DETAJET: Zbardhet skema e ngjarjes, ja se si nisi konflikti i përgjaksh mes 2 familjeve që filloi në Levan dhe vijoi në spitalin e Fierit

1 Shtator 2019, 15:42Kronika TEMA


Ngjarja që tronditi Fierin mbrëmjen e së shtunës nisi në Levan. Dy familje u përfshinë në një konflikt në një lokal dhe pjesëtarët e tyre u plagosën me mjete të forta.

Shkaqet janë ende të paqarta ndërsa mendohet se konfrontimi nisi për shkaqe banale, dhe dy familjet ishin përplasur edhe më herët. Të lënduarit u transportuan në urgjencën e pitalit të Fierit, ku ngjarja precipitoi me përdorimin e armës.

Njeri prej tyre i rrëmbeu armën policit që po ndihmonte në transmportimin e të lënduarve dhe plagosi një prej tyre. Bilanci është 5 të plagosur dhe 5 të arrestuar, ndërsa qyteti i Fierit u blindua nga policia pas ngjarjes së rëndë.

Në Spitalin e Fierit ndodhen 5 të plagosur; Aleksandër Zhapaj dhe dy djemtë e tij, Aldi dhe Gentjan Zhapaj dhe në reanimacion vazhdojnë të qëndrojnë që prej mbrëmjes së të shtunës Klajdi Lamaj dhe Erlind Muçaj.

Ndërkohë në orët e para të mëngjesit të së dielës, në repartin e urgjencës janë paraqitur dy persona për të marrë mjekim, njëri prej të cilëve i plagosur me armë zjarri çifte. Daniel Braçe pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm është shoqëruar nga uniformat blu në ambientet e paraburgimit. Ndërkohë edhe i ati Eqerem Brançe ka marrë ndihmë mjekësore pasi ishte me tension dhe takikardi.

Të plagosurit janë në mbikqyrje të rreptë nga forcat e policisë, që nuk lejojnë gazetarët për ti intervistuar.

Në ambientet e spitalit të Fierit kishte prezencë të madhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe punonjës policie, të cilët kontrollonin hyrjen e njerëzve në godinë.

Drejtoresha e Spitalit Rajonal Fier tha se janë marrë të gjitha masat për përballimin e kësaj situate ndërsa stafi mjekësor është në gadishmëri të plotë për të sëmurët e tjerë që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

Për hetimin e kësaj ngjarje Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka ngritur një grup të posaçëm me Specialistë të Hetimit të Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Njëkohësisht po verifikohen edhe veprimet e punonjësve që ishin në momentet e para në Urgjencën e spitalit.

5 komente në “DETAJET: Zbardhet skema e ngjarjes, ja se si nisi konflikti i përgjaksh mes 2 familjeve që filloi në Levan dhe vijoi në spitalin e Fierit”

  1. Tito says:

    Fjale kot qe muk thone asgje nga e verteta.Klani Ruci ben ligjin ne Fier.

  2. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

    mjaft me me kronika arabesh…………….gezuar kurbon bajrom!

  3. T. S. B says:

    Jane te gjithe mallakastriote koketrashe.
    Ca ka mbiemra me -aj, jane nga ajo zone korrakesh! Rrace muti!

  4. Bledi says:

    Titull bombastik
    Ja si nisi sherri zbardhet
    skema e ngjarjes
    Pastaj ,,,, Shkaqet jane ende te paqarta
    Me realist do ishte titulli
    Sherrit nuk i zbardhet shkaku hahaha
    Ose
    Misteri qe rrethon sherrin
    Enigma e sherrit etc etc
    Policia po punon per te zbardhur te zezén
    Me kete shkrim tani u be dhe me e paqarte situata

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje