Humb jetën pilotja dhe prezantuesja e njohur amerikane, e njohur si gruaja më e shpejtë në botë: Tentoi të ecte me 813 km/h

29 Gusht 2019, 09:46Lifestyle TEMA
Humb jetën pilotja dhe prezantuesja e njohur amerikane, e njohur si gruaja

Pilotja profesioniste dhe prezantuesja televizive Jessi Combs ka humbur jetën pas një aksidenti me makinën e saj me motor reaktiv ndërsa po përpiqej që të thyente rekordin personal të shpejtësisë në shkretëtirën Alvord në Oregon.

36-vjeçarja, e cilësuar si gruaja më e shpejtë në botë “mbi katër rrota”, vendosi një rekord me makinën saj në vitin 2013, duke ecur me një shpejtësi prej 480 km/h.

Në vitin 2016, ajo arriti të shkonte deri në 777 km/h, por makina nuk e përfundoi xhiron e plotë për shkak të problemeve teknike.

Ajo humbi jetën mbi të njëjtën makinë që provoi të thyente rekordin tre vite më parë, të quajtur “Shqiponja Supersonike” e Amerikës së Veriut.

Detajet e vdekjes nuk janë bërë ende të ditura, por nga njoftimi zyrtar i familjarëve u kuptua se kishte ndërruar jetë në prani të njerëzve më të dashur.

Vetëm pak ditë para vdekjes, Combs kishte shprehur dëshirën për të thyer rekordin e shpejtësisë me këto makina, që ishte 813 km/h.

1 komente në “Humb jetën pilotja dhe prezantuesja e njohur amerikane, e njohur si gruaja më e shpejtë në botë: Tentoi të ecte me 813 km/h”

  1. Sociologu says:

    C’fare opinioni ka gopisti per ‘ecjen’ me makine te gazetareve tane te ndritur?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje