Ish anëtari i Këshillit Kombëtar, akuza Bashës dhe PD: Po sillen me mediat si Enver Hoxha dhe Byroja Politike e PPSH

1 Shtator 2019, 19:23Politika TEMA

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të Lulzim Bashës në lidhje me mediat.

Partia Demokratike i etiketonte si ‘armike’ disa media, si edhe i akuzonte ato për qëndrime ‘antiopozitare’.

Duke iu referuar një dokumenti ku sanksionohen qëndrimet e PD ndaj mediave, Kulluri ka dhënë alarmin se edhe Basha po sillet si Rama.

“Nese ky dokument është i vërtetë është një turp i paparë! Si mundet partia që rrëzoi komunizmin dhe sanksionoi lirinë e shprehjes dhe medias të trajtojë me këtë fjalor komunist mediat që kanë qëndrime të ndryshme nga Lulzim Basha! Si mundet që të njëjtat qëndrime të Edi Ramës për gazetarët që s’i pelqejnë si “kazan” etj., ti përdorë edhe më keq Partia Demokratike e Shqipërisë?! “, pyet Kulluri.

Sipas tij, Basha dhe bashkëpunëtorët e tij mund t’u përgjigjen mediave dhe gazetarëve me të cilët nuk bien dakort dhe të polemizojnë me ta, nëse nuk janë dakort.

“Por ti etiketosh si Komiteti Qëndror i PPSH njëherë e një kohë ”armiqtë e vijës së Partisë dhe Shokut Enver, është më së shumti e turpshme dhe më së paku qesharake”, shkruan më tej Kulluri.

4 komente në “Ish anëtari i Këshillit Kombëtar, akuza Bashës dhe PD: Po sillen me mediat si Enver Hoxha dhe Byroja Politike e PPSH”

  1. Cfare e ka enverin lulashi qe ngjajne si dy pika uji.

  2. Pd rrumpalla says:

    Ha, ha ha cila parti rrezoje komunizmin (Partia Dallkauke) ./Ku ti kerkoj rrenjet e tua Parti/ se ti as dege nuk ke, pale rrenje qe s’behet fjale. Ja kjo eshte PD qe na paska pagezuar, dhe jo rrezuar komunizmin

  3. Aleksander says:

    Basha ik.

  4. ENVERI YNE says:

    Ore ketij Lulit ku i ka punuar e ema???
    PASI OSE RASTESHIST OSE BIOLOGJIKISHT NGJAN JASHTE MASE ME KETE BABLOKUN QE I THAM BABE PER 40 VJET RRESHT.????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje