Ministria e Bujqësisë i përgjigjet akuzave: “Silicon Mix Fertilizer” është i dobishëm, ja dokumentacioni

6 Shtator 2019, 17:03Sociale TEMA

Zhurmës së krijuar nga bllokimi në kundërshtim me ligjin e më pas zhbllokimi i 4.600 litrave të plehut kimik Silicon Mix, Ministria e Bujqësisë i është përgjigjur duke siguruar konsumatorët që përdorimi i këtij plehu në bujqësi nuk ka asnjë rrezik për shëndetin.

“Qarkullimi i këtij produkti në Republikën e Shqipërisë është plotësisht i lejuar nga legjislacioni dhe pa asnjë diskutim i dobishëm për bimën dhe pa asnjë efekt negativ për shëndetin e njeriut“, thotë Arjan Jaupllari, drejtor i përgjithshëm në MBZHR.

Drejtori i Përgjithshëm, Arjan Jaupllari, shpjegon se për shkak të dobisë dhe për arsye se nuk paraqet asnjë rrezikshmëri për shëndetin e konsumatorëve të prodhimeve bujqësore, ai përdoret në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Duke iu referuar dokumentacionit të venë në dispozicion nga AKU, produkti “Silikon Nix” është pleh gjethor me emërtimin EC Fertilizer, që përdoret gjerësisht në bujqësi. Efekti i këtij plehu i përdorur sipas kritereve, jo vetëm që nuk është i dëmshëm, por dobia e tij është e pranuar edhe në protokollet e avancuara të bujqësisë organike. Në Bashkimin Evropian këto kombinime njihen ndryshe edhe si smart fertiliser, në shqip “plehra të zgjuar”.

Importuesi i këtij plehu, që është futur vazhdimisht në vendin tonë për vite me radhë, ka dorëzuar edhe certifikatën e kryerjes së analizave.

“Firma ka dokumentacionin me certifikatën që i jane kryer analizat dhe është fertilizator”.

Ministria e Bujqësisë sqaron gjithashtu se edhe për plehrat kimikë, legjislacioni shqiptar është i përafruar me atë të Bashkimit Europian, për të pasur sa më shumë siguri në përdorimin e tyre në bujqësi.

1 komente në “Ministria e Bujqësisë i përgjigjet akuzave: “Silicon Mix Fertilizer” është i dobishëm, ja dokumentacioni”

  1. NNP says:

    Ky JA-HUPI a din shqip.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje