8 gabimet fatale të Real Madridit këtë verë

3 Shtator 2019, 20:28Sport TEMA

Merkato e Real Madridi ka përfunduar, por dyshimet për sa i përket vendimeve të drejtuesve janë të mëdha. Revolucioni i shumëpërfolur nuk nisi asnjëherë dhe me përjashtim të Eden Hazard, yjet nuk erdhën.

Tani që është mbyllur merkato e verës, dyshimet mbeten, dhe Los Blancos kanë bërë një numër të madh gabimesh.

Real Madrid ka paralajmëruar një revolucion të madh për sezonin  2019/20. Zinedine Zidane e donte diçka të tillë, por nuk ka ndodhur. Madridi bleu vetëm një yll dhe skuadra nuk ka evoluar.

Los Blancos duhet të investonin, por shpenzuan 305 milionë euro për lojtarë të cilët nuk bëjnë pjesë në elitë. Shifrat me të cilat janë blerë disa lojtarë janë të dyshimta, por Madridi thekson se ato janë blerjet e së ardhmes.

Perez dhe Zidane kishin Marcos Llorente, Sergio Regulion, Mario Hermoso, Martin Odegaard dhe Pablo Sarabia, por të gjithë janë larguar për shumë pak para, në formë huazimi, dhe tani po shijojnë futbollin e tyre diku tjetër.

Paul Pogba ishte një nga lojtarët e kërkuar nga Zidane, dhe ai ishte gati ta vendoste në qendër të projektit mesfushorin francez, por ai qëndroi te Manchester United.

Gareth Bale dhe James Rodriguez vazhdojnë të jenë pjesë e e ekipit, megjithëse Zidane donte t’i largonte. Tani, ai duhet të ulë hundën dhe t’i shfrytëzojë.

Pa asnjë blerje të re në qendër të mesfushës, Madridi ka mbetur i pabalancuar për betejën e sezonit të ri me vetëm katër mesfushorë, Luka Modric, Toni Kroos, Casemiro dhe Fede Valverde.

Askush nuk erdhi për t’i dhënë një dorë brazilianit. Pa Llorente, forma fizike e Casemiros është më e rëndësishme se kurrë.

Sergio Ramos dhe Raphael Varane kanë fituar më shumë trofe se çdokush tjetër, por Reali kishte nevojë për një përforcim në qendër të mbrojtjes. Askush nuk erdhi përveç Eder Militao-s, por ekipi kishte nevojë për një tjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje