Refuzojeni shaminë si shenjë të injorancës islamiste, po fyeni çdo ditë Zotin duke i mveshur gjëra që s'i ka thënë

4 Shtator 2019, 17:48Politika TEMA

Nga Enver Robelli 

Gruaja myslimane duhet të mbulojë kokën me hixhab (ḥiǧāb), domethënë me shami.

Kështu thonë islamistët me agjendë politike, por edhe besimtarët tepër konservatorë ose naivë.

Por në suren 33, vargu 59, hixhabi nuk përmendet fare.

Përmendet xhilbabi, që dijetarët gjermanë e përkthejnë me «Gewand» apo «Überwurf», që i bie: një mbulesë, pelerinë për trup – që të mos shihen pjesët e turpshme. Në shqip fjala xhilbab përkthehet si «shami», gjë që është e pasaktë, sepse për shami ekziston fjala hixhab.

Në suren 24, vargu 31, u bëhet thirrje grave të mbulojnë gjoksin me pelerinë (arabisht: khimar). Në gjermanisht: «Und sag den gläubigen Frauen, sie sollen (…) ihre Tücher (chimâr) über ihre Busen ziehen».

Në disa përkthime shqip të Kuranit (në mos në të gjitha) gjoksi përkthehet me kraharor, i cili, sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe, pëshkruan pjesën nga qafa deri te barku. Gjermanët janë më precizë.

Dhe kjo është e kuptueshme. Përkthimi i parë i Kuranit në gjermanisht u bë më 1616 nga Salomon Schweigger, preidkues evangjelist dhe udhëtar nëpër Orient. Që nga atëherë Kurani është përkthyer disa herë në gjermanisht nga orientalistë mahnitës gjermanë. Sa për krahasim: përkthimi i parë i plotë i Kuranit në gjuhën shqipe u bë tek në vitin 1984 nga orientalisti Feti Mehdiu.

Të kthehemi te çështja e sureve dhe te shamia.

A po e vëreni mungesën e logjikës? Në dy suret e Kuranit, të cilave islamistët i referohen si burim i obligimit për bartjen e shamisë nga gratë, fjala shami (hixhab) nuk përmendet fare. Si është e mundur që zoti, për të cilin thuhet se e ka shpallur Kuranin përmes të dërguarit të tij, të përdorë dy shprehje krejtësisht të ndryshme për një gjë, një objekt?

Nëse zoti do të kishte menduar shaminë do ta kishte thënë këtë qartë: hixhab (ḥiǧāb). Nuk do të kishte përdorur herë fjalën xhilbabi dhe khimar. Interesant është po ashtu se në suret përkatëse askund nuk përmendet fjala kokë.

Ngatërresën gjuhësore e kanë shkaktuar burrat që e kanë interpretuar Kuranin sipas intereseve të tyre politike apo kulturore. Kështu ata e fyejnë çdo ditë zotin e tyre duke i mveshur gjëra që s’i ka thënë, pra as shami, as kokë. Refuzojeni shaminë si shenjë të injorancës dhe simbol të ideologjisë islamiste!

30 komente në “Refuzojeni shaminë si shenjë të injorancës islamiste, po fyeni çdo ditë Zotin duke i mveshur gjëra që s’i ka thënë”

  1. Driti says:

    Nga cfaredo kendi ta trajtosh kete punen e mbulimit te grave, del ne konkluzionin se mbulimi i grave eshte pakuptim. Le pastaj ato qe mbajne ferexhe dhe u duken vetem syte, ato ta futin tmerrin, se edhe te tmerrshme duken.
    Ferrexheja u hoq qe ne kohen e Kemal Ataturkut.
    Po ecja nje dite dhe perballe vinte nje grua e re me shami ne koke. I kishte bere vetullat e trasha me boje, buzet flake te kuqe, aq sa grate normale pa shami i bente me turp. Shamia eshte shenje e mbulimit, qe grate te mos bien ne sy para burrave. Po kur keto, dhe nuk jane pak, perdorin tualete apo make up-e te renda, pantallona te ngushta, sillen me te lirshme me burrat se grate pa shami, mumd te me thoni se cili eshte kuptimi i mbulimit te kokes me shami?

  2. Luli says:

    Mbuimi gruas tregon prapambetjw. Mos u mer kot me kuranin. Murano eshte shtruar para 1500 vitesh. Ato gra nuk kane re drejta, jane krhyer ne fabrike lndjeje, vetem lindin femije, hane e trashen se nuk shkojne ne pune. Po te shikosh kush mbilohet, Jane injorantet dhe fukarenjte. Mbuimi gruas duhet te mari fund.

    1. e verteta says:

      luli, me vjen keq qe e ke kuptu gabim fen islame sa qe komenton ne ket menyr, nqs ke logjik ateher perdore logjiken ashtu siq din nje person kur don ta kaloj provimin me goj dhe me shkrim, te keshilloj ty po ashtu edhe gjith ato qe jan ne te njejtin nivel me ty qe studioni, mesoni dhe mos thoni fjal te pakuptimta , ju pershendes.

  3. Malo Kanina says:

    Percaktimin me gjenial per veshjen e grave myslimane, te cilat mbulohen plotesisht, duke lene nje hapsire te vogel vetem pergjate syve sa për të parë, e ka dhënë Boris Johnson, kryeministri i Anglisë, kur thotë: “ato ngjajnë thjesht me një kuti postare.” Dhe ka të drejtë, hapsira midis syve të krijon përshtypjen e vëndit ku futen zarfat.
    Mund të justifikohet disi mbajtja e shamisë për të ruajtur mbushjen e flokëve me rërë në shkretëtirat arabike, por të vish në Londër, ku nuk ka pikën e pluhurit dhe të mbulosh kokën me shami, kjo vërtetë është qesharake.

  4. Komentuesi says:

    Shume e drejte.Refuzojeni shamine se eshte nje gje e kot dhe anakronike,e turpesheme dhe ofenduse ndaj zotit.

  5. Nandi says:

    Shumee vertete . Shamia e kokes ne menyre eksplicite permendet vetem ne bibel dhe e ka origjinen nga Maria ( Meremja) nena e Jesu Krishtit ose ( profetit Isa) . Ne bibel thuhet qe grate duhet te hyne te mbuluara me shami ne kishe . Ne Kuran kete e marrin te mireqene per aresyen se Maria ( Meremja ) eshte nena e profetit Isa (Krishtit ) por ne menyre esplicite nuk ka fjale ne arabisht qe pershtatet ne hixhab. Cdo gje eshte interpretim politiko kulturor i koherave te ndryshme .

  6. Grigor says:

    Si mund te jete Islami tolerant ndaj grave kur vete shtylla e Islamit (Muhamuti) eshte dokumentuar dhe provuar si perdhunues bile i nxiste muslimanet te perdhunonin jomuslimanet. Praktikues i skllaverise ne pergjithesi dhe skllaverise seksuale ne vecanti pasi dhunonte selsualusht dhe mbante ne shtepine e tij femra te zena rob. Nje pervers qe palloi nusen e djalit. Nje pedofil qe perdhunoi Aishen minorene. Nje matrapaz i paskrupullt. C’te mire do presesh nga mashtrimi i shpikur nga Mahamuti qe sot e quajne Islam? Enver mos u mundo te mbulosh mutin me shurre. Ajo fe eshte nje fe e prapambetur qe na lidhi shpirterisht me beduinet e shkretetires, ju ben qe sa here faleni te ktheheni me fytyre andej ku e keni cuar shpirtin. Ne shkretetiren e Mekes. Na shkeputi nga Evropa dhe levizjet perparimtare ne Evrope. Na beri te shiheshim si mish i huaj dhe çiban mes Evropes. Turp per ty qe i thua vetes intelektual dhe i ben avokati injorances. Vazhdoni te pellisni Allahu Akbar ne xhami me emra sulltanesh o kopile te Turqise!

    1. Ganx says:

      Ta qifsha pragun e shpise o i degjenerum!

    2. Semi says:

      Duke gjykuar nga fjalet e “bukura” qe perdore ne komentin tend kuptohet se cfare njeriu dhe sa e ke studiuar kte teme si dhe sa “tolerant ” dhe aspak “rracist” je duke marr parasysh se ne shqiptarent shquhemi per toleranc fetare ?

  7. mik says:

    Hixhabi nuk i ban keq askujt. Gjithkush ka lirine e vet, gjithkush e ve shamine per qejf te vet apo per besimin e vet.. Perderisa ligji nuk lejon daljen lakuriq, pse te ndaloje veshjen e plote ?!! Kesaj i thone keq me rroba e keq pa rroba.
    Per sa kohe nuk i bajne keq kuj, lerini njerzit te veshin cfar te dojne. Nqs argumentohet qe asht e imponuar nga familja apo dikush tjeter , atehere merren masa te tjera, por perderisa asht me vullnet te lire, nuk ka asgja te keqe.
    Robelit nuk i pelqen dhe thote ate qe mendon, dhe kaq. Ashtu si edhe gjithkush tjeter thote mendimin e vet.

    1. N.K says:

      Veshja është e drejtë personale,
      Interpretimi sipas parimit “PELA – KAUT” është injorancë, por injorancë indoktrinimi,
      E drejta jam unë, jo parimi.

    2. Urdho? says:

      Po se tka qi motren ndonje ty dhe je revoltuar nuk ta kemi borxh te ofendosh besimet. Ty spo te qi njeri me zor kshuqe mos ki frik

  8. Sit back and relaks■$$●▪%^* says:

    Po ne kinezce si e kane perkthyer?

  9. Sit back and relaks●▪%^* says:

    Po ne kinezce si e kane perkthyer?

  10. Polemiksi says:

    Xhishuni, si motrat tuaja Europiane.

    Të jesh e veshur është turp në kohët tona.

    Suksesi sot kalon nga lakuriqësia dhe mungesa e moralit.

  11. Ramazan S. Ilnica says:

    Konstatimi objektiv i Baton Haxhiut që ka folur me përgjegjësi qytetare, bile me guxim për t’i thënë ashtu siç janë gjërat: “Mënyra imponuese e hapjes së temës së shamisë është forma e parë mashtruese e fillimit të islamit politik. E islami politik dihet mirë ku e ka fillimin dhe ku fundin. Është e thjeshtë dhe e ditur botërisht. Fillimi është me shaminë dhe fundi është me luftën civile dhe me marrjen e pushtetit.” (Baton Haxhiu, 20 Gusht 2013 te “Tema”)
    Naim Frashëri, Profeti i Shqiptarizmës, Kryemësonjësi dhe Apostulli i Shkollës Shqipe në tekstin “Mësime morali” të Mësonjëtores autori e shpjegon më së miri shaminë dhe mbulesën e femrës myslimane. Naimi, një mysliman i devotshëm, por dhe një iluminist dhe admirues i shkollës së re racionale të Europës së Re, shkruan si më poshtë:
    “Të mbuluarit dhe të mshehurit e fytyrës së gruas s’ka qenë në kohën e profetit, por është shpikur më vonë. Ndalim i madh në zhvillimin e një kombi! Si mund të vejë mbroth një komb kur gratë, domethënë gjysma e njerëzisë rron e mbyllur si në kuvli? Si mund të jetë i zgjuar një komb pa pasur në vijë jetën e shtëpisë e të fëmisë dhe këto qysh bëhen kur burri rrin veç gruas? Ç’dashuri, ç’arsye mund të mësojnë e të marrin djemtë në një familje të tillë… Gruaja duhet të jetë më shumë se burri e arsimuar, se fëmija së pari e marrin mësimin nga nëna… Gruaja është mëmë e fëmijës, zonjë e shtëpisë dhe e krejt njerëzisë. Nga përvoja në shtetet arabe e aziatike mbulimi sjell vetëm shëmtim që bie në sy, shëmtim nga zgjedha e shpikur nga shpirtrat sadistë. Këtu, në trevat shqiptare, nuk duhet të kthehemi prapa dhe të lejojmë krijimin e një krijese fatkeqe që të këput shpirtin. Çfarë aftësie mund të ketë ajo (nëna) për të rritur fëmijë. Ata fëmijë që do të jenë shpresa e së ardhmes së këtij vendi. Trashëgimia e atdheut dhe krenaria e kombit. Një farë ndërkombëtari Juerg Loneburg paska thënë se “ferexheja na qenka pjesë e kulturës shqiptare”. Jo vetëm atij, por dhe bashkëkombësve të mi u them se shamia, mbulesa, çarçafi e ferexheja, janë kulturë turko-arabe që ka pasur me zgjerimin e Perandorisë Osmane, islamizimi i të cilit është kryer deri në fund të shekullit të 19-të…”
    Dhe më tej Naim Frashëri në këtë shkrim jepnjë mesazh me vlerë universale, njëkohësisht patriotike:
    “Feja e besimi është çështje shpirtërore individuale. Duhet të vemë në rend të parë kombin. Pra, se jemi shqiptarë dhe të punohet shumë në uljen e tensioneve ndërfetare te shqiptarët. Duhet të jemi shumë syhapur dhe të urtë ndaj ndikimeve dhe rrymave radikale fetare, të cilat këmbëngulin në tjetërsimin e identitetit tonë shqiptar.”

  12. BK says:

    Keqinterpretim i KURANIT.
    Kur Iraku pushtoi Kuvajtin, grate e Irakut, moren makinat dhe u futen ne territorin e Arabise Saudite.
    Grate arabe u befasuan kur pane grate kuvajtjane me koke te zbuluar dhe duke i dhene makines.
    Pra dy popuj te besimit islam me qasje te ndryshme ndaj KURANIT.
    Ne Arabi dhe vende tjera si Pakiztan, Afganistan etj, KURANI keqinterpretohet.
    Mbulesa e trupit ku nuk shihen as syte, eshte nje shpikje e sekteve fetare, por qe ka demtuar besimin islam.
    Shamia qe vendoset ne koke, ka vetem nje kuptim; arritjen e pjekurise seksuale, qe do te thotese kesaj vajze i kane ardhe menstruacionet dhe eshte e gatshme per tu fejuar.
    Nje femer muslimane sipas KURANIT, duhet te mbuloje vetem pjeset intime. Te tjerat jane shpikje sektesh fetare.
    KURANI eshte kategorikisht kunder denimit kapital te femres, nderkoh ne Afganistan, Pakistan etj, nje grua qe ka tradhtuar vritet me gure ne mes te fshatit.

  13. Arber says:

    Sa injorance e madhe eshte , te besh te diturin kur nuk je i tille .
    Aq me e madhe eshte injoranca kur ti mundohesh ta perkthesh Kuranin nga gjermanishtja ne shqip , sikur Kurani ka zbrit ne gjermanisht .

  14. Ilirida says:

    Askund dhe në asnjë sure nuk thuhet se duhet
    gruaja duhet të mbulohet me shami si ninxhat.Kjo është një keqinterpretim i qëllimshëm për ta lënë
    botën islame në prepambeturi nga interesa të hu-
    aja.Në ndonjë Kuran mund të ketë sure ku thuhet
    se gruaja duhet mbuluar me hixhab dhe të jepet sqarim për domosdoshmërinë e mbulimit të gruas.
    Këto keqinterpretime i kanë vërejtur shumë hoxhallarë dhe vetë ata thonë se janë kuranë të
    shkruar nga shërbimet të spiunazhit rus.Qëllimi i ty-re ka qenë për të sjellë huti.Rusia bile ka shkolluar
    hoxhallarë që më pas si agjentë i ka “mbjellë në trojet
    shqiptare dhe në imperatorinë turke.
    Këtë shumë mirë e ka sqaruar Z.IBRAHIM KADRIU
    në librin MISIONI RUS.
    Në shumë raste që kam ndëgjuar nga disa hoxhallarë çështja e mbulesës së gruas (të ashtu-
    quajtur havale d.m.th. bulesë )sillet tek veshja që të
    jetë e tillë që veshë mbathja të jetë e tillë që veshja
    mos i theksojë atributet që e karakterizojnë femrën.

  15. Cobo says:

    Vendet Islame Jane bote e dhuneshme ku gruja nuk ka vlere. Shamia asaj I mbyll syte, I kufizon shikimin, nuk e le te shikoje boten, e kthen ne qenie qe ecen vetem pas burrit. Prandaj ato shoqeri mbeten te prapambetura.

  16. Frenk says:

    O shqiptare nuk jemi myslimannn kete fe u fut nga turkuuu sumes largojuniii ne kohen e xhaxhi nuk kishteee pse o njerez u kthyet ne islammm

  17. Frenk says:

    O shqiptare nuk jemi myslimannn kete fe u fut nga turkuuu sumes largojuniii ne kohen e xhaxhi nuk kishteee pse o njerez u kthyet ne islammm .largojuniii fe ja shqiptaret eshte shqyptarijaaa …nuk e kemi prejardhjennn islamike Zgjohuniiii jemi nga gjergj kastrioti Skenderbeut ………nga mother’s Teresa

  18. Ilmi Veliu says:

    Plotesish kini te drejte…..Te mbajsh shami dhe te dukesh si ,,LUGAT,, nuk ka lidhje me Islamin. Shamia e zezë te gratë dhe mjekrra e gjatë te burrat nuk janë kërkesë fetare por traditë e popullatës nomade që jetojnë në shkretira e male si Avganistan,Pakistan,Indi. Nënat tona kan mbajtur shami por nuk e kan mbuluar fytyrën……………

  19. Besimtari i verber says:

    Njerezik thjesht kopjojne, dhe se marrin mundimin ta lexojne me kujdes kuranin.
    E ngjashme eshte edhe situata me ndalimin e perdorimit te alkoholit. Ne kuran nuk behet fjale per alkohol, por per substanca helmuese…5.90

  20. Besimtari i verber says:

    Njerezit thjesht kopjojne, dhe se marrin mundimin ta lexojne me kujdes kuranin.
    E ngjashme eshte edhe situata me ndalimin e perdorimit te alkoholit. Ne kuran nuk behet fjale per alkohol, por per substanca helmuese…5.90

  21. Islam says:

    Si ka mundesi qe Maria nena e Krishtit mban Shami ndersa Muslimanet nuk duhet te mbajne Shami! Ju jeni kristianet jeni popull i humbur i krijuar per Zjarr se bashku me Mero Bazen nje legen gazetar qe shpif diten per diell! Te gjitha grate e profeteve nuk kane qene te zbuluara!
    Pse Sepse burrrat e tyre kane qene njerez qe u vinte shpallje prej Zotit dhe nje nga karakteristikat qe i bashkon eshte edhe Shamia!
    Sure Fatiha ajeti i fundit: Gajril Magdubi alejhim ue ledalin! Mos na hum si çifutet qe i mallkova dhe si kristianet qe e kane bere fene kashte e koqe!
    Per ata qe duan informacion Profeti Muhamed alejhis selam ka qene Kuran qe ecte mbi toke ! Nuk kuptohet Kurani vetem sipas shpjegimit te Muslimanet gjermane , amerikane , evropiane afrikane ne te gjithe boten kane nje veshje per gruan !Muhamedit! Profeti Muhamed ka shpjeguar qe i gjithe trupi i femres quhet auret sepse ndjell tek mashkulli epsh seksual. Prandaj femra muslimane qe beson Allahun duhet te mbulaje veten e vet qe te mos perhape fitne! Shoqeria Kristiane qe ka dalldisur ne fene e fet e ka zhveshur femren dhe tani po vuan pasojat qe grate vishen si burrat , burrat nuk kane me deshure per keto gra por i jane kthyer Homoseskualizmit! Gazeta Tema Zoti jua ngushtofte Zemrat dhe ju lente ne Erresire sepse (inel ledhine keferu seuan alejhim en dhertehum ue la tundhirhum , la juminun ). Pra e treguat qe Gazeta Juaj eshte armike ndaj Islamit. Muslimanet Shqiptare duhet te jene refuzuares ndaj jush!
    Ata qe mohuan per ta eshte njesoj i keshillon apo nuk i keshillon ata nuk besojne! Sure Bekare fillimi! dmth jane krijuar per zjarr! Dhe kur nuk pushon duke shkruar kundra Fese se Allahut dhe je euforik kje eshte shenje qe ja ke bere vetes sepse ditene Gjykimit para Zotit nuk ke kush do te mbroje sepse Papa do denohet si pagan , kristianet do ti kerkojne ndihme Krishtit por Krishti do ta refuzoje adhrurimi e tyre si Zot sepse Nqs Allahu don ta shkaterroje krishtin dhe Shpirtin e shenjte askush nuk e ndalon dot! Thirri mendjes o Mero !!

  22. mamaja e shpetim idrizit says:

    tmeri me i madh ishte kur pashe ne festivalin e kenges came grate me citjane qe me mburje thoshin se i kane ardhur nga turqia. Pa dashur dhe nga injoranca pohonin poshterimin osman .

  23. Nik says:

    Si gazetar keni obligim tè informoni lexuesin rreth rrezikut ekstremist tè islamistève me mbèshtetje arabe,apo turke.Tè vijm tek problemi i veshjes sè femrave shqiptare qè mbulohen si kukumjaçe ku problemi èshtè nè thelb dmth tè analizojm njè pèr njè xhamit dhe kush predikon ekstremizèm ose fundosjen e femrès shqiptare duke e trajtuar si njè kufomè pa asnjè tè drejt kundrejt mashkullit etj etj artikulli ngre me tè drejt shqetèsimin ndaj motrave tona por pèr ti dhènè fundè plehrave ektremiste do tè ishte mir qè shqipèria dhe kosova tè kordinojnè mendimet ndaj ekstremizmave dhe tè dalin nè parlament me ligje tè forta ndaj çdo lloj ekstremizmi dhe tè ndihmonin edhe shqiptarèt e Maqedonis dhe Malit tè Zi qè janè viktima tè islamizmit arabo-turkè sa nuk èshtè vonè .Njè shkrim shumè interesant qè duhet tè analizohet mè shpesh nè gazeta.

  24. Indrit says:

    Ke plotesisht te drejte…
    Madje tja heqim shenjterin Terezes se ja paska fut kot edhe ajo…
    Ju si gazete qe flisni ne emer te fese si dikur envdri me zp beni nje kerkese te gjitha komuniteteve fetare ta heqin shamine se po hyn ne gjynof, apo jo shku enver i vogel?!

  25. alban says:

    Gazetari E.Robelli, që sipas të dhënave që ai jep në Facebook ka lindur dhe jeton larg dheut të tij shqiptar, çuditërisht që jo vetëm hiqet se i njeh mirë traditat islame shqiptare për shekuj me rrallë, por edhe njëherë ai rishfaqet si teolog kompetent i fesë islame!
    Në dhjetor të 2008 Robelli bën një shkrim ku trajton çështjen e mbulimit të femrës në fenë islame, pothuajse me të njëjtën gjuhë dhe argumente që ai përdor në shkrimin e tij të fundit “Shamia e shpifur”. Dallimi kësaj here qëndron në faktin se ky gazetar është marrë më pak me këtë çështje dhe më shumë me çështjet e fantazive fobike, që zakonisht islamofobët shqiptarë, të trembur nga ripërtëritja e islamit në mesin e të rinjve shqiptarë, trajtojnë. Këtij shkrimi të Robellit iu dha përgjigje teologjike me një shkrim të detajuar, shkrim që u publikua në atë kohë në internet (shih http://www.mesazhi.org). Por, ka kaluar një vit e gjysmë dhe me sa duket Robelli ka mbetur akoma në nivelin e dijes së tij të mëparshme, rreth çështjes së shamisë islame, ose më keq akoma vazhdon t’i qëndrojë pozitave kokëforte të një të padituri. Kështu që të përsërisësh në thelb të njëjtat argumente edhe pas kaq kohësh edhe pse ato janë zhvlerësuar tërësisht, do të thotë që epiteti “i shpifur”, që Robelli përdor për shaminë e gjysheve dhe stërgjysheve të tij, t’i kthehet amatorizmit dhe teknikave manipuluese që ai përdor.

    Robelli në shkrimin “Shamia e shpifur” thotë: “Tërnava dhe bashkëmendimtarët e tij, por edhe ata protestuesit me mjekra, nëse e kanë lexuar Kuranin pa syze ideologjike dhe nëse e kanë kuptuar, atëherë ndoshta e kanë të qartë se mbulimi i kokës dhe fytyrës së femrës myslimane nuk ka të bëjë asgjë me fenë islame. Nihilistët e traditës islame të shqiptarëve dhe militantët e vahabizmit synojnë të nxisin konflikt mes shtresave të shoqërisë kosovare dhe ta shndërrojnë Kosovën në një xhamahiri evropiane.”
    Pak më poshtë ai thotë: “Kërkesa të tilla vijnë si pasojë e leximit ideologjik dhe politik të Kuranit dhe jo si interpretim i saktë i Librit të Shenjtë dhe i rrethanave të kohës.”

    Nuk e di se kush mund të jetë më objektiv dhe i saktë dhe kush është ai që përdor syze ideologjike ndaj Kuranit: një teolog me mastër në dijet fetare si Tërnava (apo edhe mijëra hoxhallarë të tjerë), apo një gazetar diletant në çështjet e fesë, që jeton në Zagreb? Në fakt nga vetë shkrimi “i shpifur” i Robellit duket qartë se kush është njeriu i indoktrinuar me liberalizmin modern të kohës dhe subjektiv në interpretimin e fesë, e që për çudi është aq kontradiktor me vetveten sa që nuk e dallon se të fshihesh pas traditës islame shekullore shqiptare është një hedhje hi sysh akoma më e shpifur sesa amatorizmi që tregon në interpretimin e fesë islame. Meqë Robelli është një përdorues i internetit dhe meqë nuk jetuaka në truallin e origjinës së tij le të bëj një kërkim në web, për të parë sa e sa foto të vjetra të veshjeve tradicionale shqiptare, të cilat tregojnë sesi gratë muslimane e kanë pasur shaminë pjesë të trashëgimisë së tyre për shekuj me radhë. Kështu që tentativat për tu fshehur pas traditës islame shqiptare janë përçapje donkishoteske, për të manipuluar opinionin publik shqiptar musliman dhe për të shkaktuar një çarje mes asaj që ai e quan tinëzisht “traditë islame shqiptare” dhe asaj që ai e quan “traditë paraislamike” apo prurje vahabiste dhe interpretim politik i Islamit!
    Gratë muslimane shqiptare për shekuj me radhë nuk e kanë ndarë shaminë nga koka, dhe nëse Robelli ngatërron periudhën e komunizmit titist dhe ateizmit enverist, si referencë të pashprehur të traditës islame shqiptare, për t’iu kundërvënë shamisë, atëherë me të vërtetë që amatorizmi i tij bëhet edhe më i shëmtuar.
    Nëse i referohesh traditës katërmbëdhjetë shekullore të interpretimit të Islamit do të gjesh një unanimitet në pranimin e faktit se, shamia apo mbulimi i kokës dhe i trupit të gruas muslimane është pjesë e panegociueshme dhe e pandryshueshme e fesë islame. Dhe ky fakt është kaq i vërtetë sa vetëm një i verbër që nuk njeh dhe nuk lexon fare historinë mund ta interpretojë kërkesën për mbajtjen e shamisë si kërkesë e një “islami politik e vahabist”! Mirëpo kjo është një teknik tjetër tinëzare e Robellit, për të krijuar urrejtje dhe alarme false, në fakt ndaj vetë fesë islame që ka jetuar për shekuj mes shqiptarëve, me po të njëjtat simbole dhe veshje, të cilat sot disa islamofob shqiptar në emër të “integrimit evropian” duan t’ia mohojnë dhe privojnë.
    Vini re lexues, se ne po flasim për mbulesën e kokës, dhe jo të fytyrës (perçen), sepse nuk duam të biem në grackën e fjalëve të këtij gazetari, i cili përmend mbulimin e fytyrës bashkë me mbulimin e kokës, dhe i refuzon të dyjave si pjesë e Islamit! Në fakt kjo është një lojë e tij për të goditur me dy gurë një zog të vetëm, shaminë e kokës, për të cilën edhe zhvillohet debati prej kaq kohësh në trojet shqiptare.

    Robelli në artikullin “Shamia e shpifur” shkruan: “Në Kuran me asnjë fjalë nuk përmendet shprehimisht shamia apo obligimi për të mbuluar kokën. Në Suren 24 thuhet vetëm se femrat duhet t’i mbulojnë pjesët joshëse të trupit, konkretisht gjoksin. Aty po ashtu apelohet që pjesët joshëse gruaja duhet t’ia tregojë vetëm bashkëshortit. Kurani jep edhe një arsyetim pse femrat duhet t’i mbulojnë pjesët joshëse: “Kështu ato nuk ngacmohen”. Ky definim atëbotë, para gati 1500 vitesh, është bërë me qëllim që femrat të mbrohen nga ngacmimi dhe nga dhuna seksuale e meshkujve.”
    Edhe pse këtyre pretendimeve të Robellit iu kemi dhënë përgjigje gjer e gjatë para më shumë se një viti, për publikun e paditur për to do të duhet t’i përsërisim disa prej tyre.
    Ajo çka thuhet ekzaktësisht në suren 24:31 është kjo: “Thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara), ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme) dhe të mos i shfaqin stolitë e tyre (trupore), përveç atyre që janë të dukshme. Le t’i mbulojnë kraharorët me mbulesat e tyre (të kokës) dhe të mos ua shfaqin stolitë e tyre (trupore), përveçse bashkëshortëve të tyre ose baballarëve të tyre, ose vjehërrve të tyre, ose bijve të tyre, ose djemve të bashkëshortëve të tyre, ose vëllezërve apo djemve të vëllezërve të tyre, ose djemve të motrave a grave të tyre, ose atyre që i kanë nën zotërim (si skllave), ose shërbëtorëve që nuk kanë epsh ndaj femrave apo fëmijëve që nuk i dinë ngacmimet e femrave. Dhe të mos i rrahin këmbët (për tokë), në mënyrë që të mos duken stolitë e tyre të fshehta. Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin!”
    Fjala “mbulesat e tyre” është pikërisht fjala shami, të cilën Robelli e mohon se gjendet në Kuran. Vetë fjala arabe e përdorur në këtë ajet “khumur” do të thotë “mbulesë e kokës” prandaj në përkthimin e H.Nahit është vendosur në kllapa fjala “të kokës” ndërsa në atë të Sh. Ahmedit fjala “shami”, sepse pikërisht bëhet fjalë për shaminë e kokës. Padija e Robellit, por edhe e shumë të tjerëve si ai, qëndron në faktin se duke mos njohur arabishten, por edhe traditën islame si dhe kontekstin historik se çfarë kërkon ajeti në fjalë, pretendon se shamia e grave nuk është obliguar dhe as përmendur në Kuran! Po është e vërtetë se mbulimi i kokës nuk është kërkuar në Kuran drejtpërdrejtë, siç e duan disa, sepse kjo nuk ishte aspak e nevojshme, pasi gratë muslimane e mbanin shaminë dhe të kërkoje diçka të tillë do të thotë si tu kërkoje njerëzve që nuk rrinë lakuriq, të mos rrinin të tillë! Ndaj dhe ajeti, që përmend shamitë e kokës, kërkon në fakt diçka më tepër, kërkon mënyrën e mbajtjes së tyre, lëshimin e tyre mbi kraharor dhe jo mbrapa shpine siç bënin në atë kohë gratë. Pra Zoti në Kuran kërkon që gratë me shamitë e kokës të mbulojnë kraharorin e tyre, dhe tregon mënyrën se si duhej bërë ky mbulim, pikërisht me anë të shamive të kokës që ato mbanin. Problemi qëndron edhe në faktin se ka njerëz, si Robelli, që kujtojnë se gratë muslimane në atë kohë, në arabinë paraislame, rrinin më shumë të zhveshura sesa të veshura apo edhe pa shami në kokë, ndaj sipas tij duhej një ajet i veçantë për të ligjëruar mbajtjen e shamisë. Me që të tillë nuk paska, atëherë edhe shamia nuk është detyrim për gruan muslimane!
    Robelli më sipër thotë: “Aty po ashtu apelohet që pjesët joshëse gruaja duhet t’ia tregojë vetëm bashkëshortit.”
    Kushdo që e lexon ajetin që citova më sipër, të cilit ai i është referuar, dallon qartë se si Robelli manipulon tinëzisht me fjalën “joshëse”, duke krijuar përshtypjen se Kurani ka për qëllim mos zbulimin e atyre pjesëve intime të gruas, që vetëm burri mund t’i shohë! Në fakt siç duket qartë ajeti përmend edhe të tjerë veç burrit dhe tregon qartë se nuk bëhet fjalë për pjesët “joshëse”, të cilat mund t’i tregohen vetëm bashkëshortit, por për “stolitë” e gruas, pra bukuritë natyrore të saj, të cilat nuk i lejohet t’i shohin vetëm se ata që lejon ajeti në fjalë. Pra pikërisht ato pjesë të trupit (jo intime), si koka dhe flokët, qafa, krahët dhe kërcinjtë, të cilat nuk duhet të shfaqen kur gruaja gjendet në ambiente publike, në dallim me rastet që përmend ajeti, të cilat lejohen të ekspozohen.
    Robellit dhe të tjerëve duhet tu ripohojmë se, normat kuranore apo ato islame, si shamia, nuk janë vënë për një kohë dhe një vend të caktuar dhe nuk janë pjesë e interpretimeve fetare që duhet t’i nënshtrohen kohës dhe vendit. Shamia apo mbulesa islame për femrën muslimane ka qenë përjetësisht pjesë e fesë, traditës dhe interpretimit shekullor të fesë islame, kudo dhe kurdo. Tentativat për të ironizuar për një periudhë gjoja tepër epsharake para islame dhe një aktualitet bashkëkohor të vetëpërmbajtur, jo vetëm që janë fyese për intelektin e një muslimani, por edhe tallje të turpshme që nuk i shkojnë një njeriu serioz.
    Më pas Robelli përsëri me stilin e tij manipulues thotë: “Këtë ideologji disa vende arabe e luftojnë. Njëri prej teologëve më të njohur të Egjiptit Muhamed Saxhid Tantavi (1928-2010) kishte thënë se nikabi (shamia që mbulon fytyrën dhe kokën) nuk është simbol religjioz, por një traditë paraislamike.”
    Robelli në paragrafin e fundit të shkrimit të tij vendos nëntitullin “Traditë paraislamike” dhe fillon të përmend perçen, apo mbulimin e fytyrës, ndërkohë që e ka nisur me shaminë! Çlidhje ka shamia dhe citimi i ish shehut të universitetit El-ez’her, të cilit ia ngatërron pjesërisht edhe emrin, me mbulimin e fytyrës? Manifestimi i mijëra muslimanëve në rrugët e Prishtinës nuk u bë për perçen dhe mbulimin e fytyrës, por për të drejtën që çdo vajzë muslimane ka për të mbajtur shaminë që mbulon kokën (jo fytyrën), dhe për tu mos u penguar nga arsimi publik pse ajo zbaton këtë detyrim fetar. Kështu që ndërfutja e një çështje të tillë me atë të shamisë është një tentativë tinëzare , për të ngatërruar lexuesin në mes shamisë dhe perçes dhe për të krijuar në sytë e publikut një mbështetje fiktive teologjike nga një teolog i njohur musliman. A thua se kritikat dhe opinionet e kreut të Ez’her-it për perçen përputhen me interpretimet që Robelli bën për shaminë! Ose ndryshe, Robelli kërkon të thotë se ne duhet që sot të luftojmë shaminë ashtu siç Tantaui ka kritikuar perçen, sepse për ne është e njëjta gjë. Me të tilla akrobaci Robelli në fakt, kërkon të fshehë amatorizmin e tij me të cilin ai e trajton këtë temë.
    Dhe për të zhbërë njëherë e mirë këtë aludim abuziv që bën Robelli me këtë teolog islam, do të citoj fjalë për fjalë se, çfarë Muhamed Sejid Tantaui ka thënë duke komentuar ajetin, që keqinterpreton Enver Robelli. Tantaui thotë: “Fjala e Zotit: “Le t’i mbulojnë kraharorët me mbulesat e tyre” tregon sesi duhen fshehur disa vende të stolive, pasi Ai ka ndaluar shfaqjen e tyre. Fjala el-khumur është shumësi i fjalës khimar, që do të thotë ajo me të cilën gruaja mbulon kokën, gushën dhe gjoksin e saj… Pra gratë besimtare duhet të mbulojnë kokën, gushën dhe kraharorin e tyre me shamitë e tyre, aq sa asgjë prej këtyre të mos të shihet nga njerëzit e huaj. Është thënë se gratë në kohën i injorancës paraislame i lëshonin shamitë e kokës pas koke dhe kështu zbulohej gusha, qafa dhe varëset e tyre, kështu që Allahu i Lartësuar i ndaloi besimtaret nga kjo gjë.” (Et-tefsir El-uesit, Muhamed Sejid Tantavi)

    Dhe së fundi Enver Robelli e mbyll duke thënë: “Nëse Kosova synon të jetë pjesë e Evropës demokratike, atëherë ky vend duhet të shkëputet nga ideologët politikë të islamizmit beduin dhe të ruajë islamin e praktikuar në viset shqiptare me shekuj.”

    Në fakt siç edhe pamë nga teknikat e tij manipuluese kjo shprehje e tij duhet lexuar kështu: Nëse Kosova synon të jetë pjesë e Evropës demokratike, unë mendoj se ky vend duhet të shkëputet nga trashëgimia islame, e rilindur sërish dhe duhet bërë çdo përpjekje për të identifikuar çdo rishfaqje të traditave islamike si projekte të ideologëve politikë të islamizmit beduin dhe të ruajmë kështu luftën për deislamizimin e viseve shqiptare, duke u hedhur hi syve shqiptarëve se ne po mbrojmë islamin shekullor shqiptar.
    Nëse ky është qëllimi yt tregohu më i sinqertë me bashkëkombësit e tu, por nëse nuk e njeh fenë islame dhe historinë dhe traditën e saj mes shqiptarëve, atëherë tregohu më objektiv në njohjen e saj.

    vere 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje