DETAJET: Ekzekutimi i teknikut të kondicionerit, Apeli lë në burg të arrestuarit

6 Shtator 2019, 14:24Kronika TEMA

Gjykata e Apelit ka lënë në burg personat e arrestuar për vrasjen e Indrit Çelajt.

Gjykata dha masën ‘arrest me burg’ për Bujar Kusin, 54 vjeç, babai i Albano dhe Griseldo Kusit, Ali Sulën dhe Ferdinand Bakallin, ky i fundit pronari i firmës ku ishte punësuar Indriti.

Ndërsa u la në fuqi masa ‘Arrest në shtëpi’ për Luan Çakën, i cili ka qenë punëtor në rikonstruksionin e vilës.

Vrasja për kondicionerin ndodhi në 22 gusht në vilën e familjes Kusi në Tiranë.

Ndërkohë janë ende në kërkim dy vëllezërit Kusi, Albano dhe Griseldo.

Gjykata ka lënë në burg më 24 gusht edhe Lorenc Veliajn, i cili kishte lidhje shoqërore me dy të kërkuarit për vrasje Albano dhe Griseldo Kusit.

Këta të fundit i kishin kërkuar të merrte përsipër autorësinë e krimit meqenëse nuk kishte precedent penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje