Polonia “i pret faturën” Gjermanisë: Ja dëmshpërblimi i luftës që duhet të na paguani

31 Gusht 2019, 17:15Bota TEMA

Polonia po përpiqet të farkëtojë marrëdhënie sa më të ngushta me Amerikën, por nuk tregon të njëjtin përkushtim edhe me aleatë në Evropë.

Pak përpara përkujtimit të 80-vjetorit të sulmit të Gjermanisë naziste ndaj Polonisë, presidenti polak, Andrzej Duda përsërit kërkesat për reparacione.

“Lufta i shkaktoi dëme të jashtëzakonshme vendit tonë”, deklaroi ai.

Duda tha për “Bild” se reparacionet e luftës janë një çështje përgjegjësie dhe morali.

“Gati 6 milionë qytetarë polakë janë vrarë, qytetet tona u rrënuan, kryeqyteti ynë u shkatërrua tërësisht”, është shprehur kreu i shtetit polak për gazetën gjermane.

Më tej shtoi:

“Shumica ishin civilë të pafajshëm, të vrarë në bastisje, aksione të ndryshme, në geto dhe kampe përqëndrimi. Ne nuk e harrojmë këtë: Gati gjysma e viktimave polake, tre milionë vetë ishin hebrenj, të shuar brutalisht nga ideja e çmendur racore e Hitlerit.”

Nga ekspertizat e kryera me porosinë e ish-presidentit, Lech Kaczynski, sipas Dudas, duket qartë, se këto dëme nuk janë dëmshpërblyer kurrë. Një komision parlamentar në Varshavë do të paraqesë shpejt një faturë në raportin përfundimtar.

“Jam i sigurt, ne do ta gjejmë një zgjidhje”, dhe në të njëjtën kohë, kreu i shtetit polak kujtoi marrëdhënien e mirë mes Gjermanisë dhe Polonisë, duke theksuar se të dy vendet janë pajtuar, në të gjitha drejtimet.

5 komente në “Polonia “i pret faturën” Gjermanisë: Ja dëmshpërblimi i luftës që duhet të na paguani”

  1. mik says:

    Mbas 80 vjeteve, ala nuk jan ba llogaritjet e fatures se L2B ?! Duket qe asht nje ceshtje ” serioze ” .
    Neser Polaket do kerkojne demshpreblime edhe per Prusine !!

  2. Olimpia says:

    Jane pajtuar aq shume sa i kekojne mbi 400 miliarde dollare demshperblime.Greqia u kerkon 300 miliarde dollare…Po te kerkojne edhe ish vendet e BS sidomos Ukrahina ,Biellorusia dhe Russia ….sa shkon fatura …sigurisht 2 mije miliarde dollare…Ne raport me popullsine,hapsiren dhe shkaterrimet,ne se Greqia kerkon 300 miliarde dollare,ne duhet te kerkojme te pakten 60 miliarde dollare.Dhe po ti kerkojne te gjithe vendet i bie qe Gjermania te paguaje rreth 4 mije miliarde dollare.Pa llogaritur humbjet e milionave jeteve njerezore.Ja pra qe nuk paska gabuar E.Hoxha ,perkundrazi u ka kerkuar shume pak ,3 miliarde dollare.Natyrisht sa ishin dy blloqet kundershtare keto para nuk mund te kerkoheshin ,cdo gje e drejtonin SHBA .Por duket qe amerikanet heshturazi tani i miratojne keto kerkesa…Konkurenca e jashtzakoneshme e Gjermanise ne tregun boteror i shqeteson shume shumekombeshet amerikanet .Realisht konkurentet me te medhenj te SHBA jane Kina,Japonia,Germania dhe Korea e Jugut.Ne shekullin e XXI ne plan te pare eshte konkurenca ekonomike dhe lufta per tregje dhe lende te para ,ashtu si ne pjesen e pare te shekullit te XX.

  3. american16al says:

    Polonia ka te drejte , shikoni ku eshte Gjermania si rezultat I mbeshtetjes se USA per me shume se 70 vjet , u rindertua nga zero, ndersa vendet qe u shkaterruan nga gjermanet u rindertuan vet me sakrificat e tyre pa asnje ndihme nga jashte, prandaj dhe Gjemanet e hedhin shurren perpjete si femijet e lastuar e fat cat, por me shume gjera kane per te ardhur se kane shkuar.

  4. Al says:

    Edhe greqia keroje dëmshpërblim por mori atete gjatin

  5. temp says:

    Polonia eshte kthyer nga lindja. Presidenti Polak eshte perfaqesues i nje rryme qe kerkon shperberjen e BE, sepse cilesohet si nje organizate qe eshte ne sherbim te Gjermanine. Vete afrimi i tepruar me Ameriken, kur ajo me Trump-in ne krye duan ta shkaterrojne BE, si nje nga konkurentet ekonomike te SHBA, tregon qarte se cili eshte qellimi i qeverise aktuale te Polonise. Jo vetem kaq, po dhe ideja e 3 deteve, ky hyne vendet e europes qendrore, ka per qellim zbehjen e BE si institucion dhe pergatitjen e nje institucioni qe mund ta zevendesoj. Shqiperia duhet te kete shume kujdes kur te “hedhe valle” me ndonje “aleat te ri”, pasi garancia e vetme e ekzistences se saj jane vendet perendimore. Dobesimi i pozicionit te tyre eshte dobesim i pozicionit te shqipersise ne Ballkan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje