Investimet e Bashkisë së Tiranës në nivel kapilar po vijojnë duke prekur çdo rrugicë të kryeqytetit. Gjatë ditëve të fundit, punonjësit e Mirëmbajtjes së Rrugëve po punojnë për të rehabilituar dhe asfaltuar disa rrugë në kryeqytet, duke u kujdesur për shtresat asfaltike, trotuaret, dhe ndriçimin.
Teksa publikon në rrjetet sociale disa foto nga puna në terren, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thekson se ndërhyrja në rrugën “Teli Ndini” e bën me komode lëvizjen e këmbësorëve dhe mjeteve.
“Dorë me një – rrugë e re! ?
Çunat iu përveshën punës në rrugën “Teli Ndini” për mirëmbajtjen e shtresave asfaltike, duke e kthyer në më të aksesueshme për lëvizjen e mjeteve dhe kalimtarëve.
Tani po! ”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.
Punimet në infrastrukturë jo vetëm që lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve, mjeteve dhe mallrave, por i japin një vlerë tjetër pronës.
Bravo mashtruesi Veliaj qe shtron rrugicat me 5 shtepi perdhese dhe nuk shtron nje rruge 20 m ne Yzberisht me dhjetra pallate 10 kate!
Bravo titist i ri!
Lali Eri qe je cun punetor dhe i afte nuk diskutohet por ke nje te mete te madhe qe po ta cfrytezoi opozita ju nuk do ta mbani me ate post.
Po bohesh armik me banoret e Tirones se:
NUK PO MENDON FARE PER PARKIMET NE LAGJE…
PO BEN LULISHTE PA KRITER BILE AS LULISHTE NUK QUHEN SE JANE TE BETONIZUARA…..
LALI ERI MENDO PER QYTETARET QE VINE NGA PUNA DHE NUK KANE KU LENE MAKINAT….