70 notarë nga vende të ndryshme të botës, kanë nisur garën ndërkombëtare e cila fillon në brigjet e Butrintit dhe përfundon në brigjet e Korfuzit.
Për të dytin vit radhazi, notarët nga Anglia, Irlanda, Franca, Greqia, Australia, etj, do të sfidojnë veten për të kaluar me not këtë ngushticë.
Ky aktivitet po ndiqet me kureshtje nga mjaft qytetarë, vendas dhe të huaj të cilët po bëjnë tifo për garuesin e tyre të preferuar.
Eventi zhvillohet si homazh për shumë shqiptare që tentuan të kalojnë kufirin e regjimit komunist të Shqipërisë duke notuar.
Aktiviteti ka synim edhe të promovojë turizmin midis dy brigjeve si trashëgimine kulturore.
Nga Ksamili drejt Korfuzit është edhe pjesa më e ngushtë e Kanalit të Korfuzit në të cilën janë kapur dhe vrarë shumë persona që tentonin të iknin në Greqi me not.(TemA)
Asht nje aktivitet shume prekes qe njerz nga e gjithe Evropa kujtojne viktimat Shqiptare qe u vrane nga rregjimi monist ne kerkim te nje jete ma te mire.
Kam kureshtje, po na Shqiptaret a shfaqim ndonjehere solidaritet per raste te tilla neper bote ? ( asht vetem pyetje ).
shqipot nuk jane evropjane