Shtatë kadetë shqiptarë të diplomuar në akademitë turke i shtohen Forcave të Armatosura.
Lajmi bëhet me dije nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Sipas saj, Forcat e Armatosura shqiptare vijojnë të shtohen me të rinj të arsimuar në akademitë prestigjioze botërore.
“Forcat e Armatosura vijojnë të shtohen me të rinj të arsimuar në akademitë ushtarake më prestigjioze botërore”, thekson Xhaçka.
“7 kadetë shqiptarë sapo u diplomuan në akademitë turke, përkrah 325 kolegëve të tyre nga 17 vende të botës.
Kadetët shqiptarë përfunduan studimet bachelor dhe ato të përgatitjes ushtarake në akademitë e Forcës Tokësore, Ajrore dhe Detare dhe do të kthehen të shërbejnë në FA shqiptare“, deklaron ministrja Xhaçka.
Ah cfare poshterisishe po ben kjo qeveri e keta politikane ndaj shqiptareve.Po pse o legen i coni me duart tuaja djemte tane qe ti rekrutoje turku