“Simbol jetese i Amerikës”, Policia ofron 18 mijë $ për të gjetur vrasësit e gomerëve

28 Gusht 2019, 12:53Lifestyle TEMA

Më shumë se 40 gomerë të egër janë gjetur të vrarë  përgjatë një kryqëzimi afër shkretëtirës Mojave. Oficerët e policisë kanë ofruar një shpërblim 18.500 dollarë për çdo informacion të vlefshëm rreth kësaj ngjarje.

Ata shpresojnë që të mund të gjejnë ndonjë pistë që i lidh me vrasësit e kafshëve.

Gomerët e vegjël, të cilët përshkruhen si “simbol jetese i Amerikës Perëndimore” janë vrarë në mënyrë ilegale pranë kufirit Kaliforni-Nevada.

Sipas Byrosë së Menaxhimit të Tokës (BLM), që nga maji i këtij viti, janë vrarë 42 gomerë të vegjël. Ata nuk lejohet të vriten, ngacmohen apo fotografohen në 10 shtete të kontrolluara nga Shërbimi Pyjor i Shteteve të Bashkuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje