"Fiks Fare" zgjedh dy velinat, ja kush janë 2 vajzat seksi të emisionit investigativ

30 Gusht 2019, 18:17Lifestyle TEMA
"Fiks Fare" zgjedh dy velinat, ja kush janë 2 vajzat seksi

Pas çeljes së audicioneve dhe marrjes pjesë të disa konkurrenteve është bërë e mundur përzgjedhja e dy velinave të emisionit investigative, “Fiks Fare”.

Të dyja vajzat nuk janë pak të njohura për publikun. Velinat e reja të Fiks-it janë përfshirë në konkurse bukurie ku kanë fituar edhe çmime, si dhe kanë qenë pjesë e sfilatave të shumta apo seteve fotografike.

Bukuroshja brune, Dajana Ponari është kurorëzuar “Miss Durrësi 2019”, por ka fituar edhe çmime të tjera si “Miss Sirena”. Po kështu është marrë me modeling, ndërkohë që pasion për të është edhe aktrimi.

Biondja Altea Noka është studente për drejtësi si dhe mban një çmim bukurie, atë të “Miss Bikinit 2018” . Përveç modelingut, Altea është notare, për tetë vite, ku është marrë me not, në një nga ekipet e njohura të kryeqytetit.

Të hënën, në datën 2 shtator, Fiks Fare ju lë takim në të njëjtin orar, në 20:10, në një rikthim me plot investigime dhe çështje të forta.

1 komente në ““Fiks Fare” zgjedh dy velinat, ja kush janë 2 vajzat seksi të emisionit investigativ”

  1. Fatos says:

    Hajde shëmtirë hajde… bjondia nga ato të profesionit më të lashtë në botë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje