Enver Hoxha informonte ambasadorin sovjetik më 1956: Jugosllavët duan agjenci detare në Durrës, s’ua japim

1 Shtator 2019, 13:41Dossier TEMA

Nga Thanas Mustaqi

Legata jugosllave në Tiranë ka kërkuar hapjen e një agjencie detare në Durrës, bënte të ditur Enver Hoxha, sipas një kabllogrami të 9 korrikut 1956 të ambasadorit sovjetik në Tiranë.

Në përmbledhjen me dokumente të arkivave ruse, botuar në vitin 2003, është përshirë regjistrimi i një bisede sekrete, ku Enver Hoxha informon qeverinë sovjetike se legata jugosllave në Tiranë, ashtu si edhe më parë, vazhdonte të mbante lidhje me shtetas shqiptarë.

Sikurse dihet në vitin 1950, kur ishte ende gjallë diktatori sovjetik J.V. Stalin (1878-1953), në vitin 1950 u ndërprenë marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, të cilat u rivendosën në mars 1954. PK e BS e kishte përjashtuar Jugosllavinë nga blloku socialist në vitin 1949.

Sinjalin e parë se udhëheqja e re sovjetike pas vdekjes së Stalinit po e ndryshonte kursin e mëparshëm në drejtim të Beogradit, Enver Hoxha e mori që në qershor të vitit 1954. Në fakt pati një “behar” të vogël në raportet midis Tiranës dhe Beogradit.

Por ato u acaruan së tepërmi pas konferencës së partisë së Tiranës (14-20 prill 1956) dhe Kongresit të 3-të të PPSH (25 maj – 3 qershor 1956). Pikërisht takimi i 9 korrikut 1956 të Enver Hoxhës me ambasadorin sovjetik Krilov, vjen pas këtyre dy ngjarjeve.

Dokumenti

Nga procesverbali i bisedës së ambasadorit të BRSS në RPSH, L. I. Krillov, me Sekretarin e Parë të KQ të PPSH Enver Hoxha, rreth raporteve shqiptare-jugosllave

9 korrik 1956. Sekret. Kopja nr. 1. Sekretari i Parë i KQ të PPSH, shoku Enver Hoxha më ftoi sot në shtëpi, dhe më bëri të ditur se kishte dëshirë të konsultohej me mua për ndërtimin e raporteve me Jugosllavinë…

Legata jugosllave ka ngritur problemin e hapjes së një agjencie të tyre detare në Durrës, me sebepin se një pjesë e madhe e ngarkesave me mallra hungareze, polake e çeke mendohet se do të dërgohen tashmë në Durrës nëpërmjet portit jugosllav të Rjekës. Por edhe Bashkimi Sovjetik, Bullgaria, Rumania, që bëjnë tregti me Shqipërinë duke qarkulluar një volum të madh mallrash nëpërmjet Durrësit, nuk kanë agjenci në këtë qytet.

Dihet, se kjo drejtohet kundër nesh, thotë Enver Hoxha. Po të mos jemi dakord, atëherë jugosllavët do të kenë edhe një motiv tjetër për të propaganduar kundër nesh. Po të mos jemi dakord, atëherë jugosllavët nuk do t’i lejojnë hungarezët, çekët dhe polakët të kalojnë transit nëpërmjet Rjekës, duke na fajësuar neve…

Në foto: Pamje e pjesshme e Durrësit në vitin 1956.

3 komente në “Enver Hoxha informonte ambasadorin sovjetik më 1956: Jugosllavët duan agjenci detare në Durrës, s’ua japim”

  1. Kim été says:

    E ka rradhën BE, të ketë fatin e Jugosllavise.

  2. Edi says:

    Skenderbeu qahej tek Papa. Enveri tek ruset. Sot tek amerikanet. Iliro pellazget me breke neper kembe ne cdo hap te historise. Asnjehere nuk kane qene burra.

  3. shqiptari says:

    Kurse Sala ,Rama dhe Iliri bejne gara kush ta shese me lire kete vend,ose me sakte ta dhuroje cdo gje tek serbi dhe greku qe te qendroje ne pushtet.Ne djall armiqte dhe keqberesit e ketij populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje