Caktohen prokurorët që do hetojnë dosjen 184 në Dibër

2 Shtator 2019, 14:06Kronika TEMA

Dy prokurorët, Rifat Kojku dhe Belina Zeneli do të hetojnë dosjen 184, ku janë akuzat për shitblerjen e votave në bashkinë e Dibrës në 2016.

Prokurorët u caktuan nga drejtuesja e Prokurorisë së Dibrës.

Dosja iu dërgua për kompetencë nga Prokuroria e Përgjithshme, pasi u ndryshua vepra penale dhe nuk kishim të bënim me “bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.”

Drejtuesja e prokurorisë Dibër, Esmeralda Cani nuk ishte pjesë e shortit për shkak të marrëdhënieve familjare me personat në hetim. Bëhet fjalë për Arben Keshin, kushëri i prokurores së Dibrës i cili doli nga disa prej përgjimeve të publikuara nga gazetar gjermane “Bild”.

Hetimet nisën nga Prokurori i Krimeve të Rënda, Gentian Trenova, i cili u shkarkua nga Vettingu.

Dosja i kaloi prokurorit të Krimeve të Rënda, Klodian Braho i cili shpalli moskopetencën. Më pas Arta Marku urdhëroi transferimin e saj në Dibër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje