Apeli i gazetares: Ti banor i Unazës e ke inatin me Qeverinë, po mua pse më bllokon rrugën!?

31 Gusht 2019, 19:35Sociale TEMA

Nga Zilie Feçi

Ti banor i Unazës e ke inatin me Qeverinë, po mua pse më bllokon rrugën!?

Prej një viti, disa banorë të Unazës së Re e kanë bërë “pronë” të tyre një copë rrugë nacionale dhe në të njëjtën orë protestojnë, duke kërkuar që Bashkia, Qeveria, apo edhe të dyja bashkë të mos u prishë shtëpitë e tyre.

Kanë apo nuk kanë të drejtë këta banorë, këtë nuk e zgjidhim përmes këtyre radhëve, por ama, inatin që këta banorë kanë me Qeverinë që drejton Rama, apo Bashkinë që drejton Veliaj, pse duhet të ma nxjerrin mua?!

Unë jam një qytetar normal, që paguaj taksat “një më një”, që nuk kam shkelur kurrë një ligj, as nuk ndërtuar me apo pa leje në zona urbane e rurale. Nuk kam bërë asnjë “mëkat” që të marr përgjigjen me bllokim rruge. Le të protestojnë ku e si të munden, por e drejta e tyre nuk mund të cënojë të drejtën time.

Ti banor i zonës së Astirit, inatin me Qeverinë nxirre me Ramën, se ai është kryeministri. Ti banor i Astirit, inatin me Bashkinë nxirre me Erion Veliajn, se ai është i pari i punëve të Tiranës. Me mua ç’ke?!

Unë nuk të kam asnjë borxh, që më zë rrugën. Një vit me radhë në të njëjtën orë, del aty të protestosh dhe një tufë e tërë policësh të ruajnë ty që proteston dhe jo mua që jam në të drejtën time dhe dua të shkoj në shtëpi, pas një dite të lodhshme pune.

Se ty banor i Astirit, që në jo pak raste ke shkelur edhe ligjin, se ke ndërtuar ku e si të mundësh në ato vitet para të tranzicionit, tani të duket e ligjshme çdo gjë, qoftë edhe ajo protesta e përnatshme aty tek kryqëzimi që lidh thuajse të gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse të  Tiranës.

Ti banor i Astirit mendon se je në të drejtën tënde, por unë a kam të drejtë të kaloj në atë rrugë për hallet e mia? Ti banor i Astirit, më mirë shko e bllokoji Lali Erit bashkinë, a Ramës hyrjen në kryeministri, por jo rrugën që kalojnë njerëzit.

Mendo pak, sikur në ato makinat që presin që ti banori i Astirit të mbarosh protestën tënde të ketë fëmijë të vegjël, të sëmurë, prindër që nxitojnë të shkojnë në shtëpi, të tjerë që halli i madh i ka sjellë në Tiranë.

E tmerrshme, në çdo ditë të vitit, një tufë njerëzish dalin në mes të rrugës. Dhe aq shumë policë që i ruajnë dhe u sigurojnë atë që ata e quajnë protestë për të drejtën e tyre. Por për të drejtën time, a do ketë ndonjëherë ndonjë polic?!

27 komente në “Apeli i gazetares: Ti banor i Unazës e ke inatin me Qeverinë, po mua pse më bllokon rrugën!?”

  1. Opinionisti i paanshëm. says:

    Paligjshmëria bën ligj?! Deri kurë kështu?

  2. QYTETAR I TIRANËS. says:

    Yi banor i Astirit, e shfrytëzove sa munde atë copë të Tiranës që nuk ishte e jotja .
    Tani ajo na duhet, për të mirë të të gjithëve.
    Mos na zerë rrugën , se kemi punë e halle.

  3. Fariu says:

    Pershendetje Zj. Gazetare.
    Keshtu arsyetohet dhe shkruhet, dhe jo si shume politiksjane, gazetcare, opikajoniiste apo avokatpiste, qe duke mbrojtur nje te drejte te atyre banoreve (gjithmone nese ata banore kane te drejte ne zbatim te ligjit dhe pa cenuar te drejtat e shoqerise), i nxisin per akte dhune, pa u spjeguar se sa ml nga aksi i rruges (unazes), ka qene vija e ndertimit.
    Unaza ka nje projekt shume te sakte, me profile ku percaktohet sakte cdo element i saj deri tek vija e ndertimit, te aprovuar ne KRRTSH-ne e Republikes qe ne vitin 1989, per nje Tirane me popullsi deri 750-800 mije banore.
    Cfare kusuri ka populli (shoqeria), ligjzbatuesete paguaj per shkelesit e ligjit dhe ketu nuk e kam fjalen per ata qe kane ndertuar pa leje, por per ata qe kane ndertuar kuturu, duke shkelur vijen e ndertimit.
    Nese nuk dinin, te pyesnin ne istitucionet qe nuk i kane penguar kur ndertuan.
    Populli shqipetar nuk ka kusur qe gjithe jeten te paguaj te paligjeshmit.
    Kush eshte i ligjshem te paguhet deri me nje sipas vleres se tregut, kush eshte i paligjshem te mos i paguhet asnje lek, sepse ndryshe po edukojme nje popull per te vepruar ne kundershtim me ligjet ne fuqi.
    Prandaj, BRAVO Zj. GAZETARE.

  4. La troia e katunit says:

    Faji ishte i Saleh Kafshes qe zbriti te ngjashmit e vet ne Tirone. Tok e xanum, maloku dhe fshatari njohin vecmas forcen jo arsyen

  5. Soc.jo rilindas says:

    Bravo ke shume te drejte,qytetare qe protestojne duke cenuar te drejten e qytetareve qe duan te perdorin rrugen dhe te shkojne ne Punen e tyre.Nje shtet frikacak langaraq pa autoritet u Ben sehir se si bllokojne rrugen disa qytetar.

  6. Tirona says:

    Bravo.Jane bere te pa durueshem,thjeshte nuk me vjen keq fare per ta dhe jam tej mase I zhgenjyer me kete lloj qeverie qe vetem qeveri nuk eshte . Kishim nje shprese se do behej shtet por keta e kane mendjen vetem tek lloqet. Nuk te lajmeron njeri se eshte bllokuar filluan rruge ,por vetem kur sheh policin si I forte qe te ben me shenje qe per te ikur ne shtepi pasi je llodhur duhet ti biesh tirones verdall se ashtu mendojne nje tufe zaptuesish dhe idiotesh ,arrin tej shtepia te parkosh makinen shikon nje tufe me bidona qe te kane zaptuar parkimet si te jene pronare te tirones dhe plasje te vjen kur nje tufe me police rrime dhe bejne muhabrt 10 m larg tyre .Nuk ke cfar thua.

  7. Ceni says:

    Shume e drejte. Kafshet njohin vetem te drejtat e tyre. Per te tjeret nuk duan tja dine.

  8. xyz says:

    Të gjithë të të kenë zili moj e ndritura Zilie!

  9. selfo says:

    Bravo Zylie !
    Shkrim i shkelqyer. i drejte perdrejte, pa lajka pa fyerje.
    Edhe ngacmimi i terthorte i qeverise eshte i duhuri e i goditur.
    Nuk ka pse ben liderin liberal Edi Rama. Ka krijuar me neglizhencen e vet nje ishull ku nuk sundon ligji por antiligji.
    E ka shpallur enklave te veten i biri i Fahri Balliut. Sepse ty Edvin dhe ty minister i PBr Leshi nuk i merrni per by….
    ata dhjete, njezet apo tridhjete burra e gra, me idiotin e Fahriut dhe ti rasni brenda per shkelje ligji njemije here te perseritura.
    Por ty Edvin tregohesh trim me drejtoret e PS ne Shkoder qe nje gjysem llafi u thua dhe bejne doreheqje si dele te korruptuara.
    Tu bene dy ishuj te zaptuar nga anarshisto-demokratet: SHESHI I TEATRIT DHE UNAZA E RE.
    iSHALLA NUK I SHKON NE MEND LULIT APO MONES PER TE ZAPTUAR NDONJE OBJEKT, RRUGE, SHESH, MINISTRI, BASHKI, sepse “Ruajna Zot” cmund te ndodhte.

  10. qytetari i dhunuar says:

    Jam plotesisht dakort me kete shkrim.Para tete ditesh e perjetova vete nje tmerr te vertete.
    Kisha shkuar tek nje mik per nje qoke dhe nuk e dija qe keta njerez qe kane nje vit qe dua te drejtat e tyre duke na shkelur tonat kishin filluar prape.Sapo bej metrat e pare fatorini me thote qe ne edhe nje stacion do ecim se pastaj duhet te kalosh ne krahun tjeter se eshte bllokuar rruga.
    Te gjithe sic ishim ne urban te rinj te moshuar gra me femije gra shtatezena zbritem kaluam ne krahun tjeter te rruges dhe hypem tek urbani qe priste.Mu desh qe per te arritur ne shtepi te udhetoja nje ore.Cfare borxhi te kemi kur ne jemi ne te drejten tone.
    Cfare borxhi ju kemi ne qytetaret e thjeshte juve qe keni nje vit qe na hengret jeten , Ju qe kerkoni te drejten tuaj jeni nje grusht njerezish por kete te drejte e doni ta fitoni duke na mohuar te drejten e nje populli te tere qe perdore kete rruge.Nuk keni per te fituar gje se sa here qe dilnie bllokoni rruget keni mallkimin e te gjithe shofereve e pasagjereve e familjareve te tyre qe presin te lodhur e te sfilitur te kthehen ne shtepi per tu qetesuar se neser i pret nje dite e lodhshme.Dil protesto sta mohon kush por blloko mje apo dy korse ne te dy krahet pot aman nje korsi lere te lire.

  11. zonje ke te drejte ! ketu nuk ka shtet dhe keq do shkoje cdo gje ! ketu populli eshte aq gomar se kujton se taksa nuk do paguaj driten nuk do paguaj ujin do e vjedhi ! pastaj vjen qeveria qe mendon se ky popull eshte dele partiake ! du te iki sa me shpejt nga ky vend muti !

    1. SHKELZENI says:

      Par shteti e ka fajin qe ti je i pa kulturuar ?
      SHOKU filloje nga VEHTJA pastaj dile e beje konkluzione

  12. h says:

    Derisa te çlirohet nga trupat pushtuese dhe zaptuese,
    shqipëria nuk do perparojë kurrë.

  13. Erion says:

    Plotesisht te drejte.Zaptuesit e Astirit nuk e kane sensin e ligjit e te qytetarise.Pse nuk kemi patur qeveri serioze keto 30 vjet u dashka shkaterruar dhe zaptuar ku te mundemi??

  14. Zeqir says:

    Keni kujdes kur akuzoni. Tirana ka qindra rrugë dhe, mund të devijoni, kursa ata të mjerë kanë vetëm një shtëpi.

  15. Pedro i ri says:

    E pa imagjinueshme per nje Kryeqytet ” model” qe ka aq shume turiste te huaj, ku gjysma e parkingjeve jane te zena me karrike te vjetra, bidona, arka plastike. Asnje reagim nga qindra polize bashkiake qe hane fara dhe bejne punet personale gjare orarit te punes

  16. Labi says:

    Zonje fajin nuk ta kane banoret e astirit, por ata qe i perdorin si leter tualeti, Lul Hollandezi e i biri Fahriut, qeveria sigurisht ka faj qe nuk zbaton ligjin, te kishin dale ne kohen e qoftlargut dajak tre here ne dite di i jepte, ky palloshi gjate si duket eshte me ta.

  17. Pedro i ri says:

    Po ato qindra vende parkimi te zena me karrike, arka, bidona qe jane turp per Tiranen kryeqytet. Qindra police bashkiake qe hane fara dhe bejne sehir

  18. Pd rrumpalla says:

    Jo more Zeqir, po sikur cdo familje ti shkrepet ne koke dhe te ndertoje nga nje shtepi ku ti teket, si ata qe paskan vetem nje shtepi( dhe ate te paligjeshme,) atehere nuk do te kete asnje rruge ne Tirane ,Vlore,Shkoder e gjetke ,dhe jo me ato qindra rruge qe permend ti

  19. Luli says:

    Protestat te behen para zyrave qeveritare apo kudo qofte, pa demtuar e penguar te tjeret. Cfare ndodh sikur gjithe hallexhinjte mos tu drejtoheshin zyrave po rrugeve? Por kete e kuptojne qytetaret Jo shpellaret. Fatkeqsisht ne jemi me shume shpellare se qytetare.

  20. atje ku nuk hyne truri le te hyje druri ( thenie labe ) says:

    ,,,do dalim NE njehere andej nga Fari Balliu ta “pershendesim ” se na lodhet trapin.

  21. Plaku Xhuxhumaku says:

    Arsyetim naiv dhe totalisht jashte realiteti. Per analogji, protestuesit ne Hong Kong e kane inatin me Qeverin Kineze, dmth sipas arsyetimit te Zilies, ç’faj kane gjithe ata pasagjere qe nuk udhetojne dot nga aeroporti kur protestuesit bllokojne aeroportin? Apo ka maloke te Saliut edhe ne Hong Kong qe nuk pyesin qe shkelin te drejtat e udhetareve?

  22. Omer Kopuku says:

    debila ,ne vend te jeni me popullin qe po i prishen shtepite jeni dakort me Zile fecen , por cfare te presesh nga fecet ai vend eshte i mbushur me to.duke filluar me kryefecen edvin.

    1. desada says:

      omer palla tiau prishin e tiau lujne fene

  23. naimi says:

    NUK KANE FAJ ATA, POR ZDAPI NE KRYE. KA NJI VIT QE AS I QIN AS I LESHON. NQS JANE TE PALIGJSHEM T’I PRISHI, NE TE KUNDERT TE PAGUAJE E TE BEJE RRUGEN. POR KA QEJF TE MERZITET GJITHE BOTA E T’I THONE HALLALL HAJNIA VEC NA BEJ RRUGEN PAVARESISHT SHIFRAVE.

  24. Pamija says:

    Shume e sakte. Bravo.

  25. UK says:

    na e shpifen dhe eshte e padurueshme toleranca dhe nenshtrimi ndaj tyre qe mund te bllokojne rrugen kur duan dhe qytetare te tjere qe nuk zaptuar toka apo ndertuar pa leje mund te penalizohen ne cdo moment..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje