Dyndje refugjatësh në Greqi: Qeveria e Mitsotakis vendos t’iu heqë të drejtën e apelimit për azilkërkuesit

1 Shtator 2019, 13:21Bota TEMA

Greqia do të zhvendosë emigrantët nga kampet që gjenden në ishujt grekë, në përpjekje  për t’u përballur me valën e re të emigrantëve. Një ditë më parë është marrë vendimi që të shtohen masat e sigurisë në kufijtë e saj.

Këshilli i Qeverisë për Çështje të Jashtme dhe Mbrojtje zhvilloi dje një mbledhje të jashtëzakonshme, pas një numër i madh emigrantësh mbërriti gjatë kësaj jave në Greqi.

Për të ndalur fluksin e emigrantëve në Greqi, do të bashkëpunojë edhe agjencitë e BE-së, Frontex, por edhe NATO. Në Greqi vazhdojnë të qëndrojnë emigrantë të shumtë, që iu është refuzuar kërkesa për azil, por që  vazhdojnë të qëndrojnë në këtë shtet.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit për Çështje të Jashtme dhe Mbrojtje po ashtu është vendosur që të shkurtohet procedura e azilit – që mund të zgjasë për disa muaj – dhe do të hiqet faza e apelimit për azilkërkuesit që u është refuzuar azili dhe të cilët do të deportohen.

1 komente në “Dyndje refugjatësh në Greqi: Qeveria e Mitsotakis vendos t’iu heqë të drejtën e apelimit për azilkërkuesit”

  1. Krysho Ludovik says:

    Futini nje vaftisje dhe behen automatikisht greke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje