Rrëfimi i aktores: Epstein më manipuloi dhe abuzoi me mua kur isha adoleshente. 17-vjeçarja: Më detyruan të shkoj me Princin Andrew

28 Gusht 2019, 11:01Lifestyle TEMA
Rrëfimi i aktores: Epstein më manipuloi dhe abuzoi me mua kur isha

Më shumë se 30 femra, pretendojnë se janë abuzuar seksualisht dhe kanë qenë skllave seksi të miliarderit Jeffrey Epstein, i cili u vetëvra në burg para gjykimit.

Atyre iu është bashkuar edhe aktorja 42-vjeçare Anouska De Georgiou.

Ajo ka deklaruar një ditë më parë, se Epstein e ka manipuluar, shtrënguar dhe më pas ka abuzuar seksualisht me të.

42-vjeçarja, që ka qenë në shkollë me Kate Middleton, tha se ishte adoleshente kur ishte takuar me Epstein.

“Isha e re dhe idealiste, plot shpresë, por Epstein abuzoi me mua, çka ka ndikuar për vite të tëra në marrëdhëniet e mia me njerëzit”, tha ajo, duke mos shpjeguar rrethanat e njohjes me miliarderin.

“Megjithëse unë mendoj se është tragjike kur dikush vdes para kohe, unë jam jashtëzakonisht e lehtësuar që Jeffrey Epstein nuk do të jetë në gjendje të lëndojë më fëmijë, ose më shumë gra, dhe unë jam e kënaqur që jam pjesë e një grupi grash që janë të lidhura përgjithmonë në traumën që duruam në duart e këtij njeriu”, tha ajo.

Krahas saj, Virginia Roberts – ‘skllave seksi’ e Epsteinit – u tha gazetarëve jashtë gjykatës, se Princi Andrew e dinte ‘saktësisht atë që ai ka bërë’ dhe i kërkoi që të ‘pastrohej’.

Roberts, e cila ishte e para që denoncoi abuzimet seksuale të Epstein, tha se ajo kishte bërë seks me Dukën e Jorkut me urdhër të Epstein, kur ishte vetëm 17 vjeç, në Londër.

Mesazhi i saj për Princin Andrew pason mohimet e tij të ashpra nga Pallati Buckingham, pas vdekjes së Epsteinit.

Ai tha se ishte “mahnitur” nga akuzat e abuzimit seksual dhe nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje, përveç simpatisë për viktimat. (TemA)

9 komente në “Rrëfimi i aktores: Epstein më manipuloi dhe abuzoi me mua kur isha adoleshente. 17-vjeçarja: Më detyruan të shkoj me Princin Andrew”

  1. Kaonia says:

    Doli ne mode tani ,qihen sa qihen e kur u bien pendet duan te bejne viktimen.

    1. Demokracia qe enderrojme says:

      Jane 577.000.000 USD per tu ndare. Me pak fjale, 577 kurva qe punuan si prostituta dikur mund te marin nga nje milion secila tani.

    2. MGTOW, USA says:

      Dhe jo vetem “qahen”, po te cojne dhe ne burg, se tani po te jesh femer dhe te ndihesh keq eshte krim i shkaktuar nga burrat !

  2. Kim été says:

    Disa shohin si të pasurohen, dhe të tjerrë se si të kënaqen. Ballafaqimi është douloureux.

  3. tropoja 12 says:

    mira ja u kan bo vetem per nder e keni pas me ju qi ata bobat,pse ankoheni sot kot me i dhan veti randsi,ju shkerrdheheni shpartalloheni germadha boheni tuj u qi qysh 12 vjeçe rrezik qiheni me cilindo tash boni ktu si kurva te ndershme kan abuzu ata me ju pfff,mezi keni prit mu qi me ata me shetit me marr pare luks ,tjeter gja kur i thone femrave na jep seksin nese do punen postin ose perdhunim po kshu….ju shkerdheheni pa lind akoma jo ma 17 vjeç

  4. haze says:

    Shyqyr qe ta hypen moj vajze se do mblidhje akoma gjethe mullage per te jetuar

  5. LORA says:

    ,,,,nga fotot keto nuk duken fare si skllave .
    Perkundrazi.

  6. Haj t’bofte mire. says:

    Duket e vujtur e shkreta. Gjynah, s’pa nje dite te bardhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje