tjerat jane pordhe me rigon , dhe le ti pine ata qe I leshojne , soj sesa qe nene petkun e klerikut fetare kryen veprime antikombetare..dhe qe Shqipetaret duhet ti kundershtojne rrepte..
Gjeja me e mire qe ka bere Enver Hoxha ishte heqja e fese dhe propaganda qe bente ai kundra ideologjise fetare.Ai dhe strateg te tjere te medhenj materjalist,si Merksi,Engelsi,Lenini madh Stalini e shume te tjere,kane dhene nje kontribut shume te madh ne çlirimin shpirteror te njerezeve nga ankthi dhe frika e fese.Feja eshte nje ideologji anakronike,qe e le njerzimin shume mbrapa,pa zhvillim,se eshte kundra shkences qe çon boten perpara.Feja eshte nje vello e zeze qe prek shpirtrat e njerzeve dhe e bejne ate qe besojne ne nje gje qe nuk e dim ekziston apo jo.Feja eshte kundra te drejtave te njeriut.Nje femer myslimane,nuk lejohet te beje jeten e saj te lire,i mohon shume te drejta deri aty sa i ndalohet shikimi dhe i mbyllen syt me nje perçe me vrima.Feja e le shoqerine njerezore ne erresire dhe nuk ecen perpara.Prandaj Enver Hoxha,me pelqimin dhe miratimin e masave te gjera popullore i hoqi institucionet fetare si mjet propagande,qe predikonin nje hiç.Feja eshte nje arme e forte ne duaret e te pasurve,qeveritareve,politikaneve e korruptuar,per te mbajtur popullin nen sundim.Ne kishe e xhami shkojne vetem te varferit,kurse te pasurit,qeveritaret,politikanet nuk shkojne kurre,se perendia per ata eshte pasurie.
Shume e drejte sqarimi qe ben. Ne baze te ligjeve nderkombetare asgje s’ishte kriminale ne monizem. Ndryshimi eshte si zbatohet ligje. Pra ne hollesite dhe praktike. Ne mund te kopjojme kushtetuten Gjermane por sbehemi dot sistem Gjerman. Pra eshte fakt se cdo gje ishte kopjuar pike per pike nga Rusi. Ne e kemi par Everin te veshur si gjeneral ne L2B. Ku e gjeti rrobat qe veshi? Perfshi ketu edhe breket. Nga kombinati tekstil?. Sigurisht cdo gje vinte nga jashte. Pefshi edhe ideologjine, edhe ligjet. E njejta gje ndodh edhe sot. Ne nje selfi te politikaneve tane me politikanet perendimore buzeqeshja u vete vesh me vesh. Pra vazhdojme te mbetemi kopjace.
feja myslymane ne shqiperi nuk eshte kulture ,ajo eshte njolla e pushtimit osman.Shteti shqiptare sot duhet te respektoi normativen e BE ku ne xhamite e europes nuk lejohen eltoparlantet e minareve te ulurasin
Shqiperia, i vetmi vend ne bote qe eleminoi fene. A mos eshte kjo mencuri? Jo. Ishte nje budallallik I radhes. Enver Hoxha luftonte vetem per pushtet. Ai hoqi fene pikerisht per kete arsye, per pushtetin. Ai nxori jashte ligji pluralizmin, sic ndaloi dajen jashte shtetit apo te flisje kunder tij. Eduard Kardel, nje politikan jugosllav me origjine sllovene, I ka thene Enverit: “Po do te qendrosh ne pushtet elemino kleriket e krishtere”. Dhe ai e beri. Sic kreu cdo porosi jugosllave, qe nga viti 1941.
Gjyshi im ishte prift.Kur filloi lufta kunder fese e rroi mjekren nder te paret sepse kish nje bindje pak a shume te manjte ,ndoshta nga qe studioi ne Rumani.
E falenderuan dhe lane te punoje si puntore kishe. Me qe kish njohuri per ikonat i sistemoi dhe i mirembajti brenda kishes e cila u shpall monument kulture .Gjyshi im i mire qe e respektonte gjithe zona vdiqe ne 88 -ten dhe çelsat e kishes u dorezuan kryetari te keshillit qe ruante me fanatizem gjithçka kishte brenda kishes. Nje dite prej ditesh na erdhi ” pranvera demokratike,, dhe njerezit qe ishin me zotin (nese mund te quhen te tille) , pasi i futen nje dru te mire kryetarit tanime ish kryetare, moren celsat dhe megithese deren e hapen me çeles nuk lane gje pa thyer e shkaterruar.
Ish kryetari sot tek te 70- tat e mbyll biseden ,”hallall drurin o çuna ,flori nuk gjeten se s’kishte , po me ikonat c’paten per ate zot,,? Tani ka lala nje pyetje ,di gje Saliu i “zotit,, ku vajten ikonat sepse Enveri i ” pa zote,, ruajti si monumet kulture ???!!!
Si ka mundesi qe mirditoret qe sot hiqen si katolike te kulluar. Dje prishen kishat e tyre plot gaz e hare nen tingujt e ciftelive dhe daulleve.
Besimi fetar filloi kur MASHTRUESI I PARË TAKOI BUDALLAIN E PARË !
(Mark Twain)
Ah shife shife, po kleriket katolik e myslimane qe i dhane kunoren e Skenderbeut pushtuesit Viktor Emanuel nuk bane veper kriminale ( tradheti e larte ndaj Atdheut ) apo hafiz sabri koçi nje injorant pa shkolle qe hyni ne burg per perkrahje ne vjedhje
Apo feja qe dogji shkencetaret ne turren e druve, apo keta derrat myslimane qe shkaterrojne kudo historine e artin !!!
Robt besimeve fetare e atyne qe shkojne mbas tyne .
Teoria marksiste-leniniste e dy cifutve ish pushteti dhe feja ish nje kundërshtar me pak kur flitej për mbajtjen e pushtetit!