Majlinda Bregu apel ndaj BE-së: Mos vononi me hapjen e negociatave, 1/.3 e popullsisë së Ballkanit është larguar gjatë pesë viteve të fundit

4 Shtator 2019, 10:36Rajoni TEMA

“BE do të jetë gjithnjë një biznes i papërfunduar pa Ballkanin Perëndimor. Vonesat dhe shtyrja e vendimit për të hapur negocatat e ardhshme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në një periudhë afatshkurtër janë me shumë rrisk.
Mos hapja do të thotë paqëndrueshmëri, emigrim, ndikim jokonstruktiv i aktorëve të tjerë gjeopolitikë. Çdo moment i mirë mund të humbasë lehtë nëse mjegullohet perspektiva e anëtarësimit. Dhe askush nuk ka luksin të humbasë kohën. Një e treta e popullsisë së rajonit është larguar në 5 vitet e fundit.

Dhe këto janë problemet e vërteta të rajonit. Varet nga ne që ta ndryshojmë atë dhe t’i shndërrojmë shoqëritë tona. BE duhet ta dëgjojë këtë këmbanë si dhe të mos humbë mundësinë që të mbajë gjallë narracionie e perspektivës së anëtarësimit, gjë kjo nuk është e lehtë, tha Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) , në Forumin Strategjik të Bled-it në Slloveni, gjatë panelit të kushtuar Ballkanit Perëndimor- europianizimit, demokratizimit , përgjegjësive të përbashkëta-

“Me qëllim të shpejtimit të bashkëpunimit, qeveritë në rajon, u angazhuan të zbatojnë Zonën Ekonomike Rajonale (REA) dhe unë shpresoja se do të ishim më të suksesshëm. Ja dolëm në fushën Digitale, me Marrëveshjen Rajonale të Roaming, që është një shenjë se kur ka vullnet politik, gjërat lëvizin përpara.

Nga ana tjetër, për lëvizshmërinë dhe marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale në rajon mes ekonomive të të gjithë vendeve – edhe pse marrëveshja është miratuar, ccfarë kuptimi ka nëse kosovarëve u duhet vizë për në Bosnjë Hercegovinë dhe gjatë vitit të kaluar, numri i vizave të mohuara e tejkaloi numrin e atyre të lëshuara.

Pra, ndoshta Ziona e Përbashkët Ekonomike është një kornizë e bukur, por ajo duhet të përmirësohet/fuqizohet me një element politik.

Bashkëpunimi Rajonal nuk është një proces teknik, por politik i bazuar mbi vullneti politik të qeverisë por edhe të qytetarëve që po e mbështesin bashkëpunimin më shumë se qeveritë…74% duan të shohin rajonin, thotë Barometri Ballkanik 2019 me një jetë më të mirë dhe integrim më të shpejtë në BE. Mbështetja për BE është 56%. Njerëzit besojnë se mes fqinjëve integrimi do të jetë më i shpejtë.. Por për ta bërë atë të ndodhë, të gjithë duhet të përfaqafojmë të njëjtin vizion. “

5 komente në “Majlinda Bregu apel ndaj BE-së: Mos vononi me hapjen e negociatave, 1/.3 e popullsisë së Ballkanit është larguar gjatë pesë viteve të fundit”

  1. Jashar Petrela says:

    Bravo Maja qe te ra mendja per Shqiperine, fiks pasi qeverise kunatin si trafikant i mishit te bardhe dhe miellit ne Itali. This is Majlinda Bregu patron of her sister’s husband, an wel-known traficant prostitutions and drugs in Italia.

  2. Arber iliri says:

    Eshte lufte midis perceptimeve te hapura dhe atyre fobiste.shqiperia e maqedonia e veriut gjithsej 4 milion banore pra vetem 1% e be.smund te perbeje asnje rezik ne asnje fushe. Eshte ceshtje e racizmit e fashizmit europian.Turp per evropen.

  3. Dylejman says:

    Na merove moj gazeta e Meros me kete Majen a thua se nuk e njohim kush eshte. Apo e haruat qe sapo u be ministre i shoqi i saj si kure ndonjeherenga nje punonjes i rendomte ne TVSH filloj te behet i famshem ne pleqeri dhe te fitoje projekte qindra mije eurosh…

  4. Helen i gjat says:

    Jasht shqiptaret nga bota jon.
    Degdisuni n Mars a Jupiter..apo m mir ne planetin xix te galaksis xhuxh,
    Shqiptarxhuxha ..

  5. Borxhi says:

    Thuaj BE ta pranoj shqioerine se ka bere perparime! Bashkangjiti edhe raporti. E osbe-odirit motra se te ka ardh koha te shlyesh borxhin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje