Të paktën 120 efektivë policie në të gjithë vendin, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, janë dërguar në Drejtorinë e Standardeve, ku pritet të nisë një hetim ndaj tyre apo deri në marrjen e ndonjë mase të rëndë disiplinore, me akuzën që kanë ndihmuar gazetarët në punën e tyre.
Burimet sqaruan se kjo lëvizje e kryepolicit Ardi Veliu, vjen pasi këta efektivë kanë hyrë në sistemin TIMS e kanë kërkuar të dhënat për ish efektivin e vrarë më 27 Gusht, Santiago Malko foto e te cili ka dalë në Report Tv dhe më vonë u publikua dhe nga disa media të tjera. Qëllimi i investigimit është pikërisht zbulimi kush e ka marrë foton e viktimës nga sistemi TIMS për të ndihmuar gazetarët.
Mësohet se për efektivët e çuar në Drejtorinë e Standardeve do të nisë një hetim administrativ, e ndërsa në përfundim të hetimeve, po me urdhër të drejtorit Ardi Veliut, pritet të jepen edhe vërejtje, pasi për policinë çuditërisht publikimi i fotos së Santiago Malkos ne media, klasifikohet si një sekret hetimor. Ështe hera e parë që ndodh, jo vetëm në Shqipëri, që 120 policët janë nën hetim për një foto zakonshme të botuar nga media duke i shërbyer kështu të drejtës së informimit.
Sulmi nga drejtoria e përgjithshme e policisë ndaj policëve që kanë ndihmuar punën e gazetarëve vjen në të njëjtën ditë kur edhe opozita e ka sulmuar median, duke vendosur ta bojkotojë studiot e 5 televizione kryesore të vendit.
FUtja kot. Ai vdiq, cer sekreti mer vlla ??? Sekret mund te jene ata qe jane ne kerkim per vrasjen, po jo viktima.
Fotografine e tij e gjeje ne cdo shtylle telefoni, ku vendosen nekrologjite…
Shume mire dhe te denohen per dekospirim……ti pritet uji Saliut
Policet nuk i sherbejne te drejtes se informimit, pallosh gazetar me burse akoma.
Po fajin nuk e ke ti qe nuk di çfare flet. Fajin e ka kryeredaktori qe edhe vet nuk dallon dot kekun nga byreku.
Kot merzitem ne fakt. Shkrime te tilla me tregojne nivelin e profesionalitetit te pergjithshem ne shqipri, duke filluar nga shtypi, mjeksa, arsimi, drejtsia e me rradhe.