VIDEO/ Historia përsëritet: Një tjetër yll shqiptar na e zbulon bota

28 Gusht 2019, 15:23Lifestyle TEMA
VIDEO/ Historia përsëritet: Një tjetër yll shqiptar na e

E pranojmë se kur i kemi ca njerëz nuk ua dimë vlerat. Po pastaj ata e ngrejnë karrierën tjetërkund dhe bota ia njeh talentin.

Si më të fundit rast, atij të Inis Nezirit, këngëtares që po na përfaqëson në “New Wave Festival” në Rusi.

Mori pikët maksimale të jurisë dhe është gati për finalen e madhe më 29 gusht. Aurela Gaçe e solli në fokus duke kërkuan mbështetjen mediatike të munguar.

I vetmi që i dha hapësirë Inisit, si përherë, si me Klaudia Pepën, ishte Ardit Gjebrea me “Këngën Magjike”. Inis konkurroi në duet me Flori Nazifin.

Po tani le të shijojmë performancën në Rusi, siç keni shijuar nga larg çdo shkëlqim.

 

4 komente në “VIDEO/ Historia përsëritet: Një tjetër yll shqiptar na e zbulon bota”

  1. Ines says:

    Shqiperia eshte. Per injorantat. Per sinan hoxhen dhe kompani te gjithe shqiptaret behen te njohur jashte shqiprise

    1. vang says:

      TITULLI i artikullit eshte teper i gabuar sepse ai vete nuk e di por INES ishte YLL qe ne festivalin ”Gjeniu i vogel”Ajo megjithse e vogel ne moshe ka kenduar me nje teknike sikur te kishte nje jete te tere me kengen.Kendoi me nje ze te mrekullueshem duke respektuar te gjitha kerkesat qe do nje kenge. Zeri isaj i bukur me karakteristika te vecanta ne notat e ulta dhe te larta eshte per tu admiruar.Besoj se INES mban nje karakter te permbajtur dhe nje profil te thjeshte.

  2. Fatmir says:

    Kengetare e veqant mirepo qka eshte ajo qe e bene te veqant ka nje ze natyral plot shpiert fjalet i rrjedhin thell nga shpierti ndjenja jashtzakonisht .
    Na mungojne fatkeqesisht njerez te rangut boterore ti zbulojme dhe ti trajnojme e ti perkrahim .

  3. Ana says:

    Shqiperi preferehen Noizat e rruges qe po behen model i keq per stilin e shijen muzikore te rinise.Shteti duhet te promovoje vlerat e muzikes e stilit te jetes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje