E konsideruan të shitur te Rama, Alfred Lela replikon me militantët e Bashës: Të rrojë partia, kontratë 30 aspra mes Judes dhe Ponc Pilatit

4 Shtator 2019, 16:30Kronika TEMA

Tashmë duket se marrëdhëniet mes gazetarit Alfred Lela dhe kryedemokratit Lulzim Basha janë ftohur ndjeshëm pas publikimit të qarkores që Basha kishte për zyrtarët demokratë ku i kërkonte të shmangnin një listë mediash.

Fill pas asaj ishte organi zyrtar i PD-së, gazeta Rilindja Demokratike e cila akuzonte Lelën duke shkruar që “Alfred Lela i është shtuar “listës së 30 asprave” të Edi Ramës, listë në të cilën bëjnë pjesë gazetarët që të verbuar nga joshja e parave, njësoj si Juda Iskarioti, tradhëtojnë besimin dhe misionin e tyre.”

Por pas këtij shkrimi, ka reaguar gazetari Alfred Lela në një postim në Fecabook, ku ka publikuar një foto me Ramën, e cila siç duket është shkrepur kohë më parë.

“Per Xhepin pa Polis dhe xhepat e tjere te dërrdërrit te katundit: kontrata +30 aspra mes Judes dhe Ponc Pilatit u mbyll?️‍️Tani, hajde gjeje se kush eshte Krishti! Por secili, per guret qe do hedhe vete, ka guroren e vet te marrinave.” shkruan Lela teksa më poshtë i është përgjigjur edhe komenteve të përkrahësve të PD-së që sulmonin qëndrimin e tij.

 

2 komente në “E konsideruan të shitur te Rama, Alfred Lela replikon me militantët e Bashës: Të rrojë partia, kontratë 30 aspra mes Judes dhe Ponc Pilatit”

  1. Fati says:

    Kete Lelen ose ta marre LSI ose te shkoje per skrap. Une them që ky loloja eshte loje e brendshme e PD se.
    Gjithsesi varja hejbet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje