"Babalja", Gazmend Bardhi e mohon: Nuk jam takuar rastësisht me Fredi Alizotin, e pashë veç në televizor

4 Shtator 2019, 14:43Kronika TEMA

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi mohoi se është takuar me Fredi Alizotin pasi dëshmoi për çështjen ‘Babalja”.

Bardhi tha para gazetarëve se dëshmia e Alizotit, i cili pretendoi në gjyq se ishin takuar rastësisht, ishte gënjeshtër .

Ndërsa shtoi se e ka parë për herë të parë sot në sallën e gjyqit.

“Zotëria pretendoi se rastësisht jemi takuar. Në fakt është gënjeshtër. Unë atë zotërinë e shikoja për herë të parë në sallën gjyqit dhe nuk jam takuar kurrë me të. Ndryshe nga rasti i Albert Veliut, me të cilin janë takuar darkën e ditës kur ne kemi bërë denoncimin publik të përfshirjes në trafik droge të vëllait të ish-ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ndërkohë Bardhi përsëri se nuk ka marrë asnjë kërkesë nga gjykata për tu paraqitur forcërisht për të dhënë dëshminë. Ai shtoi se është njoftuar nga mediat se duhej të paraqitej në gjykatë.

“Nuk kam marrë asnjë kërkesë për tu paraqitur forcërisht në gjykatë. Jam njohur nëpërmjet medias për nevojën që kishte gjykata që unë të paraqitesha për të dëshmuar në këtë proces. Lidhur me procesin kam marrë vetëm një njoftim për thirrjen time si dëshmitar në datën 24 korrik 2019 ku për shkak të një aktiviteti politik e kam pasur të pamundur të paraqitem. 

Më pas në asnjë seancë tjetër gjyqësore nuk kam pasur  asnjë njoftim për të dëshmuar në këtë proces. Nëse do kisha pasur do kisha ardhur në çdo proces që do isha thirrur nga gjykata. Për shkak se kjo çështje u bë mediatike dhe mora njoftimin nga media se duhet të paraqitesha në gjykatë si dëshmitar në 4 shtator me vullnetin tim të lirë jam paraqitur për të dëshmuar.”

7 komente në ““Babalja”, Gazmend Bardhi e mohon: Nuk jam takuar rastësisht me Fredi Alizotin, e pashë veç në televizor”

  1. shqip says:

    Ketyre vetem prasi i Tritan Shehut i ben pune. Ku ti keni , ju bashke me Lylzimet e me Babolet. Deri dje bente garipin ky bashke me Sakianusin qe eksitohet me Whatsaap. Po nuk u be shenbull ndonjeri nga kata pisat, ky vend keshtu do shkoje, ma breke neper kembe. Merrini mor me shkelma e rrasini brenda. Njerez perverse. Njeri thur plane me Babale. Tjetri ka 6 muaj qe bllokon rruget e Tiranes, ai mostra ben thirrje hapur per rebelim me arme, ndersa presidhjeri fshin menderen me kushtetuten. Yyyy shtet legen. Ne nje vend tjeter Europian keto marrezira as qe mendohen, e jo me te praktikohen live.

  2. Ilir says:

    Ou , kur paskan aktivitete politike, keta trimat nuk paraqiten ne gjykate!
    Justifikim idiot!

  3. tori says:

    Ah e shkreta Shqiperi.E njajta PD tash 30 vjet,mashtruese,genjeshtare,manipuluese o shkurt mishrim I viteve te keqija njerezore.Aglomerat I te pa afteve I I paditunve,rrencakeve,vrasesve e………E pa mujtur te thojne nje here e vetem nje here te verteten.Ta bejne Dajtin fushe pjellore…

  4. Ylli PD says:

    Po pse mo Gaz po personat e poshteshenuar ku i ke takuar me pare ti:
    Jonel Kristo
    Erli Balaj
    Denion Mejdani
    Leons Hasani
    Denis Hysenbelli

    Ne gayromeo, grinder apo OKcupid, chapy, Tinder ?????

  5. Demokrati says:

    Po pse mo Gaz po personat e poshteshenuar ku i ke takuar me pare ti:
    Jonel Kristo
    Erli Balaj
    Denion Mejdani
    Leons Hasani
    Denis Hysenbelli

    Ne gayromeo, grinder apo OKcupid, chapy, Tinder ?????

  6. Taraboshi says:

    Gazmend Bardhi sa here qe flet vetem mashtron.as nje here nuk thote te verteten.Gazetari e njihka ndera ky jo.Biles edhe nuk e paska pare kurr.vetem ne sallen e gjygjit.Ky njeri eshte i mbushur pisllikun e rrugeve dhe vetem gjera te tilla nxjerr nga goja.Njeri i pa burre.

  7. USA says:

    E ke taku o pede pasi per punoj brecani dhe kolici kokaines do jeni ne burg te gjithe palet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje