Mit apo realitet: A është Suedia një shtet socialist?

31 Gusht 2019, 18:08Bota TEMA

Ekziston një perceptim gati i mitizuar mbi Suedinë, si një vend socialist i suksesshëm. Por sa e vërtetë është kjo?

Suedia ka taksa relativisht të larta në krahasim me vendet e tjera të zhvilluara, ndërsa ekonomia nuk drejtohet nga shteti dhe, bizneset e mëdha dhe të vogla janë në duar private.

Në parim, është një vend në krye të botës për sa i përket lirive ekonomike dhe kushteve të biznesit.

Për më tepër, sistemi i pensioneve wshtw reformuar dhe privatizuar pjesërisht, ndërsa në arsim veprojnw kuponat, përmes të cilave prindërit zgjedhin shkolla për fëmijët e tyre, qoftë shtetërore apo private, gjë që është e paimagjinueshme në çdo vend socialist.

Futja e kuponit në arsim ndodhi në fillim të viteve 1990, bazuar në parimin se prindërit dhe jo shteti, kishin të drejtë të zgjidhnin shërbime arsimore për fëmijët e tyre. Prindërit marrin një kupon, zgjedhin një shkollë – publike ose private – në të cilën do të shkojë fëmija, dhe do të paguajnë edukimin e tyre me atë kupon.

Shteti ende përshkruan një program mësimor, të cilin duhet ta respektojnë të gjitha shkollat ​​e financuara nga kuponat. Kuponat mbajnë buxhetin e qeverisë lokale në zonën ku ndodhet shkolla, dhe shumat mund të ndryshojnë midis qyteteve dhe komunave, por duhet të paguhet një minimum – kostoja mesatare e shkollimit publik për nxënës.

Gjithashtu, shkollat ​​private janë të lira të zgjedhin metodat e mësimdhënies dhe organizimin e programeve arsimore, brenda kurrikulës së përcaktuar kombëtare.

Identifikimi i problemeve demografike me të cilat përballet e gjithë Europa, ka bërë që Suedia të reformojë sistemin e saj të pensioneve. Sistemi i mëparshëm, i cili mbështetej në egalitarizëm dhe solidaritet të fortë dhe favorizonte ata që punonin me orë më të shkurtër ose paguan më pak, u zëvendësua nga një i ri, i cili vendosi lidhjen midis pagesave të pensioneve dhe jetëgjatësisë.

Në sistemin aktual, çdo person i siguruar brenda sistemit të solidaritetit ndër-gjenerues paguan kontributet e tij në një llogari të pensionit individual. Eshtë një llogari imagjinare, fiktive, e cila shërben për llogaritjen e të drejtave të së ardhmes në një sistem të pensionit solidar, përkatësisht shumën e pensionit.

Kjo llogari është formuar nga të gjitha kontributet e dhëna në paga, që janë 18.5 përqind të saj. Gjysma e kësaj shume paguhet nga punëdhënësi dhe gjysma tjetër nga punëtori. Nga kontributi i përgjithshëm, 16 përqind shkon në llogaritë individuale të lartpërmendura, dhe 2.5 përqind shkon në fondet e kursimeve të investueshme.

Koha e daljes në pension është shumë fleksibël dhe fillon në moshën 61 vjeç, por gjithashtu nënkupton një pension më të vogël në mënyrë që punëtorët të motivohen të punojnë sa më gjatë. Nuk ka kufi të sipërm për pension, kështu që çdokush mund të punojë për aq kohë sa dëshiron.

Gjithashtu, pensioni nuk do të thotë që një person duhet të ndalojë punën. Pensionisti kështu mund të krijojë të ardhura shtesë, por edhe duke përmirësuar kohëzgjatjen e tij/saj të shërbimit, pra pagesën në llogari në sistemin e pensioneve. Suedia ka jetëgjatësinë me prirjen më të gjatë në Bashkimin Evropian – mbi 41 vjet.

Një mjedis i favorshëm i biznesit ka krijuar kompani si IKEA Ericsson, Volvo dhe H&M. Suedia është rregullisht në pararojë në studime të ndryshme mbi kushtet e fillimit të një biznesi dhe liritë ekonomike. Shumë kompani globale të teknologjisë si Skype dhe Spotify sot i kanë rrënjët e tyre në Suedi.

Taksa e të ardhurave të korporatave është 21.4 përqind.

Pra, jo vetëm që nuk është një vend aq socialist, por dukshëm aplikon një kapitalizëm klasik, ku mirëqenia prevalon mbi efektet e atij që mund të quhet kapitalizëm i egër.

10 komente në “Mit apo realitet: A është Suedia një shtet socialist?”

  1. Te flasim shqip says:

    Po “prevalon: mund te thuhet shqip e bukur “mbizoteron” (prevail eshte ne anglisht e frengjisht).

  2. Raimond vlonjati says:

    O kokeqyp !
    Ne librat e ekonomise thuhet keshtu :

    Vendet simbol te Komunizmit Kina , Kuba

    Vendet simbol te Socializmit : Suedia ,

    Vendet simbol te Kapitalizmir : USA , Japonia

    1. vang says:

      Raimond :Nje vend socialist nuk ka opona private me perjashtim te shtepise dhe kopshtit qe e rrethon. Arsimi eshte pa dyshim shtetror dhe i komanduar,aspak privat,si dhe pensionet.E shumta qe mund te lejoje nje vend socialist jane dyqanet e vogla qe edhe ato nga forca e konkurences shtetrore shpejt mbyllen.Por karakteristika baze e socializmit eshte::::PRONA NE DUART E SHTETIT..Kur nje shtet i zhvilluar si Suedia qe ka arritur paga te mira dhe te drejta per qytetaret e saje nuk do te thote qe eshte socialit.Biles ne krahasim me Shqiperine socialiste ishte shume me perpara por jo se Suedia eshte vend socialist.

  3. Shqiptari ne suedi says:

    A çna mbushe mendjen! Pse e quajne socialist pastaj??? Ndryshimi qendron ne SHPERNDARJEN e te ardhurave?! Kurse ne skemi akoma PRODHIM o mik. Pa prodhuar aha …. me se paguhen pensionet???
    1 history 1 vjeçare surdeze ne BBC – 1 mjek ankohej se rroga ishte vetem 300000 Euro ne vit. Do le vendin tha … 1 tjeter person ne telefon i thote – ik se fo ncjere te tjere mjeke ..
    Ahere e kuptoi qe ishte Profedori i tij e kerkoi faleje. Duhet te hane te gjithe …

    1. vang says:

      Shqiptarit ne Suedi: Emri socialist eshte faza e pare e shteteve komuniste. Keto shtete vetequhen socialiste dhe komuniste sepse prona eshte ne duart e shtetit .Ka shtete qe mbajne vetem emrin si socialiste dhe komuniste dhe ne fakt nuk jane me si p.sh.Kina.Tjeter gje te thuash se disa vende te Europes perendimore kane arritur standarte te larta dhe permbushin te drejtat sociale te shtetasve te tyre duke bere te thone se jemi shtet social.Por ky nuk eshte nje shtet socialis si faze e pare e shtetit komunist i cili zoteron te gjithe pronen e atij shteti.Ngatrresa krijohet sepse Shqiperia ishte e varfer por kishte sistem socialist,ndersa Suedia e pasur dhe e zhvilluar shtetasit e saje gezonin te drejta sociale me shume se nje shtetas sosialist shqiptar: si pagat,pensionet,sherbimet mjeksore,lejet vjetore etj.

  4. Heja Sverige says:

    Informacion i gabuar ne lidhje me “kuponat” ne arsim. Nuk ekziston asnje lloj kuponi kur behet fjale per perzgjedhjen e shkolles per femijet.
    Shkola ne Suedi eshte e decentralizuar, qe do te thote se jane komunat, qe kane te drejten eksluzive te organizimit te arsimit (sidomos anen ekonomike). Ajo qe eshte e perbashket eshte kurrikula kombetare per arsimin (ne fakt tri sosh, nje per cerdhet/kopshtet, nje per shkollen 9-vjecare dhe nje per gjimnazet). Mesuesi eshte nga njera ane i detyruar te ndjeke parimet dhe kerkesat e kurrikules, por nga ana tjeter eshte autonom kur vjen puna se cfare mateiralesh apo tekstesh mesimore do te perdore me nxenesit.
    Sa i takon perzgjedhjes se shkolles qe bejne prinderit eshte e tjeshte: ose pranojne shkollen qe u cakton femijeve te tyre komuna (zakonisht bazohet ne afersine gjeografike), ose ata vete kerkojne qe femija i tyre te shkoje ne nje shkolle tjeter, qofte komunale ose private. Nuk ka pune kuponash ketu, duhet te jete perkthyer gabim nga artikullshkruesi.
    Nje informacion shtese rreth shkollave private ne Suedi. Dallimi i vetem mes shkollave komunale dhe atyre private eshte fakti se nen regjine e kujt organizohet puna ne shkolla. Te dyja llojet e shkollave marrin nga komuna nje sasi te caktuar Koronash per koke nxenesi. Ne rastin e shkolles komunale, keto para i administron drejtori i shkolles komunale (natyrisht nen drejtimin e drejtorise se shkollave ne komune). Ne rastin e shkollave private keto para i administron firma private, e cila ato para i perdor per punesimin e mesuesve, pagesen e qerese se godinave etj. Fitimin firma private e fut ne xhep, sic edhe mund te dale me humbje, prandaj eshte firme private.
    Kaq per kete ceshtje te shkollave ne Suedi, se ua lodha koken edhe juve.

  5. Tak says:

    Ne se fjala SOCIALIST perkthehet PER TE DREJTAT SHOQERORE atehere edhe vendet nordike mund te konsiderohen te tilla. Karaketeristike e tyre eshte se shumica jetojne njesoj, ama ne menyre dinjitoze. Ne se shkollat,spitalet jane cilesore dhe falas, keto sherbime i gjen ne vendet nordike. Shteti e arrin kete duke taksuar rrogat relativisht te larta. Kur kam qene per studime atje, profesori shpjegonte se rroga gati i pergjysmohej nga taksat. Kane shtepi, rruge te mira dhe jetojne ne menyre modeste. Mund të duket habi, po aty studentet ne konvikte e benin buken vete. Benin disa buke njeheresh dhe kishin nje traste prej cope me numer, qe konvikti ua kishte dhene, dhe i futnin ne ngrirje. Buka ruhej mire. Kur donin ta perdornin e shkrinin dhe i jepnin nje ripjekje te lehte.
    Kjo ndoshta ka qene tradite e nje vendi me bore gjate gjithe dimrit.
    Llukse te tepruara apo makina super te shtrenjta aty nuk shihje. Rregulli dhe qetesia ishin mbi normalen, e kunderta e jetes se zhurmshme ne Shqiperi.

    1. Heja Sverige says:

      Rrogat deri ne 3500 euro tatohen diku mes 25-28% (varet nga komuna ku jeton). Per cdo euro mbi 3500 tatohesh mes 45-50%.

  6. Svenebanan says:

    Ah mor te shkrete taksa e korporates 21% thot . Ne suedi vetem puntori paguan 30% income tax imagjino korporatat qe arine nga 40 -60% te fitimit. Beni nje investigim per per real estate dhe do ckulni lesht e kokes se si ne suedi bankat zotrojne pjesen me te madhe te banesave dhe suedi 90 % te trasaksioneve dhe shitblerjeve behet me kart . Ku bankat kane fuqi te tilla per ca socializmi flasim. Suedia e dashur ishte dikur nje vend i bekuar socialist nen drejtimin e te madhit Tage Elander dhe me kollosin e ndiere Olof Palme. Me vrasjen e Palmes vdiq dhe socializmi ne sudi .R.I.P Sverige.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje