Përgjigjja nga Italia, vendimtare për fatin e Valdrin Pjetrit

4 Shtator 2019, 11:22Kronika TEMA

Përgjigjia e autoriteteve italiane të drejtësisë dhe autoriteve policore italiane do të jenë vendimtare për fatin e ish-kryebashkiakut të zgjedhur të Shkodrës Valdin Pjetri.

Prokuroria e Përgjithshme thotë se është në pritje të këtyre përgjigjeve dhe thekson se “janë vendimtare për marrjen e një vendimi”.

Prokuroria më tej ka bërë dhe një kronologji të veprimeve të ndërmarra prej Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe Verifikimit të Integritetit të Personave që Zgjidhen Emërohen ose Ushtrojnë Funksione Publike, deri ditën e sotme:

-Më datë 5 gusht 2019, në zbatim të ligjit Nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar kërkesën e administruar prej subjektit “Partia Demokratike” për verifikim të detajuar të subjektit Valdrin Pjetri dhe, në të njëjtën datë ka filluar procedura e verifikimit.

-Më datë 6 gusht 2019, është administruar formulari i vetëdeklarimit të subjektit Valdrin Pjetri prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

-Më datë 6 gusht 2019, i është dërguar shkresa për verifikim Zyrës së Gjendjes Gjyqësore, Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, Drejtorisë së Policisë së Shtetit, organeve të prokurorisë (prokurorive pranë gjykatës së shkallës së parë, prokurorive pranë gjykatës së apelit, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda).

-Më datë 6 gusht 2019, Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar pranë Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit, si dhe pranë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për verifikim të mëtejshëm nga autoritetet e drejtësisë italiane, duke iu kërkuar këtyre të fundit vënia në dispozicion e çdo lloji vendimi penal të dhënë nga gjykata, vendim për masa sigurimi personale apo vendime dëbimi, në emër të shtetasit Valdrin Pjetri.

-Më datë 9 gusht 2019 shtetasit Valdrin Pjetri i është kërkuar të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike pranë Institutit të Policisë Shkencore.

-Më datë 14 gusht 2019, Prokuroria e Përgjithshme ka përcjellë pranë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për ndihmë juridike për subjektin Valdrin Pjetri, duke bashkëngjitur të dhënat kriminale të dënimit penal në shtetin italian.

-Më datë 14 gusht 2019, është dërguar shkresa pranë Departamentit të Administratës Publike për tërheqjen e Formularit të Vetëdeklarimit të subjektit Valdrin Pjetri, të depozituar më parë prej tij, si subjekt i ligjit Nr. 138/2015.

-Më datë 16 gusht 2019, Departamenti i Administratës Publike ka paraqitur Formularin e Vetëdeklarimit të subjektit Valdrin Pjetri, të depozituar pranë saj me datën 02.05.2016.

-Më datë 19 gusht 2019, Instituti i Policisë Shkencore ka dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme gjurmët daktiloskopike të  depozituara nga subjekti Valdrin Pjetri.

-Më datë 19 gusht  2019, është dërguar shkresa pranë Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit, duke bashkëngjitur gjurmët daktiloskopike të depozituara nga subjekti i sipërcituar, pranë Institutit të Policisë Shkencore.

Ndërkohë, janë administruar nga Prokuroria e Përgjithshme:

-Më datë 7 gusht 2019, përgjigja e Zyrës së Gjendjes Gjyqësore pranë Ministrisë së Drejtësisë për subjektin Valdrin Pjetri.

-Më datë 13 gusht  2019 dhe datë 15 gusht 2019, përgjigja e Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me përcjelljen pranë autoriteteve italiane të drejtësisë të Kërkesës për Ndihmë Juridike për subjektin Valdrin Pjetri.

-Më datë 14 gusht  2019, përgjigja e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile në lidhje me gjeneralitetet e subjektit Valdrin Pjetri,

-Më datë 16 gusht 2019, përgjigja e Drejtorisë së Policisë së Shtetit për subjektin Valdrin Pjetri nëse figuron i ndaluar/arrestuar për veprimtari kriminale.

-Deri tani janë administruar përgjigjet e 23 prokurorive të rretheve gjyqësore/apele për subjektin Valdrin Pjetri në lidhje me kërkesën tonë për kallëzime/referime/procedime penale, ka qenë ose jo nën hetim, është caktuar ose jo ndonjë masë sigurimi, është dënuar ose jo, me vendim jopërfundimtar apo të formës së prerë për kryerjen e ndonjë vepre penale.

3 komente në “Përgjigjja nga Italia, vendimtare për fatin e Valdrin Pjetrit”

  1. Oparaku says:

    Mos u merrni me me Valdrinin se ai as ka qene dhe as eshte kriminel.Keni se me cfare te merreni.keni mjafe kriminel per ti pergaitur per SPAKUN. Valdrini nuk paraqet asnje rrezik per vendin tone.Rrezikun shikojeni tek Drejtuesit e opozites te cilet shkelin te drejtat privatesore te njerzeve.Si skutha rrine e pergjojne pas gardheve si ne kohe te mepareshe.pas gardhit.Keto Babale e dosje te tjera pergjimi te pa autorizuara.jane e keqia e ketij vendi.

  2. pijetari says:

    A nuk e kuptoni qe te gjithe qe keni nenshkruar kete vandak letrash qe jeni bere pjese e nje loje te turpshme, duke u marre me nje “lepurush” , nderkohe qe “elefantet, tigrat edhe luanet” e pyllit demokratik jetojne epoken digjitale te genjeshtrave dhe sajesave te pafund, me qellim qe te mos ndeshkohen asnjehere per bemat e tyre kriminale, duke na e kthyer vendlindjen ne nje ferre te vertete.

  3. Komentuesi says:

    Sa bukur.Kur duan te punojne punohet mire.Pra brenda nje kohe kaq te shkurter,brenda muajit Gusht, eshte bere nje pune e madhe dhe e shpejt per subjektin Valdrin Pjetri.Kjo tregon se ne institucionet e drejtesise ka nje permiresim te punes se saj,qe i jep shprese popullit se e ardhmja do jete me e mire.Nuk e njoh Valdrin Pjetrin,por do deshiroja qe ai te dale i paster nga verifikimet qe po behen ketu dhe ne Itali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje