Është zbardhur dëshmia e Arjan Shahaj në gjykatë, i cili vrau babain e tij Iljaz Shahajn me sëpatë paraditen e së hënës (2 gusht) në fshatin Shalës të Memaliajt.
35-vjeçari është shprehur se sherri me të atin ishte momental dhe se nuk kishte menduar kurrë më parë ta qëllonte për vdekje.
Vrasja për një vajzë – Raportohet se debati baba e bir kishte në qendër një vajzë me inicialet B.C., me të cilën Arjani ishte në një lidhje.
Shahaj rrëfeu në gjykatë se familjarët e vajzës i ishin ankuar të atit që ai ta linte të qetë.
“Në çdo debat në familje babai më kërkonte ta lija rehat. E vrava sepse i kisha thënë të mos me hapte me muhabetin e vajzës, me të cilën kisha lidhje prej kohësh por ai sikur ma bënte kastile. Dje u bë i padurueshëm kështu që e qëllova 3 herë me sëpatë,“-tha 35-vjeçari.